Rabi Abu Kalil, njeriu që lidh kulturat

Çdo kulturë është multi-kulturë, që kur njeriu e lëshoi Afrikën dhe u përhap në mbarë botën. Besimi në kulturat e pastra është disi fashizoide, thotë muzicienti me prejardhje nga Bejruti, duke shtuar se edhe besnikëria e verbër ndaj traditës është e gabuar  sepse çdo gjë që është traditë sot, dje ishte revolucion.

DSC_2889

Lindja dhe Perëndimi janë dy botë dhe kultura të ndryshme, por ata ndonjëherë edhe takohen. Një nga vendet ku ata takohen është muzika e të njohurit Rabi Abu Kalil. Ai është një nga virtuozët më të njohur të instrumentit tradicional oud dhe kompozitor me renome, interesi I të cilit dhe etja për muzikë të re kanë ndikuar ndaj kësaj që ai krijon. Të kuptuarit e tij për muzikën si mjet për tejkalimin e barrierave kulturore i kanë ndihmuar që të fitoj audiencën nga gjithë meridiani. Bendi i tij përbëhet nga muzicientë nga rajone të ndryshme, dhe kjo ka kontribuar që të pasurohet muzika e tij. Kohë më parë ai u paraqit për të katërtën herë në Maqedoni, në festivalin për etno muzikë në Manastir, ku promovoi botimin “ Hungry people” (njerëz të uritur), që i pasqyron dëshirat dhe urinë e njerëzve të ditëve të sotme për jetë normale.

DSC_292011Kariera juaj është shënuar duke rrezikuar dhe përpjekjet multi-kulturore që në fund rezultojnë me muzikë të veçantë. Çfarë ju frymëzoi që të bëni diç ndryshe dhe të mos kufizoheni në kuadër të një kulture të rreptë dhe traditë siç atë e bëjnë shumë këto ditë?

Ndoshta kjo që bëj është rezultat I asaj që ndoshta edhe  jam rrënjosur në kulturën time. Mendoj se kjo është arsyeja. Muzicientët me të cilët paraqitem, secili prej tyre ka depërtuar thellë në kulturat e tyre nga vijnë ata. Po ashtu,  mendoj se kjo është mënyra e vetme që të funksionoj kjo gjegjësisht të ndjehet rehat në kulturën e tij e më pas të mund ta tejkaloj me qëllim që të bëj diçka më shumë. Kur më pyesin njerëzit pse dhe si, unë vërtetë nuk kam plan e as që tentoj të bëj diçka. Për mua muzika është shprehje emocionale e jo stilistike. Prandaj gjithçka që dëgjoj ndikon tek unë. Gjithçka që shoh ndikon tek unë. Gjithçka që ndjej ndikon tek unë.

Unë nuk kisha asnjë plan për të futur pak multikulturalizëm. Thjeshtë vetëm punova me muzicientë me të cilët mund të punoja. Ata e gjetën që të jetë nga të gjitha anët. Për shembull, nëse dëgjoj se dikush nga Portugalia luan mirë në instrumente, do them-super,  dëshiroj të bashkëpunoj me atë person. Ai tingëllon si dikush me të cilin mund të lidhem. Unë gjatë kohë kam jetuar në Gjermani, por shumë pak kam punuar me muzicientë gjerman pasi mendova se nuk është patjetër të bëj muzikë me ta. Jo që tentova t’I shmang ata por kërkoja persona të vërtetë.

Kur bëhet fjalë për multikulturalizmin, gjërat nuk kanë ndryshuar që nga koha kur njerëzit ikën nga Afrika dhe u përhapën nëpër botë. Nuk ekziston kulturë e pastër. Të gjitha pohimet se ekziston janë në njëfarë mënyre fashizoide. Nuk ekziston asgjë që është e pastër. Të gjithë kanë lëvizur nga një vend në një tjetër, grekët, romakët,të gjithë dhe kudo. Në Libi mund të shihni biondë. Gjyshi im ishte biond dhe kishte sy blu, ndërsa ka lindur në një fshat në malete Libanit. Multikulturalizmi është  themel I kulturës njerëzore. Pa të ne nuk mund të shkojmë asnjë hap para. Shikoni amerikanët dhe kulturën e tyre. Kjo nuk është në fakt një kulturë. Eshët një grup njerëzish nga gjithë bota që janë mbledhur për interesat e tyre.

Si përfundim, takimet mes kulturave gjegjësisht mes njerëzve nga pjesët e ndryshme të botës çdoherë nxisin rritjen e kulturave.

DSC_2866

Shikoni xhazin- ky është takim  mes Eurpoës dhe Afrikës. Gjithë Perandoria romake ka bartur skllevër nga të gjitha anët. Në Romë, nëse shikoni në atë periudhë, ishte kulmi I multikulturalizmit. Ata kishin skllevër nga të gjitha anët. Edhe perandorët kanë lindur në pjesë të ndryshme të perandorisë: Siri, Gjermani, kudo. Dhe secili prej tyre ka shtuar diçka në  gjërat që kanë ekzistuar aty. Pra, kur Musolini erdhi në pushtet dhe deklaroi se dëshiron ta rruaj kulturën italiane të pastër, mendoj prit pak, ajo veç më ishte përzierje e shumë gjërave. Mendimi se gjërat duhet t’I rruani të pastra është shumë, shumë e gabuar. Asgjë nuk rritet kur gjërat janë të pastra. Madje edhe për kafenë duhet të vendosni ujë, qumësht ose sheqer. Asgjë që ne bëjmë nuk është e pastër. Madje as emocionet nuk I kemi të pastra. Çdoherë është përzierje e shumë gjërave.

