Udhëtimi nga Shkupi në Athinë me makinë për shtat orë

Kujdes, kur të arrish në qytet GPS mund të mos punoj si duhet, më paralajmëroi para se të nisesha për Athinë kushëriri im I cili tashmë kishte përvojë që të vozis sipas GPS në kryeqytetin e Greqisë.balkon3 athens view from acropolis

Athina ka më shumë se 4 milion njerëz dhe pjesë nga qyteti i vjetër Pllaka që janë të populluara shumë ku makinat mezi mund të tejkalohen njëra me tjetrën nëpër rrugicat e ngushta. Kuptohet, këtu ka qenë qyteti I vjetër i vendosur rreth Akropolit, shumë më herët se kur njerëzit filluan të kenë nevojë për makina.

Ñ

 Ñ

Mirë,  thashë por pak edhe u shqetësova sepse e dija se do të arrinim në mbrëmje dhe se hoteli ynë ishte pikërisht në zemër të asaj pjese të dendur që e ceka më lartë. Mirëpo thash se në mënyrë precize do ta regjistroj rrugën e destinacionit tonë duke kontrolluar disa herë si dhe do të zvogëloj probabilitetin e gabimit në minimum.  

Edhe pse dimër ne zgjodhëm një ditë të bukur me diell për vizitë ndërsa më vonë nga miqtë tanë në Athinë kuptuam se ato janë ditë në mes të janarit kur atje tradicionalisht moti është i bukur dhe me diell.balkon3 athens road sign

Nga Shkupi në Athinë arrihet lehtë, rruga është e bukur, pothuajse e gjitha është autostradë, vozitet vetëm drejtë dhe në një frymë rreth 700 kilometra. Normal për ata që kënaqen gjatë udhëtimit, sikur ne për shembull. Edhe ashtu për familje më mirë është që të shkohet me makinë sepse nuk ka linjë fluturimi mes Shkupit dhe Athinës, kryeqendra të dy vendeve fqinje. Mund të zgjidhni transportin hekurudhor por këtë e rekomandoj për aventuristët e rinj, ku ndërrimi I trenit në Selanik, pritja në kufi, vonesa, ngjarje interesante me rehatin dhe kushtet në tren, në veçanti në anën maqedonase ju duke si një aventurë e mirë. Transportin me autobus do e eliminoja pothuajse nga të njëjtat arsye.balkon3 on-the-road to athensDeri në kufi me Greqinë (160 km) udhëtohet shumë shpejt, në autostradë me përjashtim të njëzet kilometrave nëpër grykën e Demirkapis (të cilat së shpejti do të mbesin në histori sepse po ndërtohet autostradë edhe në këtë pjesë). Pas dy orë udhëtim ju tashmë jeni në pikën kufitare Bogorodica (Evzoni nga ana greke). Taksa rrugore deri këtu kushton 180 denar (3 euro) në një drejtim. Në kufi, për shkak se ishte ditë e zakonshme në mes të janarit kur të gjitha festat që lidhen me lindjen dhe pagëzimin e Krishtit dhe të tjera kishin kaluar ndërsa nuk ishte as fillimi i fundjavës kur maqedonasit në radhë presin për të shkuar në shoping në Selanik,  nuk kishte tollovi.

Kaluam kufirin në mënyrë evropiane. Lehtë, shpejtë, në mënyrë kulturore, duke shkëmbyer fjalë të mira me shërbimet kufitare për kohën e mirë, orën dhe tajmingun për udhëtim në Athinë.

