Muzeu në fshatin e vogël turk Baksi është muzeu më i mirë në Evropë

Fshati Baksi më herët i njohur si Bajraktar është fshat i zakonshëm në Turqi në të cilin jetojnë 480 banorë të cilët deri më tani nuk janë transferuar në Stamboll edhe pse është larg 1.100 kilometra, në kryeqytetin  Ankara i cili gjendet 600 kilometra larg apo më vendin më të afërt Bajburt. Për dallim nga dy të metropolet e para të shpejta dhe multi-milionëshe, Baksi është fshat i vogël në të cilin sikur koha ka ndaluar, por megjithatë edhe përkundër lënies anash,  për të është dëgjuar larg. Me siguri pyesni pse? Nëse më herët ka qenë i njohur si vend përmes së cilit ka kaluar rruga legjendare e mëndafshit apo itineraret e Marko Polos dhe të famshmit Çelebi, sot ky fshat është i njohur sipas muzeut më të mirë në Evropë- muzeu Baksi.

baksi3

 

Ky institucion morri çmimin për muze më të mirë në vitin 2014 që e ndan Këshilli i Evropës. Me këtë rast, gjatë 12 muajve të ardhshëm në Baksi do të ekspozohet një nga statujat prej bronzi të artistit Huan Miro, e cila paraqet simbol të këtij çmimi dhe e cila çdo vit ekspozohet në muzeun  më të mirë. Objekti modern i Muzeut Baksi në këtë mjedis idilik, duket sikur ka dalë nga një film.

Baksi_cover

I ngritur në një kodër e cila shikon në lumin Çoruh dhe nëse rastësisht udhëtoni nëpër këtë rajon vështir se do të mendoni se objekti në fakt është një muze.

HusamettinKocan

Ideja për ndërtimin e një objekti të tillë i cili është aq larg nga metropolet e Turqisë, ishte ëndërr e kamotshme e artistit dhe akademikut Husametin Koçan. Balkon 3 bisedoi me babin e muzeut më të mirë evropian,  ideja e të cilit që të lidhë artin modern me atë tradicional, i solli famë botërore.

-Ideja rrjedh nga dëshira e përkrahjes së rajonit dhe banorëve lokal duke pas parasysh faktin e zhdukjes së vlerave lokale tradicionale. Një nga arsyet për ekzistimin e muzeut është ajo që dëshiruam ta sjellim artin modern në periferi. I eliminuam paragjykimet kulturore me ekspozimin e zanateve kulturore dhe tradicionale së bashku me artin modern në të njëjtën hapësirë, shprehet Koçan për Balkon 3.

Ai pranon se ideja nuk është pranuar menjëherë me entuziazëm dhe për shumëkënd ishte e çuditshme.

-Në disa qarqe akademike u vlerësua si e çuditshme atë që bëri Muzeu Baksi, të bashkojë në muze tradicionalen me modernen. Të habitur ishin edhe fshatarët kur ekspozuam mjete të cilat akoma i shfrytëzojnë ose që nuk i përdorin më. E dimë që ajo që është e re ushqehet nga tradita, ndërsa ajo që e mban të gjallë traditën është pikërisht  risia-sqaron artisti.

etnografik-sergi-7b etnografik-sergi-22b

Muzeu jo vetëm që i theu barrierat kulturore por planifikon që të fokusohet edhe në problemet sociale dhe ekonomike të rajonit. Koçan vlerëson se çmimi do të nxis zhvillimin e rajonit me rritjen e numrit të vizitorëve pasi vendit i nevojiten njerëz të cilët fatkeqësisht gjithnjë e më shumë i ka më pak, për shkak të migrimit të madh. Dikur fshati ishte i njohur për nga zanatet nga qeramika apo për nga të endurit pëlhurë ndërsa sot këto zanate praktikisht janë zhdukur.

atolye-1 baksi atolye-3 baksi

Arkitektura tradicionale është zhdukur së bashku me zdrukthëtarët dhe muratorët të cilët janë shpërngulur nëpër qytete. Fjala “baksi” në dialektin lokal do të thotë shaman i cili simbolizon mjekimin, mbrojtjen dhe ndihmën. Pikërisht këtë e bëri Muzeu Baksi për këtë fshat i cili po vdes qetë- i’a shëron plagët që ia la koha.

Baksi1

Çfarë të shihni:

Kështjella në Bajburt

Ka pësuar shumë restaurime të pasuksesshme, por megjithatë është një nga atraksionet më të mira në qytetin Bajburt. Rrjedh nga koha e Mbretit Urartu (900-600 p.e.s.) ndërsa theksohet në tregimet e Marko Polos dhe Gjyshit Korkut.

Bayburt Kale-Citadel

Fshati i gjarpërinjve

25 kilometra largësi nga Bajburt gjendet fshati Kirkpinar. Çdo vit fshati është nikoqir i adhuruesve të gjarpërinjve, për të cilat besohet se kanë fuqi shërimi. Gjarpërinjtë në këtë rajon paraqiten në muajin maj dhe qershor dhe më pas zhduken.

Ujëvarat e Sirakajallarit

Ujëvarat në fshatin Sirakajallar janë dhuratë e mirë nga natyra dhe janë atraktiv në verë kur ka numër të madh vizitorësh.

Çfarë të bëhet:

Foto safari

Gjatë gjithë vitit rajoni rreth Bajburtit është i shkëlqyer për foto-safari nëpër malet ku vazhdimisht ka borë apo në luginat e lumit Çoruh dhe ujëvarat e afërta.

04 Geographical Baks_ Snow

Rafting

Lumi Çoruh me gjatësinë e saj prej 260 kilometra është vend i shkëlqyer për aventurë rafting. Vlerësohet se është një nga lumenjtë më të shpejtë në rajon dhe më gjerë që e bën të mirë për këtë lloj sporti.

Alpinizëm dhe peshkim

Malet përreth dhe natyra e paprekur janë të shkëlqyera për peshkim sportiv si dhe për alpinizëm në majat përreth që arrijnë lartësi edhe prej 3000 metra.

bayburt harita

Kënaquni në muzeun më të mirë në Evropë-muzeun Baksi, në natyrën e paprekur dhe në aventurat që i ofron kjo pjesë e bukur e Turqisë.

Autor: Balkon3

Comments