„Tavuk goksu“ – desert me mish ule

Në kuzhinën turke mund të gjenden shumë deserte që mund të përgatiten me qumësht, por definitivisht të rralla janë ata, që në vete përmbajnë mish. Tavuk goksu (tavuk göğsü) është një lloj pudingu me qumësht, pjesë e kuzhinës tradicionale turke, përkthimi i së cilës do të thotë “gjoks pule”. E di se tingëllon çuditshëm, sepse edhe unë nuk munda ta besoj, se nga mishi i pulës mund të bëhet desert aq i shijshëm. Kur kamerieri më tregoi se bëhet fjalë për puding me mish pule u befasova dhe mendova, se është një shaka.
tavuk-gogsu_cover

Në fakt shija e mishit të pulës aspak nuk ndjehet, sepse gjoksi pulës është gatuar dhe përpunuar mirë. Gjëja e vetme, që do ta vëreni janë copëza të mishit të pulës, që e bën këtë desert origjinal. Kjo recetë e njohur, që u është shërbyer sulltanëve në Pallatin Osman Topkapi, sot në Turqi vlerësohet si desert tradicional. I njëjti për ata, që nuk hanë mish pule, mund të përgatitet edhe pa të.

Përbërja :

– 7 gota qumësht

– 1.5 gotë sheqer

– 3/4 gotë nisheste

– 1 1/4 gotë miell orizi

– 1 1/2 gotë ujë

– 1/2 lugë kripë

– 1 copë gjoks pule

– cimet

tavu goksu 1

Përgatitja :

Gjoksin e pulës e ziejmë derisa të zbutet mirë. E presim për së gjati, nga pesë centimetra. Copëzat i marrim në dorë dhe i fërkojmë me shuplakat e dorës, derisa nuk shndërrohen në pjesëza të gjata dhe të holla. I lajmë 3-4 herë me ujë të nxehtë, duke e ndërruar ujin çdo herë që lahen. Pastaj i kullojmë mirë derisa të mbesin tërësisht pa ujë. Në tenxhere e derdhim sheqerin, qumështin dhe kripën. E lëmë sheqerin të shkrihet. Në një enë të posaçme e përziejmë miellin me nishesten. Ngadalë e shtojmë qumështin dhe e përziejmë, derisa nuk fitohet një pastë të lëmuar. E derdhim pastën në qumësht dhe e përziejmë derisa nuk fillon të dendësohet. Marrim 4-5 lugë nga pudingu dhe e vendosim në enën me copëzat e mishit të pulës. I përziejmë me pirun, pastaj i kthejmë në puding. I ziejmë në temperaturë të ulët dhe i përziejmë derisa nuk dendësohet. Kur të bëhet gati e derdhim në enë të thellë 2-3 centimetra, e cila mund të vihet në zjarr dhe në frigorifer. E pjekim pak në anën e poshtme dhe e lëmë në frigorifer 2-3 orë. Pastaj e presim në katërkëndësha kënddrejtë dhe i mbështjellim në tuba të holla duke lënë pjesën e pjekur jashtë. Në fund i hedhim pak cimet.

Afiyet olsun 🙂

Kristina Angeleska

Comments