Mirëserdhët në kopshtin nacional në Athinë!
Menjëherë afër sheshit çdoherë plot me njerëz Sintagma, ku vend historik, miqësor ndaj vizitorëve dhe i gjelbër paraqet oazë të romantizmit nga shekulli I 19. Të planifikuar në vitin 1836, ky kopsht në fakt është kopshti I parë botanik I krijuar në metropolin grek.
Rrugica të gjata 7,5 kilometra ju paraqesin imazhe të ndryshme në çdo kthesë. Shatërvanë, kopsht shkëmbi, liqen apo statuja të poetëve të asaj kohe.
Disa shtylla dekorative të stilit Jon janë të vendosura si dekorim nëpër kopsht, sipas ideve evropiane dhe ideve artistike në atë kohë. Parku është bërë nga gërmimet e rëndësishme të antikiteteve nga epoka greke dhe romake. Një pjesë e këtyre antikiteteve duken në Amalias Avenija dhe në brendësin e kopshtit.
Parku përfshin hapësirë prej 158 kilometra katrorë ( 288 kilometra katror së bashku me kopshtet Zapionke. Është I hapur çdo ditë nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij ndërsa vizitorët mund të orientohen me ndihmën e stendave informuese dhe udhëzimeve në rrugë.
Këto kopshte nuk shërbejnë vetëm si hapësirë rekreative por edhe si vend për programe edukative për fëmijë. Programet realizohen nga komuna Athinë ( e cila menaxhon parkun), shkollat, sektori jo qeveritar dhe biblioteka për fëmijë e vendosur në kopsht. Pak më larg ka një kënd të madh lojërash për fëmijë, një kopsht zoologjik dhe bar kafe.
Kopshtet fillimisht janë planifikuar në vitin 1836 si hapësira private për pushim të pallatit mbretëror (sot parlamentit grek). Arkitektët dhe agronomët nga Bavaria dizajnuan për kopshtin e ngjashëm me “kopshtet e Anglisë” në Munih (prej atje vijnë edhe rrugicat e lakuara). Pastaj punën e vazhdon një agronom i njohur francez i cili ishte përgjegjës për rregullimin e kopshteve Dollmabahçe në Stamboll.
Në atë kohë, qindra lloje të drunjtëve të reja dhe kaçubave u sollën nga të gjitha kontinentet e botës, Amerika, Afrika e Jugut, Australia dhe Kina. Ky koleksion është pasuruar me disa lloje endemike të bimëve nga Greqia jugore.
Ndërsa në kohën e sotme rreth 7000 pemë dhe dhjetëra mijë bimë të tjera prej 519 llojeve, gjenden në këtë park, prej të cilave 102 janë endemike.
Por jo të gjitha bimët me vlerë mbijetojnë në klimën mesdhetare. Ata që mbijetojnë, përparojnë mirë. Disa prej tyre janë të vjetra një shekull, ndërsa lisat i rruajnë kopshtet që nga viti 1845. Këto pemë janë strehë e sigurt për shumë lloje të zogjve apo pushimore për ata zogj që emigrojnë dhe fluturojnë larg.
Hyrja në Avenin Amalias gjendet menjëherë përball njërës shenjë të kopshtit, palmat e larta dhe të holla- Vashingtonia.
Para tyre është vendosur ora e vetme diellore dhe mermeri në Athinë. Ide e shkëlqyer për të treguar orën.
Ndërsa kjo këtu nuk është çfarëdo shatërvani: kjo është Bouboynistra, burim termik ( nivel I ulët I kalciumit) I cili është shfrytëzuar për furnizim me ujë për pjesën më të madhe të Athinës së vjetër sot ky shatërvan është edhe një vend për relaksim dhe pushim në kopshtet gjatë temperaturave të larta gjatë verës.
Çdo ditë, lumenjtë e vegjël nga këto burime distribuojnë rreth 1050 metra kub ujë për nevojat e kopshtit përmes ujësjellësit I cili daton nga viti 1920 ndërsa shfrytëzon sistemin e akvaduktit antic Pisistratos (600 vjet p.e.s)
Që nga hapja e kopshteve për opinionin (1923), liqeni më I madh në kopsht është vend ku fëmijët e vegjël I ushqejnë mjellmat dhe rosat. Por për shkak të përhapjes së gripit të pulave dhe mundësive për ngjitjes, mjellmat dhe rosat u vendosën në vend të mbyllur.
Megjithatë, ura e vogël prej druri edhe më tej mbetet pika kryesore në kujtimet tona. Edhe atëherë, dhe tani fëmijët çdoherë me fascinim shikojnë peshqit e ndryshëm që notojnë në disa nga liqenet e kopshtit, ndërsa më e njohur është ajo që është më afër hyrjes. Avenija Sofias…
Bukuria dhe disponimi nostalgjik lehtë shoqërohen derisa kënaqeni në qetësin e kopshtit. Ky është vend që vlen të vizitohet e që gjendet në vet zemrën e Athinës.
Më mbeti në kujtim si asnjë park tjetër që kam vizituar. Ky është thelbi I një parku, I pastër, dhe atë që njeriu e ndjen ndonjëherë kur shikon në pëlhurë apo ëndërron për ndonjë vend ku dëshiron të jetë dhe asnjëherë nuk e gjen.
Henry Miller. The colossus of Maroussi, 1939
Sophia Nikolaou