A keni provuar ndonjëherë llokumin? Ky delikates i shijshëm është një nga karakteristikat më të mira të Turqisë. Llokumi mund të jetë “i zakonshëm”, me aromë trëndafili, fruta të thata, arra, kokos,… Fëmijët e mi adhurojnë llokumin, ndërsa jetojnë jashtë shtetit dhe unë nuk mundem çdoherë që tu sjell këtë kënaqësi nga shtëpia. Por tani llokumin mund ta përgatisni në shtëpi!
Pak për historinë e llokumit turk. Para ardhjes së sheqerit të rafinuar, në fund të shekullit të 18, osmanlinjtë kanë bërë versionin bruto të llokumit me shfrytëzimin e mjaltës apo marmelatës, shurup të koncentruar rrushi dhe miell misri. Haxhi Bekiri, një prodhues veshjesh në atë kohë, u bë i njohur për shkak të përdorimit gjenial të sheqerit të bardhë dhe nisheste misri dhe është thirrur në Pallatin Topkapi që të bëhet pionier në zhvillimin e asaj që sot është një nga monumentet e Turqisë. Variacione të llokumit mund të gjenden në të gjitha rajonet e Turqisë. Çamçakëzi është edhe një nga përbërësit, i respektuar nga ana e sulltanit ndërsa mund të shfrytëzohet për krijimin e versionit të llokumit i cili mund të dredhet.
Recetë për llokum të “ zakonshëm”
Përbërësit:
– 25 gram sheqer
– 100 gram miell misri
– 700 gram sheqer pluhur
– Lëng limoni
– 3 lugë xhelatinë
– Ngjyrë të kuqe apo rozë për gatim
– 2 lugë ujë trëndafili
Përgatitja:
Vendosni një foli të tejdukshme në një enë të madhe mundësisht e tejdukshme për pjekje dhe në të hidhni pak sheqer dhe miell misri. Në një enë tjetër për gatim vendoset sheqeri pluhur, lëngu i limonit dhe 400 mililitra ujë. Përgatitet në zjarr të qetë derisa të tretet mirë. Në një enë tjetër përzihet mielli i mbetur i misrit me 100 mililitra ujë të ftohtë ndërsa më pas shtoni atë në shurupin e sheqerit. Hidhni xhelatinën dhe përzieni derisa të mos ketë toptha në të. Përzierja duhet të vlojë ndërsa më pas të lihet në temperaturë të mesme edhe 20 minuta duke e përzier shpesh. Masa duhet të jetë e dendur dhe të fitoj ngjyrë të verdhë të zbehtë.
Pas përgatitjes shtohet uji I trëndafilave dhe sipas dëshirës ngjyrë për gatim që llokumi të fitoj ngjyrën e dëshiruar. Më pas vendoset në enën që fillimisht e bëmë gati dhe lihet në vend të ftohtë gjatë natës. Pasi masa të forcohet prisni atë në formën e dëshiruar dhe mund ta përzieni me sheqer pluhur dhe miell misri që të mos ngjitet. Llokumi i shtëpisë është gati dhe mund ta shijoni duke pirë kafe turke.
Tekstin dhe mënyrën e gatimit mund ta gjeni në këtë link.
Autor: http://ozlemsturkishtable.com