Premiera ndërkombëtare e ‘Me Sijum Underground’ në Starigrad Paklenica

Erdhi edhe ajo ditë. Më 6 gusht, në ambientin e përkryer të bregdetit Adriatik, në kuadër të festivalit të njohur të filmit Starigrad Paklenica do të mbahet premiera ndërkombëtare e filmit të parë dokumentarë në realizim të ‘Balkon3, Unë jam andergraund’ (Me Sijum Underground). Filmi do të shfaqet në pjesën e programit të ashtuquajtur ‘java maqedonase’, ku publikut do ti prezantohen 13 dokumentare muzikore nga Maqedonia.

Me Sijum vo Paklenica_cover

Festivali në Starigrad afër Paklenica, i cili do të zgjas nga 2 deri më 7 gusht, mbahet për të pestin vit me radhë dhe u shndërrua në një nga festivalet më të pëlqyera në Kroaci dhe rajon. Kuptohet, për këtë ka kontribuar programi interesant dhe kualitativ i filmit dhe muzikës, por pa mos përjashtuar edhe ambientin perfekt nën qiellin e hapur në kanionin Paklenica. Këtë vitfestivali do të hapet me projeksionin e legjendës ‘Kako je propao rokenroll’ me rastin e 25 vjetorit të premierës së filmit.

kino_velika_paklenicaTradicionalisht ngjarja do të jetë e pasuruar edhe me një program të begatshëm muzikor me performansat e: Која & Тrese lupa udara, The Beat Fleet dhe Tonçi Huliq & Madre Badessa. Në juri do të jetë kitaristi i famshëm maqedonas Vllatko Stefanovski, muzicienti slloven Manjifiko dhe regjisori, skenaristi dhe producenti amerikan Roger Ross Williams, i cili në vitin 2010 fitoi Oskar për filmin dokumentar Music by Prudence.

koja Me Sijum vo Paklenica_Vlatko

Filmi ‘Unë jam andergraund’ (Me Sijum Underground) është një ngjarje interesante muzikore ku bëhet fjalë për një nga bendet më origjinale maqedonase, Shutka Roma Rap. Apo siç ne nga ‘Balkon3’ e përshkruam me një fjali histori zbavitëse përplot me shpresë.

Me Sijum_poster

Disa dit pas festivalit të filmit Starigrad Paklenica do të keni rastin ta shihni filmin e plotë në ueb faqen tonë 🙂

Comments