Një turk dhe një maqedonas I udhëzojnë njerëzit nëpër labirintet e BE-së

MK TR EN

Dy persona nga vende që kanë marrëdhënie të vështira me Bashkimin  Evropian u takuan jashtë vendit, u miqësuan, zotëruan ligjin evropian  dhe tani ua ofrojnë këshillat e tyre ligjore të tjerëve. Alara Jaziçoglu dhe Lupço Grozdanovski janë themeluesit e Infinitum Legal, kompani e re që ofron këshilla për ligjin e Bashkimit Evropian. Por e kaluara akademike i ka detyruar të vazhdojnë me punën e tyre akademike edhe në kompani.

infinitum_legal_balkon3

Themelimit të kompanisë suaj i parapriu zhvillimi në 3 faza(stadium): miqësia, puna e përbashkët dhe fillimi I biznesit të përbashkët. A keni preferuar gjithmonë që të menaxhoni biznesin tuaj në vend që të punoni në një kompani të madhe?

Alara: Unë gjithmonë kam preferuar të udhëheq me biznesin tim. Edhe pse puna në një kompani të madhe në fillim të karrierës është e domosdoshme në drejtim të krijimit të rrjetit të lidhjeve, të mësuarit dhe fitimit të përvojës. Mendoj se në plan afatgjatë, puna në një kompani të madhe mund të ketë efekte negative si kufizim të krijimtarisë dhe reduktimi I lirisë në punë. Unë jam e interesuar veçanërisht për ligjin e taksave dhe e drejta sportive ku ka shumë ide të mrekullueshme që unë do doja t’i realizojë. Për këto arsye, të jesh kreativ dhe I lirë në punë është vërtetë e rëndësishme për mua. Po ashtu, çdoherë kam pasur ide për biznes personal, por ajo që ishte e re për mua është ideja për faqen e internetit të cilën kurrë më parë nuk e kisha menduar.

Lupço: Alara është arkitekti i konceptit Infinitum Legal. Gjithmonë e shihja veten në qarqet akademike dhe asnjëherë nuk kam pasur një pikë fryme sipërmarrësi në veten time. Por ndodhi që të bashkëpunojmë në një projekt dhe u befasova kur Alara më propozoi të bashkëpunoj në afat më të gjatë. Kuptohet, vërtetë u nderova dhe kam rënë dakord. Të dy e dinim se do të duhet shumë punë, por fakti që ne jemi miq e bën punën zbavitëse. Punësimi në kompani të madhe nuk është përjashtuar si opsion por ajo që më së shumti e vlerësojmë me punën tonë është fakti që  ajo është kreative dhe e larmishme. Kompanitë e mëdha kanë tendencë të jenë më parashikuese në punë.

eu_map

Në këtë drejtim, çfarë mendoni si gjenerata juaj e sheh këtë dilemë? A jetojmë në një kohë konformizmi apo në kohën e marrjes së rreziqeve?

Alara dhe Lupço: Që të mund të marrin rreziqet, të rinjtë duhet të kenë mundësi për ta bërë atë. Ne mendojmë se pronarët e kompanive duhet tu japin shans të rinjve për të treguar aftësitë e tyre krijuese dhe njohuritë. Përpjekja që ata të vihen në një kornizë  apo format është humbje e energjisë mendore. Për fat të keq kjo është gjë e rrallë. Nga ana tjetër, themelimi i biznesit personal në moshë të re nuk është lehtë. Edhe nëse njerëzit kanë ide të shkëlqyer ata nuk mund të gjejnë fonde të mjaftueshme për të themeluar kompani dhe ta realizojnë atë ide. E gjithë kjo kërkon përpjekje të mëdha. Megjithatë, mund të vërehet se sot të rinjtë gjithnjë e më shumë vendosin të themelojnë biznes të tyre  dhe ekzistojnë shumë kompani të suksesshme të themeluara nga të rinjtë  viteve të fundit. Pra mund të konkludojmë se jetojmë në një kohë konformizmi me më shumë njerëz të cilët vendosin që të rrezikojnë.

Fjalori ad infinitum është pjesë shumë interesante e punës tuaj. Kjo është një mënyrë për të vazhduar punën akademike në kompaninë tuaj private, që do të thotë se kërkimi për dije asnjëherë nuk ndalet?

Alara dhe Lupço: Para së gjithash ne besojmë se puna akademike është thelbësore për të ofruar këshilla ligjore. Njohja solide e fushës së ekspertizës tuaj është arma më e rëndësishme që mund ta posedoni në këtë biznes. Kjo është përparësia jonë  më e madhe.

Lupço: Fjalori ad Infinitum është ide e Alarës dhe vlerësoj se është e shkëlqyer. Po, kërkimi i dijes asnjëherë nuk ndalet por gjithashtu edhe shkëmbimi i njohurive, i cili është qëllimi kryesor i fjalorit.

