Në mes të kësaj shkretëtire në rrethin e Sveti Nikoles, e cila më tepër ngjason me ndonjë luginë në Afganistan se sa në Maqedoni, fshihet një legjendë e shkëlqyer! Deri më tani nuk është shfaqur në opinion, por për këtë qëllim jemi ne këtu, që ta zbulojmë për ju! Të nxisim kureshtjen tuaj që ndoshta edhe ju të vizitoni këtë lokacion të shkëlqyeshëm.
Shikojeni fillimisht mirë e mirë këto murre, kurse tani dëgjojeni edhe legjendën:
Një ditë prej ditëve Djalli kishte vendosur që të rrethojë apo murrëtojë lumin Bregallnicë me qëllim që të përmbytë Ovçepolen. I kishte thënë Zotit se këtë gjë do ta realizonte për një natë, por për fat të mirë nuk ia kishte dalë që të përfundojë këtë gjë!
Zoti e kishte mashtruar djallin. Ai kishte gjetur një gjel, e kishte goditur dhe me këtë e kishte zgjuar! Gjeli kishte nisur të këndojë dhe me këtë para kohe ka alarmuar se po nisë mëngjesi, kështu që djalli ka arritur të ndërtojë vetëm gjysmën e idesë së tij, dhe kështu ai kishte vdekur nga ky shqetësim!!!
Kështu Ovçepole shpëtoi nga përmbytja, kurse lumi Bregallnica edhe sot e kësaj dite vazhdon të rrjedh dhe ekzistojë, por vetëm Murri i Djallit ka ngelur të dëshmojë për betejën mes të mirës dhe të keqes…
Që të arrini deri tek Murri i Djallit, duhet që mirë të shtrëngoni atletet. Për të arritur deri tek ky murr, ju duhet të ecni në këmbë për 2 orë nga fshati Bogosllovec i Sveti Nikoles. Kur të arrini deri tek ky lokacion, besoni, përpjekja iu paguhet…
Murri i Djallit ka qenë i gjatë disa kilometra, ende ekzistojnë disa mbetje të tij, nga ai ende mund të shihni disa momente dhe detaje interesante. Ky murr vazhdon të mbetet mistik, pasi këtë lokacion e vizitojnë njerëz që dëshirojnë ta shohin atë si pjesë të natyrës, por e vizitojnë edhe njerëz që janë vënë në kërkim të pasurisë së groposur, përkatësisht kërkues të arrit pasi pikërisht në këtë vend ekzistojnë edhe legjenda se ka të groposur një sasi të madhe të arrit dhe që ekzistojnë tunele nën kodrinën përballë Murrit të Djallit. Shpesh herë më tepër shkaktohen dëme se sa në të vërtet gjendet arri!
Si rezultat i gjithë këtyre legjendave, një vend i tillë nuk mundet të mos fsheh edhe një inspirim të fuqishëm për artistët, mes të cilëve janë edhe piktorët.
Kur të ndalet një njeri para Murrit të Djallit, për një çast ndihet i vogël krahasuar me atë. Më pas mund të ndjesh se në këtë vend ekziston edhe një fuqi e madhe, edhe pse ajo mund të jetë një çregullim tektonik i tokës, por megjithatë ndihet një fuqi e madhe! Murri i Djallit shtrihet nga Lindja drejt Perëndimit dhe sigurisht se kjo nuk është një detaj i rastësishëm!!!
Vërtet njeriu ndjehet i vogël përskaj këtij fenomeni prej guri, pas të cilit fshihen shumë legjenda, përveç asaj tani më të njohurës se si Zoti ka mposhtur djallin, shpesh herë mund edhe të dëgjohen edhe dëshmi të peshkatarëve rreth asaj se si këtë vend e vizitojnë edhe UFO ( objekte të paidentifikuara) jashtëtokësore!
Se si është krijuar ky vend i magjishëm, gjithsesi se një version të tyre, përveç legjendave kanë edhe shkencëtarët, njëherësh një pjesë e madhe e territorit të Maqedonisë para 40 milion vjetësh ka qenë deti, kurse uji ka filluar të tërhiqet para 25 milion viteve.
Deri më tani Murrin e Djallit e vizitojnë vetëm grupe të paorganizuara nga vendi dhe avaturierë të huaj. Me një promovim të mirë dhe një strategji kombëtare, fshati Bogosllovec dhe Murri i Djallit mund të kthehen në një nga destinacionet më atraktive turistike…
Valmir Kuchi