Lakrori i Malishevisë

Në pjesën lindore të Maqedonisë, në Malishevën e bukur përgatiten ushqimet më të mira maqedonase. Të shkruara apo të mbajtura mend nga goja e gjysheve dhe stërgjysheve, amviset e reja po i rinovojnë recetat e vjetra dhe me dëshirë të madhe që ato ti ndajnë me më të afërmit, japin shumë mund në përgatitjen e tyre. Në Berovë, amviset  e afta dhe me përvojë përgatisin lakrorin e Malishevës, specialitet me shije të veçantë dhe unike. Lakrori i gjyshes Zhivka, i gatuar mirë, është sekreti i cili arrin që të mbledh gjithë familjen në një tryezë.

zelnik_cover

Herët në mëngjes përgatit brumin dhe në drekë era e këndshme i mashtron të gjithëve që të ulen në tryezë. Atëherë në disponimin e mirë kënaqemi me specialitetin e shijshëm, kuptohet i kombinuar me djathë të bardhë Berove. Këtë herë  për lexuesit e Balkon3 shkuam në Berovë dhe lutëm gjyshen Zhivka që të na e zbuloj sekretin e gatimit të lakrorit të Malishevës. Ajo me kënaqësi iu përgjigj lutjes sonë, por kësaj radhe me ndihmën e një amvise më të re, të cilën nuk guxojmë të mos e përmendim, Zorka Kuskinska.

zelnik1

Përbërësit:

Për brumin:

1 kg miell

1 tharm

1 lugë supe krip

1 lug supe sheqer

Ujë

Vaj për lyerjen e shtresave

Për fillin:

Presh

Djathë

Për fillin mund të përdoret edhe spinaq apo presh të skuqur me speca dhe domate

Mënyra e përgatitjes:

Merret një kockë tharm dhe përzihet me sheqerin dhe kripën. Kjo përbërje përzihet me një kilogram miell dhe ujë sipas nevojës. Pasi ta kemi zënë brumin mirë, e lëmë të qëndroj një orë. Pastaj brumi ndahet në 5 pjesë të vogla dhe një pjesë më e madhe. Të gjitha pjesët gatuhen me shkop gatimi me trashësi prej 1 milimetri.

zelnik2 zelnik3

Çdo shtresë e gatuar në këtë mënyrë lihet në një çarçaf që të thahet,deri sa të përfundojmë me të gjitha pjesët. Pjesa më e madhe e brumit gatuhet me shkop gatimi me trashësi më të madhe dhe vendoset në një tepsi. Shtresave të vogla të gatuara u hedhim djathë dhe i lyejmë me vaj.

zelnik5

Pastaj mblidhen dhe renditen në shtresën më të madhe. Me skajet e shtresës së madhe i mbyllim shtresat më të vogla.

zelnik6 zelnik7

Në mes vendoset pak presh i skuqur me djathë dhe përsipër hedhim miell. Lihet një orë dhe pastaj piqet në 250 gradë.

zelnik9 zelnik10

Pas pjekjes largohet nga fura dhe stërpiket me pak ujë dhe vaj të përzier paraprakisht dhe sërish futet në furë që të piqet edhe 10 minuta.

zelnik8

Ju bëftë mirë!

Autor: Julijana Dimitrievska

Foto: Dijana Dimitrievska

Comments