Alara: Fjalori ad Infinitum u frymëzua nga tabelat përmbledhëse të studentëve që i kam bërë kur isha asistente. Zbulova se ajo është mënyra më e thjeshtë dhe më e plotë për të shpjeguar konceptet e komplikuara. Deri në fund të karrierës time si asistent kisha tabela të ilustruara, të përpunuara gjatë viteve, për të gjitha çështjet kryesore në lidhje me të drejtën ndërkombëtare të taksave. Fillimisht doja që t’i bëja për nevojat e mia personale por kuptova se ato mund të jenë ndihmë e madhe për shumë profesor, studentë, avokat dhe këshilltar ligjorë. Kështu erdha në idenë për të shkruar një fjalor të gjerë që ofron informacione më të rëndësishme në lidhje me një fjalë apo afat i përcjellë me tabelë ilustruese. Qëllimi kryesor është që tu ofrohet klientëve tanë një pasqyrë të përgjithshme të terminologjisë,  që është mjet i rëndësishëm për çdo lloj pune.

Fjalorin e quajtëm ‘ad infinitum’ sepse është fjalor pa fund. Ky është përfitimi kryesor nga ajo që ne vendosëm ta publikojmë në faqen e internetit. Fjalori vazhdimisht plotësohet me terme të reja apo ndryshime të fundit të ligjeve. Në punën tonë ndryshimet e rëndësishme janë të shpeshta andaj botimet në letër shpejtë do të vjetrohen. Fjalori ad infinitum kurrë nuk do të vjetrohet pasi vazhdimisht  rishikohet. Gjithashtu duhet të marrim parasysh edhe nevojat e konsumatorëve. Abonentët tanë mund të kërkojnë definicion (përkufizim) të termeve që nuk janë në fjalor apo të kërkojnë më tepër informacione për ndonjë term ekzistues. Thjeshtë thënë, fjalori ynë zgjatë ad infinitum.

eu-law-435423

Nuk mund të mos e vërejmë se kompania juaj është themeluar nga një maqedonas dhe një turke që vijnë nga dy vende që kanë vështirësi të mëdha në lidhje me anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Cili është mendimi juaj për këtë?

Alara dhe Lupço: Pyetja juaj ka dy pjesë. Nga njëra anë është fakti se ne të dy si maqedonas dhe turke vendosëm të bashkëpunojmë ndërsa nga ana tjetër janë problemet që shtetet tona kanë në përpjekje për tu anëtarësuar në BE. Sa i përket të parës, arsyeja kryesore për biznesin tonë të përbashkët nuk është kombësia jonë por sfera në të cilën jemi ekspertë. Ne kemi zbuluar se mirë bashkëpunojmë dhe se e drejta e BE-së, Ligji tatimor dhe ligji sportiv kanë shumë pika të përbashkëta. Qëllimi i përpjekjes tonë është që t’i vëmë në praktikë të gjitha njohurit dhe aftësitë që kemi fituar në dhjetët vitet e fundit në Universitetet në Francë dhe Zvicër.

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, anëtarësimi në BE i Turqisë dhe Maqedonisë është çështje e politikës. Por nëse kemi parasysh ndikimin e ligjit evropian ndaj ligjeve në Turqi dhe Maqedoni, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për implementim të drejtë të ligjeve evropiane në vendet tona përmes projekteve kërkimore për shembull. Kishim mundësi të punojmë në implementimin e ligjeve tatimore në një vend që ishte pranuar së fundmi në BE. Ndërsa analizuam ligjet e vendit dhe përputhshmërinë e tyre me direktivat evropiane dhe jurisprudencën, kuptuam se implementimi i kërkesave të ligjeve evropiane është sfidë e vërtetë për ato vende. Besojmë se mundemi në mënyrë adekuate të përgjigjemi për një sfidë të tillë.

infinitum1_legal_balkon3

Lidhur me këtë çështje, a jeni optimist për të ardhmen evropiane të Turqisë dhe Maqedonisë?

Lupço: Si avokat i BE-së unë jam optimist por nuk jam jo-real.  Arsyet për shkak të të cilave Maqedonia dhe Turqia ende nuk janë anëtare të BE-së janë të ndryshme. Shpresojmë se me kalimin e kohës pengesat do të tejkalohen me mjete diplomatike. Për sa kohë që kjo nuk ndodh ne do të përpiqemi të kontribuojmë me bizneset tona dhe aktivitetet hulumtuese, me ngritjen e nivelit të vetëdijes për kriteret që vendet anëtare të BE-së duhet t’i përmbushin. Ato janë kritere ligjore dhe politike. “Arti: që të jesh anëtare e BE-së nuk do të thotë që verbërisht të ndiqen dhe zbatohen ligjet evropiane por kjo të bëhet si duhet. Besoj se ne jemi të dobishëm në këtë drejtim. Sa i përket Maqedonisë, mendoj se anëtarësimi në BE është e vetmja alternativë mundshme.

Alara: Pajtohem me Lupçon por mendoj se për Turqinë anëtarësimi në BE nuk ka qenë e vetmja alternativë e mundshme. Jam e sigurt se ajo që Turqia nuk është anëtare e BE-së është gjithashtu humbje e madhe për BSHKIMIN Evropian.

