Stacioni i vetmuar hekurudhor

Njerëzit që futen në krizë dhe hynë në një depresion të thellë, shpeshherë, për të harruar të kaluarën, udhëtojnë në ndonjë vend tjetër, duke bërë kështu ndryshime drastike në jetën e tyre. Përgjatë historisë për udhëtimet e këtij lloji më së shumti është përdorur  treni, si mjet qarkullimi. Kështu që stacionet hekurudhore pa dashje janë shndërruar në vende pikëllimi, vende të cilat të përkujtojnë ndarjen. Të jesh i lumtur në stacionin hekurudhor, në kuptimin e plot të fjalës, paraqet mëkat.

zeleznicka_naslovna

Rruga shpesh më shpie drejtë Stacionit hekurudhorë  Shkup-Veri, i cili gjendet në lagjen Veri. Për këtë stacion hekurudhor koha sikur ka ndaluar, dhe miq të tij të vetëm janë qenët endacak. Udhëtarë thuajse nuk ekzistojnë, nuk ka. Është i vetmuar. Gjithmonë kur do të kaloj,  mendoj për vetminë si armikun më të madh të njeriut. Dhe gjithsesi pyes veten, vallë sendet dhe objektet ndonjëherë ndjehen të vetmuara?

Balkon3 këtyre ditëve u shoqërua me stacionin hekurudhorë,  dhe momentet e regjistruara nga foto aparati jonë i ndajmë me ju, të nderuar lexues.

[portfolio_slideshow id=8258]

Teksti dhe fotografitë: Husamedin Gina

Comments