Sarma me lakra turshi apo me gjethe rrushi

Ushqimi I preferuar I familjes Rexhallari, janë sarma qoftë me lakër turshi apo me gjethe rrushi. Ky ushqim zakonisht përgatitet gjatë vikendeve kur gjithë anëtarët janë në shtëpi dhe I kushtohet një kujdes i  veçantë drekës familjare. Sarmat përgatiten edhe kur për drekë kemi të ftuar mysafir.

sarma2 balkon3

Në vazhdim ju sjellim recetat për sarma me lakra turshi dhe me gjethe rrushi.

Përbërësit:

  • Fleta nga lakrat turshi ose Gjethe rrushi (Preferohet që gjethet e rrushit të jenë më të holla)
  • 1 kg mish të bluar
  • 2 qepë
  • 1 gotë oriz
  • Vaj
  • Kripë
  • Biber të kuq
  • Biber të zi
  • Dhe mëlmesa tjera sipas dëshirës

sarma4 balkon3

Përgatitja:

Në një tigan fërgojmë mishin e bluar  me qepë. Pastaj shtojmë orizin, kripën, biberin e  zi,  biberin e kuq dhe mëlmesa tjera sipas dëshirës. Në këtë masë mund të shtoni edhe copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe  shije të veçantë sarmave. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi apo me gjethe rrushi. Mbështjellja të bëhet me kujdes, sa më të vogla mbështillen aq më praktike dhe më të mira bëhen. Sarmatë e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre ose gjethe rrushi. Sipër sarmave shtojmë një  gotë ujë dhe yndyrë. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të ultë  2-3 orë që të mos prishet forma. Sarmat e ziera janë gati për servim megjithatë ato mund të vendosen në një tepsi dhe t’i fusni në furrë për gjysmë ore që të skuqen dhe rreshken më mirë. Kjo varet nga shija juaj. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi. Sarmat shërbehen edhe me kos të ftohtë.

Ju bëftw mirë!

Bedri Rexhallari

Comments