Udhëtim dimëror në stilin Antep

Kujtimet e mia për Gaziantep janë të mjegulluara disi pasi herën e fundit e kam vizituar këtë qytet në një udhëtim zyrtar para dhjetë vitesh. Ajo që më ka mbetur në kujtesë është legjenda arkeologjike Zeugma dhe silueta e qytetit. Në atë kohë banorët ishin të preokupuar me tregimet për qytetin legjendar Zeugma dhe zbulimet e çuditshme të mozaikëve të mëdhenj në dyshemetë dhe muret e objekteve rezidenciale në qytetin e hapur e të lashtë, i cili qëndron në shpatet mbi lumin Eufrat. Por mozaikët nuk ishin gjërat e vetme unikate të gjetura aty pasi kishte edhe statuja si statuja e Marsit, të cilat për kohë të shkurtër u bënë me famë botërore. Atëherë mua më është dukur se banorët vendas nuk ishin vetëm kurioz por edhe sikur u kishin zili thesareve nga toka të cilat ata I përdornin vetëm për bujqësi. Motivimi dhe nxitja ime që të kthehem në këtë qytet të lashtë ka të bëj pikërisht me këto kujtime dhe isha shumë I ngazëllyer që më në fund kisha mundësi ta vizitoj muzeun në Zeudma ku janë të ekspozuara të gjitha artefaktet dhe mozaikët të cilat komuniteti artistik arriti t’I shpëtoj nga ujërat e digës Bireçik.

zeugma1y

Gaziantep është emri modern i qytetit që e mori pas përfundimit të luftës për pavarësinë e Turqisë. Përmenden disa emra të vjetër pasi kjo pjesë e tokës ishte shtëpi e disa qytetërimeve  të famshme dhe besohet se Seleukos, komandanti kryesor I ushtrisë së Aleksandirt të Madh ishte themelues I qytetit. Qyteti është I njohur edhe për nga oferta  gastronomike dhe shumë njerëz vijnë që në mëngjes për të vizituar disa nga restorantet e njohura, të shijojnë qebap të vërtetë dhe në mbrëmje kthehen në shtëpi. Sa më përket mua, unë nuk jam adhurues I mishit e as vegjetarian, por kjo nuk më pengon që t’I provoj ushqimet e njohura dhe qebapët gjatë vizitës sime në Gaziantep.

Katmerci Zekeriya Adres : http://www.katmercizekeriya.com/

Udhëtimi im fillon herët në mëngjes me një mik I cili është përgjegjës për fotografitë e mrekullueshme që vijojnë. Dolëm në ora 10 të mëngjesit dhe menjëherë ndjeva uri andaj dëshirën për të eksploruar mozaikët dhe antikvitetet e zëvendësova me ushqim të mirë. Shkuam në Katmerxhi Zekerija( Katmerci Zekeriya) ku brumërat e së cilës janë të njohura edhe në Stamboll, ndërsa atje veç më kishin arritur të gjithë pasagjerët tjerë nga avioni. Nuk kishim asgjë kundër këtij rituali edhe përkundër faktit se ne nuk deshëm që vizita jonë të shndërrohet në klishe turistike. Provuam katmer, pastë e përgatitur nga feta të holla dhe fëstëk të grirë. Bombë e vërtetë kalorike e cila I ngjan baklavas por jo aq e ëmbël. Vajzat nuk pyesin sa dëshironi derisa bëni porosinë por menjëherë ju sjellin një porcion në tavolinë, kështu që nuk duhet të gjurmoni për katmer nëpër qytet gjatë ditës. Është zakon që katmer të hahet për mëngjes.

Të etur për të filluar menjëherë me zbulimin e qytetit, shpejt e gjetëm hotelin tonë të locuar në pjesën më të vjetër të qytetit, në afërsi të kështjellës dhe tregjet e vjetra. Hoteli është Anatolian Houses (Shtëpi  Anadoli) dhe paraqet shtëpi të vjetër tipike qyteti.

Anadolu Evleri www.anadoluevleri.com Tel : 0.342.220 95 25

Anadolu Evleri www.anadoluevleri.com Tel : 0.342.220 95 25

Lamë bagazhin në dhomë dhe nxituam deri tek një nga tregjet e vjetra autentike të quajtur treg bakri. U paralajmëruam më herët se ka mundësi që shumë shitore të jenë të mbyllura pasi është ditë e diel ndërsa ne dëshironim që ta shohim tregun në një atmosferë të zakonshme të blerjeve të përditshme. Mendimi im I parë për tregun ishte mbrojtja ndërsa do të kuptojmë pse pasi të marrim informacione nga banorët lokal.

