Mish i fshatit, kënaqësia gastronomike e përcjell me verë të kuqe

Ushqimi nga hapësirat ballkanike e cila konsumohet gjatë gjithë sezoneve edhe pse më mirë është kur jashtë është ftohtë, duke pas parasysh se ka disa lloje të ndryshme të mishit.

selsko1 070 balkon3

Nëse kjo kënaqësi gastronomike kërkon të përmbyllet me verë të kuqe, atëherë e keni të qartë pse këshillojmë  që të mos përgatitet kur është nxehtë. Me siguri për shkak të disa llojeve të ndryshme të ushqimeve me mish, emrin e ka marr si mish I fshatit por edhe nëse më parë është përgatitur vetëm nëpër fshatra sot nuk ekziston  kafene, lokal ku në meny nuk ekziston kjo tavë-mish i fshatit.

Mos kini frikë, përpiquni edhe në qoftë se dyshoni në aftësitë tuaja të përgatitjes në kuzhinë. Është lehtë për ta gatuar dhe vështirësia e vetme është pritja që ushqimi të përgatitet në tërësi pasi që nga moment I parë aromat e këndshme të ushqimit mashtrojnë për t’i provuar ato.

Përbërësit:

200 gr. Mish derri

200 gr. Mish  viçi

200 gr. Mish  pule

200 gr. Mish  I grirë

Majdanoz

300 gr. Kërpudha

Kaçkavall

Djath (Parmezan)

kripë , piper , erëza  të thata e të përziera , piper i kuq

2 kokrra hudhër

1 qepë

1 spec i freskët

pak miell dhe origano

30 ml verë e bardhë

200 ml qumësht

Përgatitja:

Fillimisht të gjitha llojet e mishit prehen në copa të vogla. Në një tavë me vaj dhe pak gjalpë së pari skuqet mishi I viçit, I derrit, I pulës dhe në fund mishi I grirë nga e cila tashmë duhet të formohen topa të vegjël.

Në fund skuqen edhe kërpudhat të cilat mund të jenë edhe të freskëta. Skuqen së bashku me specin e freskët dhe 1 kokërr qepë.

selsko meso11Pastaj mishi dhe kërpudhat vendosen në një tavë më të madhe. Që përshtypja të jetë e plotë, do të ishte më mirë që tava të jetë nga argjila, por nëse nuk keni një të tillë, atëherë çfarë të keni.

Në tavën ku I skuqëm mishin dhe kërpudhat shtohet edhe pak vaj dhe dy lugë miell të cilën e skuqim shkurt ndërsa shtojmë edhe 200 ml qumësht që të fitohet masë më e dendur” beshamell”. Kësaj mase I shtojmë krip, erëza, piper të zi, hudhra…

Masa lihet që të vlojë së bashku me erëzat deri sa të lirojnë aromën e tyre. Mishit në tavë  I hedhim krip speci, pastaj majdanoz të grirë dhe përfundojmë me beshamellin e përgatitur.

Pas kësaj menjëherë tava vendoset në furrë, që të piqet rreth 20-30 minuta në 200 gradë celsius. Para përfundimit, në tavë shtojmë edhe kaçkavallin e grirë që të shkrihet dhe për të kapur kore. Pasi tava të jetë gati, hedhim edhe djathin (parmesan) I cili I jep një shije të veçantë gjellës.

Nëse e dekoroni dhe si është pak e rëndësishme.

Me rëndësi, mos tentoni të hani me shumë bukë dhe kujdes, mos e harroni verën….

Ju bëftë mirë!!

Hristina Risteska

Comments