Me varkë nëpër tre shtete

Në Evropë ka vetëm tre liqe në ujërat e të cilëve bashkojnë territoret e tre shteteve të ndryshme. Një prej tyre është pikërisht në rajonin tonë, liqeni i Prespës ku takohen linjat kufitare të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Shembulli I dytë është në veri të kontinentit, trekëndëshi mes Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës e cila edhe pse është atraksion  lokal për aventuristët nuk është vend me potencial të madh. Prandaj më interesant është rasti I tretë, liqeni Konstanca e cila  lidh Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën. Thjeshtë i lidhë ata. Konstanca është territor i vetëm evropian që është e përbashkët për më shumë shtete dhe e cila nuk është e ndarë fizikisht. Po, nuk ka linja kufitare, as të paramenduara, ujërat e liqenit përfundojnë në brigje ndërsa brendësia e gjitha u takon të gjithëve njëkohësisht. Turizmi atje lulëzon. Thjeshtë me varkë apo me anije mund të lëvizet nga një shtet në të dytin dhe në shtetin e tretë.

Për fat të keq nuk e kemi atë privilegj në Prespë. Turizmi këtu po zhvillohet ngadalë, veçanërisht në anën maqedonase. Greqia dhe Shqipëria janë vende që kanë dalje në det prandaj edhe shumë pak investohet në turizmin liqenor, përderisa në Maqedoni, Prespa deri në vitin 1990 ishte magnet për turistë. Andaj akoma është praktike që ky liqen të vizitohet nga bregu i saj maqedonas. Veçanërisht për shkak se ishulli i tij, Qyteti i Madh, i takon Maqedonisë. Ishulli i gjarprit është emri i dytë i Qytetit të Madh, për shkak të popullimit të gjarpërinjve të ujit që i ka pushtuar brigjet e saj. Por në mesin e saj ka gërmime fantastike arkeologjike dhe kisha të vjetra.

Nëse arrini në fshatin Stenje, mundeni shumë lehtë të gjeni transport me varkë deri në Qytetin e Madh. Prej aty është më shtrenjtë, kushton rreth 50euro dhe lundrimi zgjatë më gjatë, së paku një orë e gjysmë. Prandaj nëse arrini që të depërtoni deri në Konjsko përmes rrugës së ngushtë, vetëm kërkoni xhaxhin Tanas Petreski, kapitenin lokal i cili me varkat e tij për 20 euro shpesh dërgon turistë deri në bregun e Qytetit të Madh dhe anasjelltas.

Njëherë lundruam me xhaxhin Tanas deri në ishull. Re të rënda kishin rrethuar Prespën. Përgatitej një stuhi e madhe. Ai hamendej nëse duhej të nisej, por ne pasi kaluam rrugën më të gjatë që mund të kalohet nga Shkupi deri në një vend tjetër në Maqedoni, ishim këmbëngulës. Është interesante se ishulli është në shkëmb, si përcaktim natyrorë andaj brendësia e saj është e arritshme vetëm nga ana jugore. Pikërisht këtu gjendet trekëndëshi, këtu lidhen kufijtë. Këtu edhe ndahen shtetet. Njerëzit pyesin – si mund uji të ndahet me vijë? Ja kështu, e paramenduar. Por mjaft serioze. Era frynte mjaft fuqishëm kur ktheheshim nga Qyteti i Madh, dhe kapiten Tanasi ishte mjaft i frikësuar se valët mund ta shtynin varkën në pjesën greke apo shqiptare, ndërsa ai atëherë do të mund të dënohej për kalim ilegal të kufijve ndërshtetërorë si dhe për kontrabandë me njerëz! Fatmirësisht, nuk ndodhi një gjë e tillë dhe derisa po ktheheshim ngadalë kah bregu pamë karakollët e mbetur nga socializmi kur e gjithë hapësira ishte e siguruar për shkak të së cilës fshati Konjsko nuk kishte shansin që të zhvillohet në mënyrë turistike  si edhe pjesa tjetër e Prespës dhe ka mbetur fshat peshkatarësh me dekada.

Xhaxhi Tanas shpreson se kjo do të ndryshoj ndërsa ne shpresojmë që sa më parë edhe nëpër Prespë të lundrohet pa kufij dhe shumë njerëz do të nxiten që me varkë të thjeshtë dhe për kohë të shkurtër, të mund të kalojnë nëpër tre shtete.

Goce Trpkovski

Comments