Treg bakri: Infrastruktura e tregut përfshin 8 rrugë dhe 280 dyqane që janë të renovuara sipas tipologjisë tradicionale të tregjeve autentike të Anadolit në një projekt të realizuar nga ana e komunës. Projekti ka fituar çmimin për Restaurim të Qyteteve të Vjetra. Gjatë shëtitjes së shkurtër u kënaqëm duke shikuar mjeshtrit e vjetër si punojnë dhe bëmë shumë fotografi. Mjeshtrit dukeshin serioz derisa I lëmonin tepsitë dhe kishim ndjenjë sikur luajnë rol në ndonjë film të tyre. Respektojmë profesionalizimin e tyre edhe pse tregu gumëzhinte nga turistët dhe banorët lokal që tentonin të blinin gjëra të nevojshme për amvisëri. Atmosfera ishte dinamike dhe plot ngjyra.

antep2

Tregu I bakrit është I rrethuar me tregje tjera të njohura siç është qendra tregtare historike Zinzirli Bezisten, tregu Tutun An Bujuk Bugdaj(Zinzirli Bedesten, Tütün Han, Büyük Buğday Pazarı).

Pasi shëtitëm u gjetëm para një ndërtimi tjetër historik Tarihi Tahmis Kahvesi( kafeneja e vjetër). Këtu bëmë edhe pushimin e parë për kafe edhe pse ky rajon është I njohur sipas kafes menengiç (Menengiç coffee) të cilin provova para shumë vitesh në Hasankeif (një tjetër qytet i famshëm e i lashtë, pjesa më e madhe e të cilit është nën ujë) dhe nuk mundja të kuptoj se çfarë është. Kjo kafe specifike përgatitet me qumësht dhe ka shije të mirë për dallim nga kafeja tradicionale turke. Tahmis do të thotë pure. Sipas disa shkrimeve Sulltan Murati IV këtu ka pushuar dhe ka pirë kafe gjatë sulmit ndaj Bagdadit. Karakteristika kryesore që dallon këtë vend nga kafenetë e zakonshme është fakti se ka qenë dëshmitar i ngjarjeve historike dhe shtëpi e letërsisë, muzikës dhe shfaqjeve lokale teatrale (Karagöz) për shumë vite. Derisa pushuam, një grup muzikor lokal hyn dhe na detyruan ta përcjellim ritmin natyror të qytetit.

Tahmis Coffe House   www.tahmiskahvesi.com.tr

Tahmis Coffe House www.tahmiskahvesi.com.tr

Pas pushimit të gëzueshëm u kthyem te shitorja Ejup Baharat (Eyüp Baharat) që të blejmë erëza dhe bimë që janë pjesë e ushqimit të njohur nga kuzhina e Gaziantepit. Shitorja gjendet menjëherë përball kafenesë dhe pronarit të saj, zotëri Ejupi është shitës i këndshëm. U larguam me speca të kuq dhe një pako karamele  të përgatitura me teknikë speciale që shfrytëzohet në këtë rajon. Më vonë provova salcë shege dhe menjëherë u dashurova në shijen.

antep4

Eyüp Bahçeci: 0342 232 05 87 Boyacı Mah. Eski Buğday Pazarı Ateş Geçidi NO:1/E Şahinbey

Eyüp Bahçeci: 0342 232 05 87 Boyacı Mah. Eski Buğday Pazarı Ateş Geçidi NO:1/E Şahinbey

Të humbur në tregun e bakrit

antep6

Siç kalonte koha u paraqitën edhe shenjat e para të urisë andaj shpejtuam deri tek restoranti Metanet dhe provuam lahmaxhun dhe simit qebap.

