Muzgu në Stamboll

Muzgu… për shumicën pjesa më romantike e ditës … moment kur ndërthuren  ëndërrat dhe ngjyrat… kur thyhen rrezet e diellit … ndërsa qielli derdhet në ngjyra nga më të ndryshmet, të cilët krijojnë skena të mahnitshme dhe të bukura .

E gjithë ajo bukuri e muzgut   bëhet e veçantë, nëse gjendeni në Stamboll, qytet që magjeps në çdo aspekt. Unë pata fatin të shijojë muzgun  në lokalitetin Jeshil Koj (Yeşil Köy) ( fshat i gjebërt).

Që nga  momenti i parë kur do të shihni perëndimin e diellit, i harroni  problemet e përditshmërisë , në kokë nuk ju mbetet asnjë mendim negativ, asnjë shqetësim, me një fjalë niseni  në një udhëtim të mrekullueshëm. Jo shumë larg ,por përgjatë valëve. Fluturim në vend.

Anijet , aeroplanët e shumtë të cilët  mesatarisht në çdo pesë minuta aterojnë në aeroportin Ataturk , janë pjesë e perëndimit të diellit.

Me fotografitë e Balkon3 kënaquni në bukurinë e muzgut!

Photo: Husamettin Gina

[portfolio_slideshow id=8660]

Comments