balkon3 border macedonia balkon3 border greece

Tajmingu është i mirë sepse nëse vini gjatë verës në këtë pikë kufitare atëherë do të jetë mrekulli nëse atë e kaloni lehtë dhe shpejtë. Pse? Sepse pjesa më e madhe e qytetarëve maqedonas shkojnë për pushime në Halkidiki. Pse? Sepse deti është i mrekullueshëm, çmimet janë të kapshme, vendet janë miqësore për pushim të familjeve me fëmijë dhe nëse i shtoni afërsinë (vetëm 360 kilometra nga Shkupi apo 200 kilometra nga kufiri  edhe atë rrugë e mirë), atëherë më mirë e kuptoni pse kjo është kështu. Normalisht se këto vende për arsye të njëjta janë të stërmbushura edhe me mysafir nga Serbia, ndërsa kohëve të fundit edhe nga Bullgaria. Këtu do shtoja se nëse maqedonasit  e din çdo gur dhe çdo kthesë ku duhet të kaloni dhe në cilin restorant të ndaleni për të ngrënë, ndërsa kafeja më e mirë në Halkidiki, rrallë dikush prej tyre udhëton për në Athinë.

Siç thashë, deri në Athinë udhëtohet në mënyrë të pagabueshme. Vetëm drejt. Pas pikës kufitare, për kohë të shkurtër kaloni përskaj Selanikut, pastaj mos harroj të përmendet që të mos më zemërohen qytetarët e mi dhe një pjesë e familjarëve që kanë kujtime të mira nga atje, kaloni edhe përskaj tre vendeve të vogla që nuk janë në Halkidiki ndërsa janë destinacione për pushim të pushuesve nga Maqedonia.

Ñ balkon3 leptokarya

Leptokarija  i Platamona. Pothuajse çdoherë kur përmenden, shkojnë të dyja së bashku. Dy vende, që gjatë dimrit duken si qytete të braktisura në filma, por gjatë verës mezi gjeni vend për akomodim.  Mbahen mend vitet kur nuk kishte celular, njerëzit që nuk mund të gjenin akomodim, kanë vlejtur një natë ose dy në makinat e tyre duke shpresuar se të nesërmen do të akomodohen.

balkon3 olympKëtu kalohet përskaj Olimpit mitik, në majë i mbuluar me mjegull. Vërtetë duket fuqishëm. Kur u përpoqa që tu sqaroj fëmijëve të mi se këtu kanë jetuar Zotërat, nuk isha i vetëdijshëm se ky do ishte interesi kryesor i tyre gjatë gjithë kohës që qëndruam në Greqi dhe Athinë. Harrova se ishte njëjtë me mua si fëmijë kur për herë të parë më ra në duar libri Ilijada dhe Odisea. Kështu që fillova të kujtohem dhe të shoh nëse kujtimet më kanë tradhtuar dhe t’ju tregoj për të fuqishmin Zeus, bashkëshorten e tij Hera, për Athinën e cila ka lindur nga koka e Zeusit edhe atë me pajisje luftarake, për rivalin e tij dhe zoti i detit Poseidon, për Afërditën e bukur dhe …kjo nuk ka fund.  Dhe në ndihmë do ta ftoni fantazinë, filmat ndërsa pak edhe me vetëdije do të shpikni që tu përgjigjeni pyetjeve pse Athina ka dal nga koka e Zeusit, të tjerët si kanë lindur? Ku janë tani ato perëndi, pse nuk janë, vallë vetëm në Greqi ka perëndi, pse nuk ka tek ne. Unë ju them se ka edhe tek ne. Iu përmend disa nga mitologjia sllave, por nuk di shumë histori rreth tyre por vetëm emra si Perun, Vesna, Svarog, Veles…

  balkon3 odyssey book

Biseda rrjedh dhe pothuajse pa u vënë re keni kaluar përskaj Larisa, Lamia dhe keni arritur para portave të Athinës, një nga qytet më të vjetra në botë, me histori prej më shumë se pesë mijë vjet.

Në fakt jo edhe shumë pa vënë re. Nga Evzoni deri në Athinë ka dhjetëra taksapagues rrugor dhe në të gjitha paguhet mesatarisht nga 2,5 euro. Kështu që vetëm në një drejtim taksa rrugore kushton nga 25 deri 30 euro. Ndërsa pak vite më parë nuk kishte asnjë taksë rrugore. Por është krizë, përpiqem të gjej sqarim.

