Gjithkush dëshiron të shohë monumentet kryesore në një qytet. Ndërtesat e mëdha, sheshet, hapësirat, urat, kullat, tempujt, statujat…Këto janë arsyet e udhëtimit dhe në të shumtën e rasteve ia vlen të vizitohen. Por me siguri iu ka ndodhur që të devijoni nga rruga turistike e përshkruar në hartën që keni marr në hotel ose në kioskë, dhe të ju mirëpresë një surprizë e këndshme. Keni hyrën në botën e jetës së përditshme në vendin që keni vizituar. Dhe këtu ka shumë gjëra që mund të shtojnë kërshërinë tuaj. Një shtëpi e vogël familjare dhe interesante, rrugë e ngushtë e cila më shumë I ngjan një fshati të largët se sa një qyteti të madh, kafshë shtëpiake, grafitë interesante ose piktura në muret e një ndërtese të vjetër dhe shumë gjëra të tjera. Sigurisht këtu janë edhe njerëzit e këndshëm që do ju mirëpresin me buzëqeshje dhe mendojnë se ju keni humbur, andaj do ju tregojnë rrugën për tu kthyer prapa drejt asaj që është në hartë. Madje do të befasohen kur do kuptojnë se ju në fakt dëshironi ta shikoni botën e tyre. Në galerinë tonë në Selanik nuk do t’i gjeni monumentet e njohura të qytetit. Jo se diçka nuk është në rregull me Kullën e Bardhë, Shën Sofija, Shën Demetrius, Porta e Galerius, Rotonda dhe të tjera. Por këtë herë vendosëm t’i zbulojmë bukuritë pas tyre.
[portfolio_slideshow id=8852]