Krem supe me karota dhe kerri

Mësime nga studentët grekë në Britani-kuzhina indiane

soup_curry_balkon3

Disa dekada të jetesës dhe studimeve në Britani të Madhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe të qëndrueshme tek shumë gjenerata greke. Sigurisht, prezenca kudo e kuzhinës britaniko-indiane është një prej ndikimeve të pashmangshme. Ja një recetë për supë të lehtë, të shpejtë dhe me kalori. Nuk është gjellë e përkryer vetëm për studentët por kuptohet për të gjithë!

Kjo përzierje e veçantë e shijeve tingëllon pak sa ekzotike por ju mund të eksperimentoni lirisht me përbërësit dhe sasinë e erëzave të ndryshme. Pra, lirisht mund ta adaptoni këtë recetë sipas shijes suaj. KënaquniJ

Përbërësit:

500 gr karotacurry-soup11_balkon3

1 copë presh

2 lugë supe gjalpë apo margarinë

3 lugë supe miell

1 litër ujë të nxehtë nga perimet

1 tufë trumzë e freskët apo 1 lugë trumzë e tharë

1 lugë kerri djegës

1 filxhan qumësht

Krip dhe piper i zi

Gjysmë lëvore portokalli

Një filxhan kos
Përgatitja:

Pastroni karotat dhe preshin dhe preni ato në rrathë. Vendosni ato në një tenxhere të madhe dhe skuqni në gjalpë apo margarinë rreth pesë minuta në zjarr të mesëm. Hidhni miellin dhe vazhdoni të përzieni përbërjen rreth 2-3 minuta. Pastaj shtoni ujin e nxehtë të perimeve, kerrin dhe trumzën, ulni zjarrin dhe zieni atë derisa perimet nuk zbuten duke përzier kohë pas kohe. Pastaj largoni perimet me lugë dhe grimconi apo në aparat të posaçëm apo vetëm shtypni me pirun dhe pastaj ktheni në tenxhere së bashku me qumështin dhe lini që të zihen edhe 10 minuta (tani shtoni edhe kripën dhe piperin e zi). Gjatë shërbimit të supës, në pjatë vendosni nga një lugë kos dhe një pjesë të lëvozhgës së portokallit.

Kënaquni me këtë supë të pazakontë të Balkon3:)

Sophia Nikolaou

Comments