DSC_2762Atdheu juaj Bejruti konsiderohej si qytet kozmopolit në vitet 1960 dhe 1970 kur ju jetonit atje para luftës civile. Në çfarë mënyre ka ndikuar jeta tek ju?

Mendoj se ka ndikuar te rritja në Bejrut, ka ndikuar  në njëfarë mënyre të caktuar te të menduarit në familjen time. Babai im kishte prejardhjen nga një fshat i vogël në Libi dhe si çdo rast tjetër, njerëzit që vijnë nga anët e ndryshme të botës, edhe ai ishte i interesuar për gjithçka. Ai mësoi 8 gjuhë që i fliste mjaft mirë. Kjo ishte padyshim diçka që ishte karakteristikë e familjes sepse babai i tij ka punuar me lëkurë. Por kjo nuk i ka interesuar atij dhe aspak nuk ishte njeri fetar. Ndoshta kjo na ka ndihmuar që të jemi të hapur për çdo gjë. Ne aspak nuk mendonim se të gjithë jemi të ndryshëm dhe se kjo çështje ka kontribuar që të ndjej se mund të jem i hapur dhe të marr gjithçka që më duhet dhe ta përziej atë me ide të ndryshme.

Çështja e dytë është se Libani në atë kohë ishte vend i hapur. Në fakt, gjitha bota arabe atëherë ishte shumë e hapur. Aspak nuk ishte siç është tani. Sot kur shikoni atë mendimi i parë është diçka e keqe. Ndoshta kjo është e vërtetë por atëherë ishte botë shumë e hapur. Shoqëritë arabe dinin më shumë për Evropën se sa evropianët dinin për ne. Kjo kuptohet na ndihmoi t’i kuptojmë. Dhe e dini, babai im ishte poet dhe ishte shuam i interesuar për çdo gjë që ka lidhje me fjalën. Kjo në një far mënyre u përcoll edhe tek unë dhe mënyra ime e të menduarit si dhe te të gjithë ne. Natyrisht, sot ai do ishte person i gabuar atje.

rabih abou khalil

Si janë reagimet e njerëzve nga bota arabe apo më gjerë, në ekskursionet tuaja, në muzikën e shumëllojshme nga e gjithë bota, që më vonë janë përfshirë në muzikën tuaj?

Gjatë karrierës sime kam marr reagime të ndryshme si dhe për çdo gjë në jetë. Ajo është sikur,  kur të gjithë pajtohen se diçka është e mirë,  atëherë ajo duhet të jetë e keqe. Njerëzit asnjëherë nuk pajtohen plotësisht kur diçka është e mirë. Ka reagime të ndryshme. Ka njerëz që mendojnë se kjo është e shkëlqyer dhe se është diçka e re, ndërsa këtu janë njerëzit që thonë “ po, por ti duhet ti mbash gjërat në kuadër të traditës” , temë për të cilën jam shumë I ndjeshëm pasi kur bëhet fjalë për traditën, nuk ka gjë të tillë. Kjo që është sot traditë, ishte  revolucion dje, dhe nëse keni mësuar diçka, nëse kujtimet e juaja shkojnë përtej një brezi do të kuptoni se asgjë nuk është ndërtuar në të njëjtën mënyrë. Edhe nëse tentoni që t’I bëni gjërat njësoj, ata kurrë nuk do qëndrojnë të tilla. Çdo gjë ndryshon. Mendimi se duhet rreptësishtë të përmbahemi në diçka që në fakt vret dhe ngulfat më shumë se sa që e len të rritet dhe zhvillohet.

Kur shikoni në kulturë dhe muzikën e të tjerëve, ju hasni në elemente të ndryshme shpirtërore që janë ngulitura në ato kultura. Sa çështja shpirtërore luan rol në muzikën tuaj?

Shpirtërorja është një shprehje e mjegulluar që është shumë e vështir për tu definuar se çfarë në fakt paraqet. Unë përpiqem të krijoj familje me muzicientët me të cilët bashkëpunoj. Ne jemi familje. Me këtë bend punoj 15 vite dhe ende jemi miq të mirë. Ne hamë së bashku, shoqërohemi, argëtohemi kur jemi bashkë apo bëjmë muzikë bashkë, diçka  që mund të ndodh vetëm brenda një familje. Këtu është miqësia jonë dhe nevoja për komunikim mes nesh, ku ne akoma tentojmë të paraqesim gjëra të reja çdo herë kur punojmë së bashku. Ne ende luajmë këngë të vjetra dhe çdoherë është ndryshe. Ne I shohim nga distanca të ndryshme kohore dhe perspektiva të ndryshme. Gjërat ndryshojnë vazhdimisht.

Nenad Georgievski

Foto Bekim Mustafa

Comments

Nenad Georgievski
Autor:



Tekste tjera nga autori i njëjtë: