Në kërkim të çezmës së Gostivarit

Në Gostivar ka një çezme,

Oh , një çezme, shpirt çezmeje

Vajzat e Gostivarit, të gjitha, vajza të zgjedhura

Dhe shpirti më djeg, dhe qajë …

Këto vargje janë nga një këngë  e vjetër. Autori është i panjohur. Bëhet fjalë për tregim dashurie. Çezma nuk është e thjeshtë. Përskaj ujit të ëmbël dhe të shijshëm që rrjedh, rreth saj përhapet aroma e dashurisë. Prandaj kënga vështir se mund të harrohet. Këndohet me dekada, në veçanti në hapësirat ballkanike. Kënga e mrekullueshme është e pjesë e domosdoshme në dasma. Tek njerëzit ngjall shumë emocione të ndryshme në veçanti nëse nusja është nga Gostivari atëherë rëndësia e këngës është edhe më e fuqishme.

Gostivar_cover

Balkon3 në kërkim të çezmës e vizitoi Gostivarin. Me orë të tëra shëtitëm rrugëve të Gostivarit në një ditë të diele me shi me shpresë se do ta gjejmë çezmën dhe vajzat e bukura pranë saj që përmenden në vargjet më lartë. Por për fat të keq edhe përskaj përpjekjeve “Shpirtin e çezmës” nuk arritëm ta gjejmë. Megjithatë, lexuesit e Balkon3 nuk do të privohen nga fotografit e mrekullueshme të qytetit i cili njihet edhe me emrin “qyteti me shumë mysafir, qyteti mikpritës”.

 

Teksti dhe foto: Husamedin Gina

 

Comments