Xhamlitë-kënaqësia e lojës së paharruar të lagjes

Edhe pse popullariteti i kësaj loje u zbeh me paraqitjen e lojërave kompjuterike dhe celularëve, megjithatë pothuajse në çdo shtëpi gjendet ndonjë dollap i harruar në të cilin fshihet ndonjë xhamli. Erdhi moti i mirë, gjithçka që ju nevojitet janë disa xhamli, nëse jeni të mirë do fitoni plus, atlete me thembër të mirë për lajkë dhe një shok i cili menjëherë pas hedhjes së parë të xhamlisë bëhet rivali juaj në teren. Xhamlitë!

DSC_0040

E shtunë pasdite. Ditë e bukur pranverore. Qyteti ngadalë por sigurt po zgjohet. Po kthehesha nga skema tradicionale e së shtunës, kafe, çaj e muhabet me miqtë në Çarshinë e Vjetër. Në kokë akoma më rrotullohen temat e “vështira” për të cilat sot debatuam. Përnjëherë mu ndërpre mendimi, pashë fëmijët e lagjes. Shikimi më mbeti në hapësirën prej disa metra katrorësh. Larg problemeve të përditshme, të dalldisur me xhamlitë, fëmijët kanë një qëllim të vetëm, si t’i vendosin xhamlitë në vrimën e vogël të quajtur ‘lajkë’, e cila formohet me thembrën e këpucës.

530780_10150781192134328_287771592_n

Në sytë e tyre duket etja për fitore. Pas çdo hedhje të xhamlive zhvillohen strategji të ndryshme. Zhvillohet “betejë” për fitore dhe gjithsesi në fytyrat e tyre duket edhe frika nga humbja pasi mund të ngel me një xhamli më pak. Kundërshtari mund ta fitoj edhe ‘kojnakun’-xhamlin tënde të preferuar. Ajo është humbje e vërtetë për adhuruesin e xhamive, lojë e popullarizuar dikur tek të rinjtë.

524789_10150781182714328_254260659_n

Xhamlitë janë një nga lojërat më të dashura për mua nga fëmijëria. Në topthat shumëngjyrëshe e ndonjëherë edhe njëngjyrësh prej qelqi fshiheshe  argëtimi i mirë, fryma garuese dhe sigurisht koleksionuesi. Afrohem tek fëmijët dhe i pyes nga ju lindi ideja që të luajnë xhamli, veçanërisht në ditën e sotme, në epokën e kompjuterëve, në kohën kur dominojnë ‘Kanterat’ dhe shumë lojëra tjera. “ Luajmë edhe ‘Kanter’ në shtëpi, por tani është pranverë dhe  shoqërimi me xhamlitë është më i mirë”.

546543_10150781183024328_297599090_n 536497_10150781184649328_1840374879_n 529692_10150781189899328_274224417_n 398271_10150781189239328_1421180390_n

Xhamlitë nënkuptojnë miqësi, shoqërim dhe luftë për fitore. I pyes a përgatiten për lojën, a kanë strategji apo ndonjë sekret për fitore. “ Gjatë natës në ëndërr e zhvilloj strategjinë që t’i fitoj shokët e mi. Ndërsa sekreti është tek xhamlija ime e kuqe, ajo më sjell fat”, tregon Enveri i vogël, i shqetësuar nga fakti nëse do e qëlloj xhamlinë laramane të kundërshtarit.

525918_10150781194094328_1490623640_n 563083_10150781181909328_2005062836_n

Rezultat i lojës çdoherë është argëtimi me pak para aq sa kushton një xhamli dhe sigurisht duart e ndyta dhe pantallonat e grisura në gjunjë ku mbështeteni derisa matim lojën ndaj kundërshtarit.

DSC_0022

Ndryshe qyteza Tinsli Grin e cila gjendet në Angli është e panjohur për shumë njerëz. Por ky qytet njëherë në vit është qendër për gara me xhamli. Pikërisht kështu. Këtu mbahet kampionati britanik dhe botërorë në xhamli. Duke filluar nga viti 1932, ekipe  nacionale nga më shumë vende vijnë këtu me shpresë se do të fitojnë unazën fituese. Garat tradicionalisht mbahen para pijetores së qytetit  i cili është i ndërtuar në vitin 1936, ndërsa për nevojat e kampionatit dhe popullatës lokale, në pjesën mbrapa oborrit janë instaluar të ashtuquajtura unaza, për nevojat e lojës. Emri i këtij qyteti në Britani menjëherë lidhet me xhamlitë, ndërsa kjo paraqet dëshmi për pasionin që kanë këta njerëz për lojën.

DSC_0054

Freskoni kujtimet nga fëmijëria me Ballkon 3…

Husametin Gina

Comments