Ndër të tjera, ju ofroni këshilla ligjore në lidhje me ligjet evropiane. A janë shumica e klientëve tuaj jashtë kufijve të BE apo pjesa më e madhe janë nga vendet tuaja?

Alara dhe Lupço: Disa  ngaklientët tanë janë nga BE ndërsa të tjerët kanë lidhje të forta me vendet e BE-së. Shembull është Zvicra e cila në disa aspekte është de facto anëtare e BE-së në bazë të marrëveshjeve bilaterale. Turqia është një tjetër shembull i tillë, e cila është e lidhur me BE-në dhe vendet anëtare me Marrëveshjen për Asocim nga viti 1963. Por është e rëndësishme të theksohet se ne ofrojmë këshilla ligjore për të drejtën ndërkombëtare tatimore dhe të drejtën sportive dhe kemi klientë të cilët nuk janë të lidhur me BE-në. Laramania e klientëve tanë na mundëson të lidhim njohuritë tona nga e drejta evropiane, e drejta ndërkombëtare tatimore dhe e drejta sportive kur ofrojmë këshilla ligjore.

Sa përveç klientëve, Bashkimi Evropian ka përfitime nga kompania juaj dhe kompani të ngjashme?

Alara dhe Lupço:Subjektet ekonomike brenda dhe jashtë BE-së sigurisht që përfitojnë  nga kompani siç është Infinitum Legal Services për shkak të dy specifikave që ne i posedojmë. E para, ne jemi ekspert në fusha që vazhdimisht evoluojnë  dhe ku është e dobishme të keni avokat. Kemi gamë të gjerë të aktiviteteve që të mund të punojmë me klientë individual, kompani dhe universitete dhe qendra hulumtuese. E dyta, kombësia jonë na jep përparësi në në kuptimin e sigurimit të këshillave ligjore kur nevojitet të “lidhen” e drejta vendore, e drejta evropiane dhe e drejta ndërkombëtare tatimore.

Gjithashtu me rëndësi është që ne jemi akademik dhe vazhdimisht kontribuojmë në sferat tona dhe sferat ku kombinohen njohuritë tona. Besojmë se ky lloj kontributi është i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të ligjit.

European_Union_map_wikimedia_commons

Çfarë mendoni për vendet e Ballkanit që presin anëtarësimin në BE ? Sa atyre u nevojiten këshilla ligjore të këtij lloji?

Alara dhe Lupço: Nevoja për këshilla ligjore për vendet kandidat të Ballkanit për anëtarësim në BE është e madhe. Përvoja dhe praktika gjyqësore e gjykatës evropiane të drejtësisë tregoi se vendet si Rumania dhe Bullgaria të cilat së fundmi u bënë anëtare të BE-së,  nuk janë të njoftuar sa duhet me fushëveprimin e detyrave të tyre siç është implementimi i direktivave të caktuara për shembull. Gjithashtu, gjykatësit në ato vende si duket nuk e njohin ligjin evropian e as praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Përskaj përpjekjeve për rritjen e kulturës ligjore në vendet kandidatë, me rëndësi është që të ndiqet se si të gjitha ligjet evropiane(аcquis communautaire) mund të zbatohen në fusha të caktuara në vend. Siç theksuam, kishim mundësitë punojmë në një vend të tillë dhe përvoja jonë edhe njëherë e konfirmoi këtë.

Cili është mendim i juaj për situatën e tanishme të BE? Nga njëra anë ka njerëz që vlerësojnë se lëviz shpejtë drejt integrimit të plotë, kah krijimi i Shteteve të Bashkuara Evropiane, duke kërcënuar për të gëlltitur kulturat kombëtare, duke krijuar sasi të madhe të euroskepticizëm. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që thonë se BE duhet të zhvillohet në atë drejtim dhe të bëhet pjesë e SHBE  një ditë dhe askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar prej saj. Cili është mendimi juaj ?

Lupço : Mendimi im është se BE nuk është shtet federal dhe nuk është e gatshme  të jetë kështu për momentin. Mundësia për një zhvillim të tillë nuk përjashtohet në të ardhmen. BE në shumë aspekte është afër sistemit federal por si tërësi nuk mund të thuhet se BE-ja aktualisht është e barabartë me Shtetet e Bashkuara të Evropës, as aspiratat politike nuk lëvizin në atë drejtim. Evroskepticizmi është bindje dhe duhet të pranohet si e tillë por një bindje e tillë duhet të jetë reale. Vitet e fundit dëgjuam shumë skenarë të tmerrshëm për shpërbërjen e BE-së dhe pikëpamjet e tilla rrjedhin nga mosnjohja e BE-së dhe të drejtës evropiane e jo nga mundësit reale apo dëshirat , që të ndodh që Bashkimi Evropian të ndaloj të ekzistojë.

Goce Trpkovski

 

Comments