Postieri që vrapoi 220 kilometra

Gjithë postierët janë maratonistë. Çdo ditë këmbët e tyre përshkojnë kilometra e kilometra. Edhe heroi në këtë tregim është postier. Postierin Trajçe Mihov, e njohin të gjithë në Veles. Dhe këtu nuk ka asgjë të çuditshme pasi nuk ka njeri që nuk i njeh postierët. Por Trajçe si duket është postieri i vetëm në botë i cili për 24 orë ka kaluar 220 kilometra. Ai është maratonist edhe atë me dokument. Në tetor, Trajçe fitoi vendin e parë në ultra-maratonën në Beograd.

trajce maratonec

Trajçe ka filluar të punoj si postier para 13 vitesh dhe pikërisht profesioni e udhëzoi  në ujërat maratonikë. Thotë se e donë punën dhe ndjehet mirë kur njerëzve u dërgon lajme të mira. Ekipi i Balkon 3 vërtetoi se Trajçe çdoherë shpejton, pavarësisht a është në pantallona të shkurtra dhe atlete  apo në uniformën e postierit. I tillë ishte edhe derisa e  xhiruam këtë video.

Mirko Trajanovski

Comments