Teatri është ura ime mes Shkupit dhe Stambollit

Nëse i hidhni  një sy listës së aktorëve që luajnë në shfaqjet e teatrit turk  nga Shkupi,  në moment një emër do t’ju befasoj. Mes gjithë emrave e mbiemrave, emri Biljana Jovanovska sigurisht që është i pazakontë.  Megjithatë edhe kjo aktore ka lidhje me Turqinë. I ati i saj Gjore Jovanovski ka qenë futbollist, dhe më vonë edhe trajneri  i këtij vendi. (Ka luajtur për ekipet e Ankaragol dhe Samsunspor), kështu që edhe Turqia u bë fati dhe dashuria e saj.

biljana - balkanot

Për ta përvetësuar gjuhën turke u regjistrua në Fakultetin e Arteve Dramatike (FAD) në Shkup, ndërsa prej vitesh është pjesë e ansamblit të teatrit turk.

Turqia është pjesë e imja që nga lindja ime. Për shkak të punës së babait tim shpeshherë e kemi frekuentuar relacionin Maqedoni-Turqi, kështu që paralelisht jam rritur me të dyja kulturat dhe të dyja gjuhët. Kur u përcaktova që të studioj në FAD, ishte e natyrshme që të konkurroja në paralelen turke, me qëllim që të përvetësoja edhe më shumë gjuhën turke”, shprehet Jovanovska.

biljana - zad scena na balchak

Ajo më tej shton se e ka për shpirti melodinë turke dhe se kur shkon në Turqi, për shkak të butësisë së gjuhës, shndërrohet në një personalitet tjetër.

“I dua midhjet  që i shesin në çdo hap dhe të cilat mund  t’i konsumosh duke qëndruar në këmbë. E  dua çajin turk. Më fascinon çiltërsia e njerëzve në rrugë”, thekson Biljana.

biljana - do balchak

Ajo ka diplomuar në qershor të vitit 2011 tek profesor Elejsa Kaso, me shfaqjen “Udhëtimi i gjatë i natës”. Sot lidhjen me Turqinë nuk e mban përmes provave të përditshme në Teatrin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, por përmes aktrimit në serialet turke.

“Me incizimin  e  serialeve “Lamtumirë Rumeli” dhe “Vera e fundit në Ballkan” u pajisa me disiplinë  që të mund të zgjohem në ora 6 dhe të jem e gatshme për incizim, pa dallim çfarë mbrëmje kisha. U mësova që shpejtë të mësoj tekstet, sepse serialet incizohen me shpejtësinë e dritës  dhe duhet të aftësohesh dhe adaptohesh po që se dëshiron të jesh pjesë e  saj”, përfundon Biljana.

Srebra Gjorgjijevska

Comments