Mëlçi e zezë e skuqur nga Edrenja: Receta sekrete

Edrene, qytet kufitar, vend magjik që  bashkon Anadollin dhe Evropën, ku takohen tre lumenjtë Tunxha, Arda dhe Marica. Qytet i cili ju përfiton me ngrohtësinë e vet menjëherë sa ta vizitoni atë. Mikpritja e njerëzve dhe pasuria gjeografike e cila pasqyrohet në kulturat tradicionale e bëjnë Edrenen vend të veçantë.

Edrene_cover

Me shekuj Edrene ishte nikoqir i shumë kulturave. Pas ndarjes së perandorisë romake, qyteti ishte në kufijtë e perandorisë bizantine ndërsa më vonë ishte kryeqytet i perandorisë osmane, plotë 92 vjet, deri në pushtimin e Konstatinopojës. Prandaj qyteti përbëhet nga monumentet historike siç janë pallatet, xhamitë, shkollat fetare, tregjet  e mbyllura, kafenetë, banjat etj. Arkitekti i madh Sinan e ka projektuar kryeveprën e tij, xhamin e njohur Selimije në këtë qytet.

Edrene1

Ekzistojnë dhe ndërtime tjera të veçanta siç janë kisha katolike italiane, kisha bullgare Shën Georgij, Kisha Shën Konstatini dhe Elena dhe sinagoga e madhe  (e dyta për nga madhësia në Evropë) të cilat i japin ngjyrë dhe pasuri qytetit.

Edrene2

Siç mund të shihni nuk është e mundur të thuhet gjithçka për Edrenen vetëm me një shkrim, prandaj le të kthehemi në temën kryesore! Do flasim për mëlçinë e zezë e të skuqur nga Edrene. Kjo është arsye e mjaftueshme që ta vizitoni qytetin ndërsa ka shije që i tërheq edhe ata që nuk janë adhurues të këtij lloj ushqimi.

Mishi është përbërësi kryesor në kuzhinën e Edrenes, ndërsa mëlçia e zezë është bërë simbol i qytetit. Cilat janë arsyet që e bëjnë këtë ushqim aq të famshëm? Çfarë është ajo që e  dallon këtë ushqim nga të tjerat? Nëse dëshironi ta mësoni recetën sekrete, tani e keni mundësin pasi unë do ta ndaj sekretin me ju!

Rregulla e parë: Gjellëbërësit nga Edrene preferojnë që mëlçi të zezë viçi dhe jo më i vjetër se një vjet. Po ashtu është e domosdoshme që mishi të jetë i freskët, sipas mundësisë të merret që ditën e parë. Mëlçia e zezë prehet në feta shumë të holla dhe duhet të pastrohet nga venat dhe gjaku (kjo është me rëndësi pasi kjo e bën gjithë dallimin).

edrene3

Sekreti i aromës speciale të mëlçisë së zezë është tek vaji për skuqje. Mëlçia e zezë fillimisht rrotullohet në miell dhe pastaj skuqet disa minuta në vaj luledielli të nxehtë  në temperaturë të lartë.

edrene4

Shtoni krip pasi të skuqet dhe është gati për shërbim. Ushqimi që shërbehet me mëlçinë e zezë janë specat e thatë djegës të llojit “Karaaçi” të cilat kultivohen në Karaagaç, Edrene. Specat fillimisht duhet të skuqen në vaj të nxehtë.

edrene5

Mëlçia e zezë dhe specat janë gati dhe mund t’i konsumoni me ajran. Ju bëftë mirë!

edrene6

Pasi tani e dini sekretin e kësaj recete të shkëlqyer, koha është që ta vizitoni Edrenen edhe atë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të pendoheni!

Tekst dhe foto : Arkan Çinetçi

Comments