Adrenalin, bukuri natyrore, fasule e shijshme. Më 30 qershor 2013 në malin Sharr për të shtatën herë me radhë u mbajt maratona e biçiklizmit malor ‘Ujërat e Sharrit 2013’. Bëhet fjalë për kryesisht për teren malor, i pasur me shumë burime, përocka të vogla dhe bukuri të tjera të rralla natyrore, ideale për një biçiklizëm malor. Edhe përkundër paralajmërimeve për kushte të pavolitshme klimatike gjatë mbajtjes së garës më tepër se 250 adhurues të biçiklizmit malor dhe natyrës u paraqitën në fillimin e ski qendrës në Kodrën e Diellit.
Thuajse të gjithë pjesëmarrësit i kaluan 95 kilometrat e parapara dhe arritën në cakun në fshatin Vrutok, ku gjendet burimi i lumit Vardar. Atje, në afërsi të burimit Vrutok,iu dhanë medaljet fituesve, derisa gara tradicionalisht përfundoi me fasule tradicionale. Gara veçmë është bërë tradicionale, derisa dëshira e organizatorëve është që vitin e ardhshëm në Kodrën e Diellit të marrin pjesë biçikletist nga mbarë rajoni.