Nëse I ndiqni kanalet televizive për gatim, me siguri keni vënë re se emisionet më të njohura janë ato ku përgatitet shpejtë, lehtë pa shumë përbërës. Kjo kuptohet. Jeta sot është e shpejtë dhe e vështir, ka pak kohë për të përfunduar detyrimet dhe lëre më kohën për relaksim. Dhe për shkak se ushqimi në masë të madhe është reflektim I kulturës dhe përditshmërisë, të tillë u bënë edhe ushqimet , të shpejta dhe të thjeshta. Por kur bëhet fjalë për kulturën e përgatitjes së shpejtë dhe ushqimit, tradita jonë mund të tregojë shumë.
Zakonisht më së shumti mburremi me ushqimet tradicionale që janë të pasura. Nëse shkoni në një etno-restorant do të shihni shumëllojshmëri për të cilat nevojitet kohë për t’i përgatitur. Edhe shumë para, kuptohet. Dikur kjo ishte karakteristikë gjatë festave në veçanti gjatë dimrit kur nuk kishte punë në fushë. Jo për të gjithë por vetëm për familjet e pasura. Paraqitja e sotme idilike që e shohim nga fshatrat turistike është larg nga fotografia reale e së kaluarës, ku varfëria ishte shoqërues I vazhdueshëm I jetës. Për shembull, çfarë të bëjmë gjatë korrjes, kur paraardhësit tanë nuk kishin kohë për të gatuar e as që u mbetej shumë për të ngrënë? Korrja është bërë me dorë, me shumë njerëz dhe duhej të përfundoj për kohë të shkurtër. Një nga ushqimet karakteristike gjatë asaj kohe ishte pure nga patatet dhe domate jeshile. Sidomos në pjesën verilindore të Maqedonisë, në fshatrat rreth Kriva Pallankës dhe Kratovës. Recetë fantastike. Një kilogram patate zihet me një ose 2 domate jeshile. Ose 2 kilogram me dy-tre domate jeshile nëse dëshironi të përgatitni për më shumë njerëz.
Kur nuk kishte serra, domatet piqeshin në gusht kështu që gjatë korrjes në korrik në dispozicion ishin vetëm domatet jeshile. Kur e gjithë kjo të zihet së bashku, domatet qërohen dhe shtrydhen bashkë me patatet deri sa të fitohet masa e njëjtë. Pastaj priten dy-tre qepë, hidhet vaj dhe krip dhe e gjithë kjo përzihet.
Cilat ishin përparësitë e këtij ushqimi? Mund të përgatitet shpejt. Ai merr pothuaj të njëjtën kohë të gatimit qoftë për një familje apo për më shumë njerëz. Zierja e patateve zgjatë njësoj pavarësisht a ka një ose pesë kilogram patate. Dhe kur në fshat kishte punë, duhej të mblidheshin shumë njerëz por edhe të ushqehen. Përgatitja është e lehtë por edhe vet ushqimi është i lehtë. Pas ushqimit njerëzit mund të vazhdojnë të punojnë. Ushqimi i rëndë do u shkaktonte problem nëse duhet të jenë fizikisht aktivë. Sot kjo pure është e mirë edhe si ushqim i vetëm por edhe si shtesë i ndonjë tryeze më të pasur.