Korfuzi- Pjesë e parajsës në Detin Jon

Vet mendimi për det, diell, plazhe, për mua  asocon në ishullin e mrekullueshëm në Detin Jon-Korfuz. Edhe pse nuk është ishulli më I madh në Detin Jon megjithatë është më I gjelbëri. Dhe nëse pyesni pse është i tillë, tregimi I vendasve thotë: kur ishulli ishte nën sundimin francez, Katerina Mediçi udhëheqësja e atëhershme e Francës u ka premtuar nga një monedhë ari për secilin që do të mbjell pemë ulliri. Sa monedha ari janë shpërndarë nuk dihet, por sot Korfuzi ka mbi katër milion pemë ulliri.krf balkon3 1

Pak histori. Ndikim më të madh në kulturën dhe zhvillimin e Korfuzit, ka pasur Republika Veneciane e cila me shekuj ka menaxhuar ishullin dhe kjo I dha një karakter të veçantë. Me Korfuzin menaxhuan edhe romakët, Bizantinët, britanikët dhe francezët dhe gjithë kanë lënë shenjat e tyre të cilat edhe sot e kësaj dite janë të njohura. Si në arkitekturë dhe art ashtu edhe në muze dhe vendet arkeologjike.

Te ishulli arrihet nëpërmjet dy porteve: njëri në qytetin Korfuz i cili ka të njëjtin emër si ishulli ( në greqisht Kerkira) dhe porti i dytë më i vogël Lefkimi. Trafiku ajror është i zhvilluar sidomos në verë kur fluturime ka pothuajse 24 orë në ditë.  Interesantë është aeroporti, pista e të cilit gjendet në afërsi të detit dhe lë përshtypje se avionët “ shkojnë në ujë”. Afër aeroportit ka hotele të bukur që kanë tarraca të mëdha ku turistët kënaqen duke shikuar fluturimin dhe aterrimin e avionëve. Dhe kur kamerieri ju shërben kafen ju thotë: ‘kënaquni me pamjen’.

Korfuzi ofron diçka për secilin. Paqe dhe qetësi në shumë fshatra të vogla peshkimi që u bënë vende të bukura turistike, arkitekturë interesante dhe lokalitete që tregojnë historinë e ishullit e deri tek festat e zhurmshme, disko e bare të cilat më së shumti i vizitojnë turistët e rinj.

grcka-sarma4 balkon3

Ushqimi është mesdhetare shumë specialitete greke. Më mirë për të ngrënë është në taverna se sa në restorante sepse atje gjendet ndonjë specialitet, recetë shtëpie, të cilën familja që e mirëmban tavernën e përgatit mirë atë. Sallata e njohur greke xaxiki kombinohet me pite me spinaq, djathë apo toptha mishi në salcë domatesh, peshk të freskët  dhe kallamar të përgatitur në mënyra të ndryshme.corfu beach b3

Megjithatë më së shumti, turistët duan plazhe të bukura. Për dallim nga ishujt tjerë të Detit Jon ku plazhet janë gurë, këtu plazhet janë me rërë të verdhë dhe në disa vende me ngjyrë të zjarrtë. Kësaj i shtohet edhe deti blu  ku horizonti bashkohet me qiellin dhe krijon një fotografi që nuk mund ta shihni çdo ditë. Këto plazhe gjenden në pjesën jug-perëndimore dhe veriore të ishullit ku pamja mund të hedhet shumë larg.

Ndërsa unë në këto ditë të ftohta çdoherë kur mendoj Korfuzin, ujin e nxehtë dhe të kristaltë në plazhet Glifada, Maratias, Gardenos, Kontogailos, Mirtiotica, disponohem dhe me padurim pres ri-takimin …

Ja disa këshilla të dobishme dhe informacione për kalimtarët që dëshirojnë ta vizitojnë këtë ishull:

Trageti Igumenica-Lefkimi në një drejtim kushton 4 euro për një person dhe 28 euro për makinën. Udhëtohet një orë.

Shazlone dhe ombrellat në plazhe nga kafenetë përreth kushtojnë 3 euro për person ndërsa fitoni edhe një pije. Shazlonet që nuk janë pjesë e kafeneve kushtojnë më shtrenjtë 4 deri 4,5 euro për person.

Frapeja kushton 2 deri 2,5 euro, birra 3 euro, ndërsa shpesh ka edhe promovime të pijeve dhe mund ti merrni ato për një euro.

Giroja e njohur greke kushton prej 2 deri 2,5 euro (e pulës) dhe 3 euro ( e derrit).

kaiser bridge

 

Nëse jeni adhurues të ushqimit të detit, porcioni kushton rreth 30 euro, varësisht çfarë do hani. Për ushqim  të mirë ju rekomandojmë restorantin Kaizer Bridge Restaurant I cili gjendet në afërsi të fshatit Benices, rrugës për në kryeqytet. Ofron argëtim në det dhe lundër të veçantë në ujë.

Biletat në shumë muze në Kerkita, qytetin kryesor të Korfuzit kushton 3 deri 5 euro për person.

Akua parku, thonë I dyti sipas madhësisë në Evropë, punon çdo ditë nga ora 10 deri në ora 18. Bileta për të rriturit kushton 25 euro për tërë ditën, dhe nëse shkoni pas orës 15 do të paguani 18 euro. Biletat për fëmijë kushtojnë 17 euro për tërë ditën.

Marrja me qira e makinës në Korfuz kushton rreth 35 euro në ditë por çmimi ulet nëse e shfrytëzoni atë më shumë ditë. Për shtatë ditë mund të fitoni çmim prej 210 euro për shembull.

Marrja me qira e një motori, vespa, pajisja më e popullarizuar udhëtimi në këtë ishull kushton 20 euro në ditë.

Akomodimi:  studio për dy persona kushton nga 35 deri më 60 euro në ditë, varësisht nga hoteli.

Balkon3 ju uron pushim të këndshëm:)

Katerina Laova

Comments