Kemi vetëm edhe 2-3 orë dritë dite dhe pas drekës vazhdojmë me shëtitjen nëpër qytetin e vjetër, por kësaj here duke i kushtuar vëmendje xhamive historikë. Më shumë xhami në Gaziantep datojnë nga shekulli XII-XIV me ndikim të theksuar të arkitekturës arabe veçanërisht në stolit e minareve. Minaret prej druri të ngritura në drejtim të qiellit janë të zbukuruara me gdhendje të pasur dhe kanë dukje shpirtërore dhe elegante. Shumica e xhamive janë ndërtuar nga guri me stil të ndryshëm dekorativ. Më e vjetër është xhamia Bojaxhi (Boyaci Camii) e cila ka stoli të mahnitshme nga qelqi blu të gdhendura në minaren e tij.

antep7

Rreth orës 4 pasdite vendosëm ta kthejmë timonin kah muzeu Zeugma. Planifikuam ta vizitojmë të dielën por kishte mundësi për turne gjysmë-ditore deri në Halfeti dhe Rumkale (Halfet,Rumkale) dhe nuk deshëm të rrezikojmë dhe të mos i shohim mozaikët e njohur botërorë.

Qyteti I lashtë Zeugma/ Belkis; Historia dhe rëndësia

Në vitin 300 p.e.s Seleukus I, një nga gjeneralët e Aleksandërit të Madh themeloi qytetin  si vend me rëndësi strategjike dhe tregtare të lumit Eufrat. Ai themeloi edhe një qytet tjetër të quajtur Apameja sipas bashkëshortes së tij menjëherë përball lumit dhe I bashkoi me urë.  Me kalimin e kohës Seleucija u rrit dhe u zhvillua ndërsa Apameja gradualisht shkoi në ngecje. Emri I qytetit u ndryshua në Zeugma ( që nënkupton urë apo kalim) dhe u bë qyteti më I madh në kufijtë lindorë të Perandorisë Romake. Popullsia u rrit në 80.000 banorë falë mjeteve financiare nga ushtarët e paguar të Legjionit të 4 që u vendosën atje dhe zhvillimit të tregtisë në kohë paqeje.

Ekzistenca e këtij qyteti u zbulua në vitin 1987 ndërsa fitoi famë dhe vëmendje botërore pas vitit 2000 kur u zbulua numër I madh I artefakteve. Vetëm 70 % e qytetit u shpëtua para se të lëshohet diga Bireçik. Me përpjekje të mëdha u gërmuan dy vila, Posejdon dhe Eufrat dhe u dërguan në muzeun në Gaziantep së bashku me një numër të madh blloqe guri, shtylla, Fontana dhe mozaikë. Vilat Posejdon dhe Eufrat janë ruajtur në një rrethimin natyror falë një posteri të madh muri ku është paraqitur kodra mbi lumë. Duhet të pranoj se rezultati final është mbresëlënës.

Vizita në muze fillon me mozaikun e aktgjykimin e Parisit, Oqeani dhe Tetisi, dhe Aratos që janë të ekspozuar në mure. Një nga objektet më të rëndësishme në muze është statuja e Marsit që është gjetur gjatë gërmimit të vilës Posejdon në vitin 2000. Ajo ka qenë e  fshehur nën enët dhe supozohet se aty është fshehur për shkak të sulmeve të Sasanidite. Statuja e lartë 1,52 metra është dizajnuar që të qëndroj në shesh dhe është vendosur në një bazë  bazalti 30 centimetra, në majën e një shtylle të lartë 6,60 metra. Marsi është simbol I perëndisë së luftës Ares andaj edhe shprehja e tij e fytyrës tregon zemërim dhe pakënaqësi.  Në dorën e djathtë të ngritur mban shtizën ndërsa në dorën e majtë mban lule që simbolizon luftën dhe frytshmërinë.antep8

antep9 antep10

Dëshiroj ti përfundoj tregimet e mia nga ky muze me mozaikun e njohur botëror të “romes” Cigankata”. Ai është I ekspozuar në një hapësirë të veçantë në pjesën e parë në katin e dytë. Hapësira është dizajnuar si labirint dhe krijon ndjenjën e misterisë veçanërisht me theksimin e shikimit ndjekës të vajzës. Mendimi im është se me kalimin e kohës ky mozaik mund ta tejkaloj famën e Mona Lizës, pasi shikimi nxitës I takon kohërave të lashta me mijëra vjet më parë. Pas kësaj dite të plotë vendosëm se më së miri është që ta përfundojmë tregimin për qytetin dhe ta anulojmë udhëtimin deri në Halfeti dhe qytete tjera të lashta përreth. U betova se do kthehesha përsëri ndoshta në pranverë. Megjithatë për gjithë ata që dëshirojnë tregime nga e kaluara në vazhdim sjellim disa informacione.

