Takim me personazhin nga Athina nga romanet me detektivë dhe udhëtimi I tij në Stamboll

Inspektori Kostas Haritos është një polic ters dhe I moshës së mesme I cili jeton në një apartament të vogël në Athinë. Lufton me raste të rënda të vrasjeve në botën e errët urbane.

detective haritos

Inspektori

Haritos nuk është as super hero e as anti-hero. Ai është një banor I lagjes me karakter kontradiktor. Kundërshton sistemin e korruptuar por nuk ka asgjë kundër asaj që të jep ryshfet një punonjësi në shëndetësinë publike për trajtim  më të mirë. Bashkëshortja dhe vajza e tij janë përfaqësuese tipike të klasës së mesme dhe çdoherë janë në anën e tij duke I bërë ato të rëndësishme dhe interesante. Kur merr urdhra nga eprorët Haritos çdoherë vepron I lodhur dhe I mërzitur por është I vendosur që punën ta përfundoj deri në fund. Ai preferon ta shfrytëzoj mendjen në vend të forcës- duke u ankuar haptazi për përvojën e tij si polic gjatë kohës së juntës ushtarake. Në katër romanet ne ndjekim se si në mënyrë të suksesshme zgjidh raste në Athinë përderisa shanë (mallkon) trafikun në qytet, nuk I pëlqen të huajt dhe krenohet me vajzën e tij avokate të fejuar me një mjek.

Haritos1

Haritos në Stamboll

Në romanin e pestë (2008, Dadoja), bashkëshortja Adriani e bind Hariton të shkojnë për pushime në Stamboll. Për Hariton është e mërzitshme oferta turistike por është I kënaqur që do të njoftohet me kuzhinën e Stambollit. Rrugës vërejti se trafiku atje është më I keq se në Athinë, por vlen që të udhëtohet vetëm për pikëpamjen e Bosforit. Në një tavernë afër sheshit Taksim, në pronësi të një vendasi grek (Rum), merr përshtypje të dorës së parë të shijeve dhe njerëzve në Stamboll dhe Athinë.

galata123

Rehatia dhe gëzimi në kulturën dhe traditën përfundojnë në momentin kur një njeri I panjohur I afrohet dhe I shtron një pyetje të pazakontë e cila do ta tërheq në një rast intrigues të një personi të zhdukur.  Një grua e moshuar zhduket në Drama (Greqi) në rrethana të çuditshme. Ajo ka prejardhjen nga Trabzoni (Turqi) dhe dyshohet për një rast vrasjeje në Stamboll. Haritos merr një thirrje nga eprori I tij që ta marr rastin dhe të paraqitet në policin e Stambollit për bashkëpunim. Gradualisht gruaja fillon të lë gjurmë nëpër Stamboll dhe Trabzon që gjendet në  bregun e Detit të Zi, duke vrarë disa njerëz gjatë rrugës. Dy shtete me marrëdhënie të këqija politike, me histori të migrimit traumatik  të popullatës dhe rast I vështir I një vrasjeje të shumëfishtë me implikime potenciale diplomatike…

Kush është kjo grua? Pse vret? A ekziston skenar në mënyrën e saj të pazakontë të vrasjeve? Haritos punon së bashku me partnerin e caktuar, policin Murat I cili është kthyer nga Gjermania. Murati është liberal në bindje dhe urren mënyrën e vjetër të të menduarit. Ai preferon kuzhinën gjermane ndërsa bashkëshortja e tij Nermini, e rritur në Gjermani, drejtoresh e diplomuar në një kompani, mban një shami të zgjedhur. Dy policët duhet ta tejkalojnë mosbesimin e ndërsjellë. Historia dhe kombësia të cilat I ndajnë që në fillim,  zbulimi i misterit gradualisht i afron.

DSC_0479

Komploti është emocionues, plot agoni, me kthesa dhe humor subversiv ndërsa tregimi ofron shumë gjëra për të menduar. Lexuesi I këtij romani të shkruar me mjeshtri fiton një vështrim të llojllojshmërisë së njerëzve që e përbëjnë mozaikun e Stambollit dhe ka mundësi të mësoj shumë për historinë moderne dhe  transformimet urbane.  Në fakt, lexuesi fiton çelës për t’i kuptuar grekët dhe turqit modern përmes takimeve me të gjitha gratë të përfaqësuara në roman, historinë e tyre, ndërveprimin dhe të drejtat e tyre. Autori me kujdes qëndron larg nga sipërfaqja e pamjes së jashtme dhe me mjeshtri shikon në shpirtin e personazheve.

Shënim për autorin

markaris

Petros Markaris  ka lindur në Stamboll në një familje greko-armene. Ka studiuar në Vjenë ndërsa nga viti 1964 Athina është vendbanimi I tij. Shfaqen e parë teatrale e ka shkruar në vitin 1965, ka përkthyer vepra klasike nga gjuha gjermane në atë greke, ka shkruar një numër të madh të tregimeve të shkurtra, skenarë për seri televizive si dhe ka punuar me regjisorin Teo Angelopulos në skenarin e filmit “hapi I ndalur I lejlekut” (“Suspended step of the stork”, 1991). Në vitin 1995 paraqiti para  audiencës ndërkombëtare personazhin e tij të popullarizuar, inspektori Haritas. Romanet e tija të shpërblyera me çmime janë përkthyer në 14 gjuhë dhe janë botuar në 20 vende duke përfshirë edhe Turqinë. Në romanet më të reja, trilogji “ Kriza” (“The Crisis Trilogy”) inspektori ballafaqohet me  krimet në Athinë në kushte kur shoqëria është prekur nga kriza financiare.

Mësoni më shumë për Petros Markaris dhe veprat e tij në:

http://www.diogenes.ch/rights/autoren/a-z/m/markaris_petros/biographie

Sophia Nikolaou

Comments