A keni qenë ndonjëherë të “robëruar” në aeroport në ndonjë qytet të madh duke pritur me orë të tëra deri sa të vij koha e fluturimit? Nëse jeni gjetur në një situatë të tillë, sigurisht se keni parë qytetin përmes dritareve duke dëshiruar që të shëtisni nëpër rrugët dhe muzetë, në vend që ta kaloni kohën ulur në karriget e aeroportit. Në Stamboll një problem të tillë nuk do ta keni. Gjithë udhëtarët që udhëtojnë përmes Turqisë dhe mes fluturimeve kanë më shumë se shtatë orë dallim, në vend që të ulen në aeroport mund të shkojnë në një turne mahnitëse nëpër qytet.
Turnin e quajtur „TourIstanbul“ e organizon Avio kompania më e madhe në vend Turkish Erllajns, ndërsa zgjatë saktë 6 orë dhe është falas. Gjashtë orë janë të mjaftueshme që të shijoni një kafshatë nga Stambolli dhe të dëshironi sërish të ktheheni që ta fitoni menynë e plotë. I pyetëm organizatorët si erdhën deri te kjo ide që të organizojnë turne të tilla për udhëtarët që fluturojnë përmes qytetit më të madh në Turqi.
Kompania jonë është me seli në Stamboll dhe përmes aeroportit Ataturk në këtë qytet ekzistojnë të gjitha lidhjet me destinacionet botërore. Prandaj vendosëm që udhëtarët që kanë të ashtuquajtura “ lidhje të këqija” tu mundësojmë turne nëpër Stamboll me çka do të mund të njoftohen me historinë e qytetit dhe sa më mirë tu kaloj koha, në vend që të rrinë në aeroport duke pritur fluturimin, thonë për Balkon 3 nga „TourIstanbul“.
Sipas tyre, interesimi është tejet i madh për këto turne ndërsa udhëtarët janë të kënaqur për kohën e organizuar.
Ndonjëherë nëse koha mes dy fluturimeve është e gjatë, udhëtarët preferojnë shërbim hotelieri, por udhëtarët tanë më së shumti dëshirojnë të kënaqen në turnet nëpër qytet. Edhe nëse janë të lodhur, ata dëshirojnë ta shohin Stambollin e bukur, thonë organizatorët.
Me turnet përfshihet edhe dreka falas për gjithë udhëtarët. Në këtë mënyrë udhëtarët njihen edhe me kuzhinën tradicionale turke e cila ngel në kujtimet e tyre edhe pasi të largohen.
Vlerësojmë se në këtë mënyrë promovojmë jo vetëm Stambollin por edhe turizmin në gjithë shtetin pasi vazhdimisht marrim postë elektronike, thirrje telefonike dhe porosi nga gjithë bota, përfundojnë nga „TourIstanbul“.
Koha e turneve nëpër Stamboll:
Nga ora 9 deri në ora 15
Nga ora 9 deri në ora 18
Nga ora 12 deri në ora 18
Çfarë fitoni:
Transport me autobus
Udhëheqës profesional në gjuhën angleze
Drekë
Vizitë në muze
Kohë për shoping
Çfarë do të shihni:
Turne 1
Shtylla e gjarprit e njohur si shtylla Serpentinë apo shtylla Dellfi. Bëhet fjalë për shtyllë antike nga bronzi I cili gjendet në Hipodrom të Stambollit. Kjo shtyllë është një nga monumentet më të vjetra në Stamboll. Ai ka qenë I përkushtuar tek Zoti Apollon, ndërsa është transferuar në Stamboll nga qyteti Dellfi në Greqi ku edhe është gjetur.
Hipodromi në Stamboll I cili nuk ka qenë një nga objektet më spektakolare në qytet, paraqet qendër të jetës shoqëroro-politike në qytetin kryesor të perandorisë dhe vend i preferuar për mbledhjen e banorëve nga qyteti, vend ku mbahen lufta gladiatorësh dhe gara me vetura.