Qyteti antik Duluk

Duluk daton që nga viti 600 p.e.s. është një nga qytetet më të vjetra në botë. Ky ishte një vend ku bashkohen kultura dhe qendra religjioze lindore dhe perëndimore për adhuruesit e Teshup, Zevs dhe Dolukenos. Tempulli më I madh nëntokësor kushtuar Mithrës gjendet në Duluk. Po ashtu ekziston necropolis me shumë vare dhe kisha të gdhendura në shkëmb.

Muzeu I hapur Jesemek (Yesemek)

Ky vend gjendet 113 kilometra nga Gaziantep afër qytetit Islahije dhe është themeluar si minierë dhe punëtori për përpunimin e skulpturave për nevojat e Hititeteve para 3500 vitesh. Statujat janë shpërndarë në një kodër të gjelbër, disa të mbështetur anash e disa me fytyrë përtokë. Shumica janë luan me mane dhe krahë në pozitë ulur apo në këmbë. Të tjerët janë sfinga, qerre lufte, statuja të njeriut-ari, binjak, perëndi malore dhe qenie të tjera.

Rumkale (Hromgla)

Rumkale gjendet 62 kilometra nga qendra e qytetit dhe ka ndërtesa të bukura dhe bukuri natyrore. Ekziston legjenda se Apostol Jovani( apostulli Gjon) ka ndërtuar dhomë më shkëmb ku edhe është shpërngulur për të bërë kopje të Biblës. Thuhet se varri I tij akoma është atje prandaj edhe Runkale paraqet një vend të shenjtë për të krishterët. Në kala përveç mureve dhe kullave gjendet xhamia e vogël, kishë kushtuar poetit Shën Nerses dhe manastirit Barshavma. Mund të vërehen cisternë për ujë dhe puse por shumë objekte akoma janë të paidentifikuara.

kaley

Të dielën e kaluam në Bej Mahalesi (Bey Mahallesi), një nga pjesët më të rëndësishme të qytetit. Po ashtu si në tregun e bakrit rrugët dhe ndërtimet e vjetra janë të restauruara dhe të ruajtura falë shtetit dhe komunës Gaziantep. Lagjja gjendet në një kodër dhe ka marr emrin sipas xhamisë Bej e cila për fat të keq sot nuk ekziston. Derisa endeshim nëpër rrugë ndjenjë qetësi mes mureve të shtëpive të vjetra të qytetit. Një tipar I kësaj pjese të qytetit është mënyra në të cilën jetojnë banorët e vjetër në këto shtëpi me oborret e tyre qendrore të quajtura ‘Hajat’ dhe kuzhina. Këtë herë bëmë një pushim për kafe në Papirus, shtëpi shumë e vjetër me oborr të madh Brenda. Mund të hyni dhe t’I shikoni dhomat me tavane druri dhe laramane dhe fotografi të vjetra nga banorët e mëparshëm..

Papirus

Dyer dhe rrugë në lagjen Bej (BEY), periferi në Gaziantep

antep12

antep13

antep14

E fundit por jo edhe më pak e rëndësishme e përfundojmë udhëtimin tonë në restorantin Ashina (më i adhuruari tek banorët lokal) ku provuam juvalama (vuvalama) që na pëlqeu shumë. Tani e kuptoj se në tekst nuk I kushtova shumë vëmendje ushqimit. Që ta përmirësoj këtë ia disa specialitete të njohura nga Gaziantepi.

Kuzhina e Gaziantepit

Bakllavaja dhe qebapët janë të njohur në gjithë botën ( derisa po shkruaj këtë tekst BE e shpalli bakllavanë nga Antepi për bakllava autentike). Erëzat që përdoren gjatë përgatitjes së ushqimit e që I japin shije të ndryshme ushqimit, pire nga domatet dhe specat e grirë, dhe salcat dhe mikset janë meritoret për popullaritetin e ushqimeve dhe ëmbëlsirave nga Gaziantepi, në mesin e të cilave janë : qebap nga qepët, qebap nga bulguri mirë I grirë, qebap nga domatet e zeza, qebap nga mushmula japoneze, qebap nga tartufi, supë me kos dhe toptha orizi (yuvalama), pilaf gruri, pilaf thejrze, lahmaxhun, katmer, bakllava dhe ëmbëlsirë nga lëngu I rrushit.

İmam Çağdaş.. www.imamcagdas.com Baklava Assortments..

Mirupafshim Zeugma, Mirupafshim Gaziantep  

Tekst: Nilufer Akça

Foto : Tarkan Aktash

Comments