Prevalla mahnit me bukurit e saja

Shkurti zbarkoi në Prevallë pa pikën e borës. Banorët e kësaj qendre turistike, madje edhe ata më të vjetrit nuk mbajnë mend të ketë ndodhur më parë që në mes të dimrit në këtë qendër turistike, në një lartësi mbidetare mbi 1500 metra të mos ketë dëborë.100_6018

Prevalla të mahnit me bukurin e saj që di ta fal vetëm zoti. Megjithatë kjo bukuri e rrallë është e zbehtë pa prezencën e pushuesve. Ne qëndruam në Prevallë dhe ishim dëshmitarë të asaj se pushuesit të cilët gjatë këtij viti kishin planifikuar të qëndrojnë më gjatë në këtë pikë turistike,  si rezultat i mungesës së dëborës, ktheheshin pas një ose dy dit qëndrimi në Prevallë.100_5944

Ndryshe Prevalla shtrihet në Malin Sharrë, nga ana e Kosovës, vetëm 28 kilometra larg Prizrenit,derisa nga Shkupi e ndajnë jo më shumë se 80 kilometra. Krahas kosovarëve edhe shkupjanët janë ndër vizitorët më të shpeshtë të kësaj qendre turistike. Ata shprehen se pëlqejnë ajrin e pastër që  thithin në Prevallë, dhe si në shaka thonë se gjithmonë vijnë këtu për ti mbushur bateritë.  Apo për të marrë fuqi dhe për të vazhduar më pas me punën e zakonshme që i pret.100_5995

Megjithatë gjatë këtij viti Prevalla në mungesë të dëborës ishte shndërruar në një vend të vetmuar,  pa pushues, vetëm tek tuk shihej ndonjë pensionist duke shëtitur në ajër të pastër…

100_5981 100_5992

Por si ishte Prevalla para një viti, kur dëbora arrinte lartësinë mbi një metër. Kur ishte vështir të gjeje vend të lirë për tu vendosur, meqenëse të gjitha Villat që jepeshin me qira thuajse ishin të zëna. Prevalla gumëzhinte nga zëri i fëmijëve të cilët luanin me topa bore dhe rrëshqisnin me saja e skia…04-09-2011 Kosove 05604-09-2011 Kosove 130 04-09-2011 Kosove 079

Ndërsa në vazhdim për gurmanët prezantojmë vetëm këtë pogaçe,Ujin e Sharrit dhe këtë pije freskuese që e gjeni vetëm në Prevallë. Ne ndalemi këtu nuk zbulojmë asgjë më tepër, tani radhën e keni Ju për ta vizitoni këtë pikë turistike…

Uje_Sharri 04-09-2011 Kosove 113POgaca

Kjo është Prevalla e vërtet, Prevalla siç e njohim të gjithë ne…

Bedri Rexhallari

 

Comments