Shtatë fakte interesante për kafen turke

Konsumimi i kafesë për shumicën prej nesh është një ritual i përditshëm. Adhuruesit e kafesë nuk e fillojnë ditën pa këtë pije ‘magjike’. Kafeja turke është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional. Disa madje do shtonin edhe thashetheme me një filxhan kafe.

kafe_tursko3_ubav_servis_balkon3

Balkon3 me Ju ndan 7 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për kafenë turke:

1. Kafeja turke nuk vjen nga Turqia

Provat e para për pirjen e kafesë me siguri vijnë nga Jemeni në shekullin e 15. Nga atje u përhap në Kajro dhe Mekë. Disa kronistë të famshëm të periudhës osmane thonë se në vitin 1640 është hapur kafiterija e parë në Konstantinopojë. Emri rrjedh nga fjala arabe qahwah. Rëndësia e kafesë në kulturën turke është parë në fjalën mëngjes, që në turqisht- kahvalti që do të thotë “para kafesë”.

2. Cilësia është te kajmaku

Nëse dëshironi të dini nëse keni marr kafe të mirë turke duhet të shikoni kajmakun në krye të filxhanit. Ky lloj i kafesë është me kajmak karakteristik të butë. Falë kajmakut kafeja qëndron e nxehtë një kohë më të gjatë.

kafe 1

3. Uji ka qëllim

Kafeja turke zakonisht shërbehet me një gotë të vogël uji. A keni menduar ndonjëherë pse është kështu? Pirja paraprakisht e ujit do ju ndihmojë ta ndjeni shijen e vërtetë të kafesë ndërsa pas konsumimit të kafesë do ju ndihmojë ta shpërlani qiellzën nga mbeturinat e pa filtruara.

4. Llokumi bën që gjithë rituali të jetë më i mirë

E tëra është kur ka gjithçka, forma e qelqit, ngjyra e kafesë dhe një copë llokum e bëjnë pasqyrën e plotë kur është fjala për kafe turke. Llokumi shton ëmbëlsinë e shijes së hidhur të kafesë turke- e cila është e rëndësishme për ata që pinë kafe pa sheqer. Apo siç thonë në Turqi ‘të hamë ëmbël që të flasim ëmbël’.

kafe seker lokum1_balkon3

5. Vjehrrat vlerësojnë dhe gjykojnë

Nuset e ardhshme kini kujdes: vjehrrat e juaja në Turqi në bazë të asaj se si e keni përgatitur kafenë si dhe mënyrën e shërbimit të kafesë kanë të drejtë të ju vlerësojnë dhe gjykojnëJ. Në fakt në shumë familje kjo është prova e parë e nuses së re, ajo përgatit kafenë vjehrrës dhe më pas vjen edhe vlerësimi. Pra përpiquni që ta shmangni turpin dhe thashethemet në publik J

6. Nuset vendosin kripë

Në traditën turke një nga mënyrat për përcaktimin e burrërisë së dhëndrit të ardhshëm është hedhja e kripës në kafe. Me kripën nusja sinjalizon ndjenjat e saja ndaj dhëndrit të ardhshëm. Në fakt kripa e tepërt në kafe tregon se vajza nuk është e interesuar për djalin, sasia e mesme e kripës tregon se djali është i mirë ndërsa sasia minimale e kripës tregon se djali ka shans të mirë dhe se vajza është e gatshme për tu martuar. Nëse kandidati për dhëndër e pinë gjithë filxhanin me kafe të kripur, si në këtë mënyrë tregon pjekurin e tij por edhe gatishmëri të martohet me vajzën.

kafe tursko ubav servis_balkon37. Kafe turke nën mbrojtjen e UNESCO-s

Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së. Vendimi është marr në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.

Thonë sa më shumë i bëni gjërat me dashuri, më shumë dhe më gjatë kënaqeni me to. Nga e kaluara, është ditur se kur shkoni në gosti të shërbejnë kafe dhe llokum. Kjo kënaqësi e ëmbël ekziston shumë vite si traditë.

Dhe vërtetë është e ëmbël: kafe turke dhe llokum me arra dhe plot energji!

Ju bëftë mirë kafeja me Balkon3!

Kristina Angeleska

Comments