SHILE – PLAZHE TË BARDHA, QETËSI DHE RELAKSIM NË VERI TË STAMBOLLIT

Të vizitohet Stambolli, qyteti i cili 24 orë frymon dhe jeton me një ritëm të përshpejtuar, është një sfidë e vërtetë. Kur të arrini këtu shpejtoni për të vizituar çdo gjë, por kjo nuk është e mundur, për shkak se qyteti ka shumë muze, sheshe, lokacione interesante për të cilat duhet kohë që të arrini t’i vizitoni dhe gjithmonë do të ketë diçka që do të mbetet për herën tjetër.

Gjatë çdo vizite të re tentoj të zbuloj ndonjë vend të ri. Këtë herë Balkon3 ju dërgon në një udhëtim relaksues jashtë qytetit, në bregun e Detit të Zi,  përkatësisht në pikën më veriore të Stambollit, qytetin Shile.

sile breg ubava balkon3

Shile është një vend i vogël turistik që ndodhet në pjesën veriore të Stambollit në bregun e Detit të Zi. Kjo krahinë provincë  është pjesë e administratës së qytetit të Stambollit (Buyuksehir belediyesi ) dhe gjendet 70km nga Uskudar. Për të arritur atje duhet të vini te stacioni i autobusëve Harem përmes Uskudar (në anën aziatike të Stambollit) dhe të hipni në autobusin me numër 139 ose 139 A. Bileta për një drejtim kushton  6 TL.

sile naslovnaa balkon3

Për shkak të afërsisë me Stambollin shumë njerëz jetojnë këtu ndërsa punojnë në Stamboll. Vendpushimi më i njohur Ağva është gjithashtu pjesë e Shile-së. Këtu ekziston fshati i peshkimit prej 700 vjet p.e.s dhe fener nga periudha osmane. Shumë banor të Stambollit e shfrytëzojnë bregdetin e Shile-s që të pushojnë nga tollovia e qytetit. Ky qytet mbresëlënës është në distancë nga Stambolli rreth një orë e dyzet minuta vozitje me makinë. Plazhet e bardha me rërë që shtrihen në pjesën veriore, lehtë arrihet nga autostrada kryesore, derisa në lindje janë të vendosura më shumë plazhe të vogla të ndara.

sile more1 ubava balkon3

Në qytet ka shumë maja shkëmbore  që ofrojnë pamje kah porti i vogël i bregdetit. Gjatë fundjavës e veçanërisht gjatë periudhës së nxehtë verore Shile është e mbushur me vizitorë që vijnë brenda ditës në piknik familjar. Këtu ka një numër të madh të bareve dhe restoranteve të cilat përskaj ushqimit të mrekullueshëm ofrojnë edhe pamje të bukur kah Deti i Zi, sidomos parku rreth fanarit.

sile kafic vo karpa balkon3

Duhet theksuar se ky qytet si dhe të tjerët që gjenden në bregun e Detit të Zi i ndajnë të njëjtat kushte të detit. Me këtë dua të them se këtu rrymat janë shumë të forta, që përbëjnë rrezik për notuesit pa përvojë.

Shile gjithashtu është e njohur për pambukun që prodhohet këtu, dhe i njëjti shitet në shumë dyqane në qytet. Në fakt, çdo vit gjatë verës mbahet panairi në të cilin promovohet kjo pëlhurë.

sile naslovna balkon3

Ajo që nuk duhet ta humbisni këtu është fanari i cili ka rëndësi historike. Është i vendosur në bregun perëndimor të Detit të Zi dhe ende është në përdorim. Është ndërtuar në vitin 1859 pas autorizimit të sulltanit Abdülmecid I ( që mbretëronte 1839-1861). Pjesa e gurit e fanarit është ndërtuar nga arkitektë turk ndërsa pjesët metalike dhe sistemi i kristaltë në fabrikën  në Barbir në Paris. Në vitin 1860 fanari është vënë  në përdorim. I njëjti ndihmon mjetet lundruese gjatë navigimit në Detin e Zi. Është ndërtuar gjatë luftës në Krime për të treguar rrugën anijeve që hyjnë në Stamboll nga Deti i Zi.

sile svetilnik balkon3

Ky është fanari më i madh në Turqi, i vendosur në 60 metra (197 shkallë) lartësi mbidetare. Kulla e fanarit është e lartë 19 metra (62 ft). Me qëllim që të duket qartë gjatë ditës, vijat horizontale të kullës janë të lyera me ngjyrë bardhë e zi. Kulla e gurit në kulm ka fanar dhe galeri. Fillimisht fanari shkëlqeu me vajgur që më vonë të zëvendësohet  me dritë  Dalen prodhuar nga djegia e gazit (gazit acetilen). Tashmë nga viti 1968 fanari punon me energji elektrike.

sile mala svetilnik sile feneri balkon3

Fanari është një nga ndërtimet më të njohura dhe më të bukura në bregdetin e Detit të Zi. Ai u shndërrua në muze dhe është i hapur për vizitorët.

Gjithashtu ju sugjeroj ta vizitoni edhe Kështjellën që është ndërtuar nga bizantinët për mbrojtje të kapitalit dhe bregdetit nga sulmet që vijnë nga deti. Shijoni mikpritjen tradicionale turke. Pushoni në bregdet dhe kënaquni me pamjen e bukur të detit.

sile zamok balkon3

Nëse dëshironi të qëndroni më shumë ditë, qyteti ofron shumë mundësi për strehim në hotele, konvikte dhe bujtina. Unë rekomandojë ta vizitoni qytetin në çdo kohë të vitit. Ngjyra e bukur e detit që ndryshon varësisht nga moti dhe zhurma e valëve do ju relaksoj dhe do ju mbush me jetë dhe fillim të ri, që do ju kujtojë se jeta e kësaj bote është një kënaqësi e vërtetë.

sile ubava karpi lisja balkon3

Në fund dua të falënderoj miken time Meli nga Osijeku për fotografitë e bukura.

Kënaquni.

Kristina Angeleska

photo: Meli

Comments