Megjithatë, të gjithë gëzohemi që kemi arritur. Unë që sërish i takoj ndërsa familja ime që do ti njoftoj miqtë e mi të dashur Sofija dhe Tomas, të cilët nuk i kam parë një kohë të gjatë. Me Sofijen nga mesi i viteve të 90-ta nga shekulli i kaluarJ, kur isha në një program studentor që ajo organizonte në Vari( një periferi e Athinës), ndërsa me Tomasin nga viti 2008 kur u takuam në SHBA.

balkon3 darko-meri-sofija balkon3 darko-i-tomas2

PASI Athina është një orë më vonë se Shkupi, është normale që më vonë edhe errësohet (për këtë nuk jam i sigurt nëse është ashtu por ky ndoshta është problemi im me orët e fizikës).

Hymë në qytet. Qyteti është i bardhë, i bukur, pa ndërtesa të larta. Por frika realizohet. GPS u çmend( edhe pse disa herë u ndala që ta vendos në destinacionin e saktë, rruga Kodrou 2 Plaka) dhe filloi të na çojë në një drejtim tjetër. 

Pas disa përpjekjeve të dështuara dhe një rrotullim nëpër rrugët me trafik të dendur, vendosëm që të provojmë sipas mënyrës së vjetër. Do të mbështetemi në paraardhësin e largët të GPS-it. Parimi nga personi në person. Kush pyet nuk endet. Dhe ashtu nga 7-8 përgjigje në varg, vozitje nëpër rrugët e ngushta të Athinës, arritëm në bulevardin e gjerë. U ndalëm dhe pyetëm ku është Sintagma( sheshi kryesor në Athinë para të cilit gjendet edhe parlamenti). Një çift i ri i sjellshëm na tha: Sintagma? E pra ju jeni në Sintagma…

Ne jemi ndal para hotelit Grand Bretanja, një nga hotelet më të vjetra, luksoze i njohur si “Royal Box” në Athinë, i cili tashmë 140 vjet qëndron përball parlamentit grek dhe kopshteve Kombëtare. Pasi i kaluam bisedat e zakonshme të tipit: “të thash unë, ti nuk më dëgjove dhe më herët do ishim këtu, por nuk dëgjon askënd”, ktheva në të majtë dhe u ndalëm.

 

Duhej të hynim bë pjesën e dendur me rrugë të ngushta, pjesën e vjetër të Athinës, disa thonë Athina e vërtetë, Plaka.

Këtu nuk u përpoqëm të nisemi pa logjistik. Gjeta një shofer taksie dhe e luta për ndihmë, ishte shumë i sjellshëm, nuk pranoi parat e ofruara dhe na dërgoi në hotelin tonë. Edhe ai gjithashtu nuk mundi ta gjej menjëherë vendin, por ndryshe është kur një vendas ju udhëheq, pyeti djathtas-majtas dhe për dy tre minuta ishim para hotelit.

Ñ

Hymë në hotel të vjetër, por i ngrohtë, i bukur me shumë fotografi në hollë dhe recepcionist si në filmat e vjetër. Menjëherë na i dhanë çelësat e dhomës, derisa e shikuam dhomën, cingëroi telefoni, çudi thashë, menjëherë na kërkon dikush. Ishte thirrje e mirë, nga recepcioni na ofruan me çmimin e njëjtë një dhomë më të madhe, me ballkon të bukur që është më me rëndësi, që të lë pa frymë dhe me vlerë milionëshe me pamje nga Akropoli ose siç nga mëshira e quajnë grekët ‘Shkëmbi’.balkon3 acropolisNë mbrëmje, Akropoli i gjatë, i bukur, i ndritshëm, i gatshëm të na tregoj sekretet e Partenonit, bashkimi i mbretit athinas Tezej, sulmet e persianëve, Venedikasit, turqit dhe në shaka themi,  nëse në Itali thonë se nëse diçka që ka ndodhur para tre katër shekuj është e re, këtu gjithçka që ka ndodhur pas Lindjes së Krishtit konsiderohet e re, por për këtë në një rast të ardhshëm.

Darko Çekerovski

Comments