Obelisku I Teodosij – bëhet fjalë për lapidar të vjetër egjiptian I cili sot gjendet në Hipodrom i njohur si sheshi Sulltan Ahmed në Stamboll, Turqi. Është ndërtuar nga ana e imperatorit romak Teodosij I gjatë shekullit të 4. Obelisku i parë është ngritur në periudhën 1479-1425 p.e.s në tempullin e madh në Karnak. Imperatori romak Konstancij II (337-361) e solli ë Aleksandri që të shënoj 20 vjet nga sundimi I tij në vitin 357. Obelisku në Aleksandri mbeti deri në vitin 390 kur pas komandës së Teodosij I është dërguar në Konstatinopol, ku është vendosur në Hipodrom ku gjendet edhe sot.
Bazilika cisternë është muze I cili gjendet në Stamboll, Turqi. Në kohën e Bizantit kjo cisternë nëntokësore e ka furnizuar Konstantinopolin me ujë. Gjendet mes Hipodromit dhe Aja Sofija, ndërsa është e njohur për nga shtyllat e saj. Cisterna është e gjatë 146 metra, e gjerë 65 metra dhe përfshin sipërfaqe prej 9.800 metra.
Xhamia Sulltan Ahmed quhet Xhamia e katërt, është tempull mysliman në Stamboll. E ka ndërtuar arkitekti Sedefkar Mehmed Aga me urdhër të sulltanit Ahmed I në periudhën 1609-1616. Për shkak të ngjyrave të tij- e katërt , gjelbër dhe e bardhë që vijnë nga materialet e përdorura- pllakë dhe porcelan, në Evropë po ashtu është e njohur edhe si xhami e kaltër. Xhamia Sulltan Ahmed është xhamia e parë në perandorin osmane e cila ka gjashtë minare.
Shatërvani gjermane është shatërvan i stilizuar në pjesën veriore të Hipodromit të vjetër. Ai është ndërtuar për të shënuar përvjetorin nga vizita e perandorit gjerman Villhelm II në Stamboll në vitin 1898. Fillimisht është ndërtuar në Gjermani ndërsa më pas është transportuar pjesë-pjesë dhe është vendosur në lokacionin e tanishëm në vitin 1900.
Topkapi Saraj është pallat i cili ishte seli kryesore e administratës së perandorisë Osmane në periudhën 1456-1853. Është ndërtuar në kohën e sulltan Mehmed II. Pallati ishte vend ku janë mbajtur shumë konferenca shtetërore, këshilla dhe festa të sulltanit ndërsa sot paraqet muze që ka koleksion të çmuar të monumenteve dhe veprave të artit. Këtu është edhe shpata e profetit Muhamed. Sot Topkapi Saraj është një nga atraksionet më të mëdha turistike në qytet.
Turne 2
Kulla Gallata: Kullë mesjetare e vendosur në lagjen Gallata në afërsi të bririt të artë. Është ndërtuar nga guri, e lartë 66,90 metra ( 62, 59 metra pa dekoratën në krye). Në kohën kur është ndërtuar ishte ndërtimi më i lartë në qytet. Fakt është se nëse keni vizituar Kullën dhe nëse përmes “syve” të saj nuk e keni parë Stambollin në fakt nuk e keni parë Stambollin e vërtetë.
Shëtitje nga bulevardi Istikllall deri në Bejogllu
Istikllall është një nga bulevardet më të njohura që gjendet në Stamboll, në qarkun Bejogllu në afërsi të sheshit Taksim. Bulevardi është i gjatë rreth tre kilometra. Vlerësohet se gjatë festave, bulevardin e vizitojnë rreth tre milion njerëz.
Bejogllu është qark që gjendet në anën evropiane të Stambollit, Turqi. Ky rajon gjendet në të ashtuquajturën gadishull historik në Konstatinopol nga ana e brinjëve të artë. (zlaten rog). Gjatë mesjetës rajoni është quajtur Pera dhe kjo ishte deri në krijimin e republikës moderne turke.
Turne 3
Të gjitha monumentet nga turne 1 plus Kapali Çarshija
Ai është një nga tregjet më të mëdha dhe më të vjetër në botë. Kompleksi përbëhet nga 12 ndërtesa kryesore dhe disponon me 22 porta që gjenden në 85 rrugë që mbledhin mes 250.000 dhe 400.000 vizitorë në ditë.
Kënaquni me këtë kafshatë të shijshme nga Stambolli dhe kthehuni sërish që ta merrni menynë e plotë.
Për rezervime dhe informacione shtesë vizitoni faqen e internetit http://www.istanbulinhours.com
Author: Balkon3