Koncert special në Operën e Vienës, për nderë të Aki Nuredinit nga Kamjani i Tetovës

MK EN

Në koncertin me rastin e 30 vjetorit të punës së restorantit “Sole”, në pronësi të adhuruesit të pasionuar të operës Aki Nuredini, morrën pjesë 15 solistë udhëheqës në skenat botërore, mes tyre: Inva Mula. Karllos Allvarez, Roksana Konstantinesku, Ervin Shrot, Stiven Kosteljo, Ramon Vargas, Linda Voston.

Aki dhe Pllasido Domingo

Me tre nëntor Akiu prej Kamjanit u ulë në pjesën qendrore në operën e Vjenës, në vendin ku vetëm perandori meriton të ulet dhe vetëm për atë kënduan një numër i madh yjeve të operës”, kështu shkruan botimi mujor i revistës “Viena live”. Në kopertinën e revistës është diva e operës Ana Netrepko me titullin “Ana e do Akiun”.

Tema kryesore e “Viena Live” është storja e suksesit të adhuruesit të pasionuar të operës, mikpritësit nga fshati Kamjan i Tetovës, i cili në tre nëntor, me festë të madhe në operën e Vjenës shënoi 30 vite punë të restorantit “Sole”, që e posedon në Vjenë. Storia e Akiut është e publikuar në shtatë faqe, në revistën e cila në mënyrë të sofistikuar flet për stilin e lartë të jetës në Vjenë, për kulturën, artin, modën dhe gastronominë. Në ditën e festimit do të promovohet edhe libri “Do, re, mi, fa, SOLE”, botim i “Ehomedia-s” që përfshin 30-vite punë në restorantin e preferuar të yjeve të operës që marrin pjesë në operën Shtac, që u bën shokë në kuzhinën e njohur të Akiut, dhe shokëve të atij. Revista publikon shumë fotografi të Akiut në shoqëri me emrat e njohur të operës, mes të cilëve edhe mysafirin e rregullt Pllasido Domingo, duke e cituar “Barku shkon aty ku i pëlqen”.

aki2 aki3

Hazir Mehmeti, publicist në Vjenë rreth Akiutshkran:

Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës

Jo vetëm fizikisht me restorantin e tij Sole por edhe shpirtërisht Akiu është në zemër të Vjenës, këtij qyteti të lashtë e me traditë shekullore në kulturë, art, shkencë e diplomaci. Ai vërtetë e meriton Vjenën ashtu siç ajo e meriton Akiun, punëtor e zemërmadh në ndihmë të shumë aktiviteteve kulturore e jo vetëm kulturore..

Në një paralele me unazën e qendrës së qytetit, disa dhjetëra hapa larg Operës Vjeneze e njohur në botë, gjendet  Annagase e cila lidhë si kërthizë qendrën Stefansplatz në këndin e drejtë me rrugën Kärtnershtrase nga ku fillon numërimi i mbi dymbëdhjetëmijë rrugëve e rrugicave që ka Vjena. Annagase, një rrugë me histori mbi katërqind vjeçare do pasurohet me restorant Sole të pronarit shqiptar qe para tridhjetë vite. Dashuria, respekti, përkushtimi, ndershmëria  ndaj klientëve dhe punës do ta bëjnë mërgimtarin e ri të qytetit shekullor të njohur dhe të dashur.

aki_sole

Ambientet e rregulluara me shije mahnitëse, kuzhina profesionale e nivelit të lartë, pritja e ngrohtë e personelit shërbyes, krijojnë ambient  çlodhës.  E gjithë kjo bëri që klientët e Soles të jenë figurat me emër botëror nga fusha e artit, shkencës e politikës. Ja disa nga ata që shtëpi të dytë e kanë restorantin Sole: Hans Kulka, Iamail Kadare, Erido Hütter, Renato Bruson, Placido Domingo, Anna Netrebko, Antonio Siragosa, Eva Mula, Albert Rohan, Livi Kringl, Marcello Vioti, Heriber Kasper, Johannes Spalt, Frido Hütter, Jürgen Flimm, Joan Hollender, Elisabeth Gürtler, Seji Ocawa, Ricardo Muti, Anthonello Allemandi, Franko Bonisolli, Freund Gunnar, Toni Polster, Skender Fani, Stefan Menikes, Franz Endler, Stefi Graf e shumë të tjerë nga të cilët kryeministra, ministra nga shumë vende të botës. Ish sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kurd Valhaim,ishte pothuaj vizitor i rregullt në Sole.

1335170494974

Të tjerët për Akiun…

Ja çfarë shkruan themeluesi i Ferrari Austria z.Herbert Kasper, vizitues i rregullt i Soles: ,,Ferrari është art mbi rrotë, kurse Sole art i shijes në pjatë”.  Apo, artisti i madh italian Renato Bruson rreth Aki Nuredinit: ,,Njeri sikur Ti nuk kam takuar askund në botë”. Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare ishte vizitues i Soles sa herë u gjend në Vjenë ai shkruan: ,,Këtu ndihem sikur në shtëpinë time”. Unë, shkruan Hazir Mehmeti, isha me fat që pata rastin ta takoj në një ditë të bukur prilli. Sapo fillova me kamarierin sqarimet e mia rreth takimin me Akiun, ai u duk në skajin e ulët të Annagasës, aty ku ishte shtëpia e muzikës e njohur me historinë e saj. Fytyra e tij e buzëqeshur gjithherë u duk që andej. I shoqëruar nga artistë të operës u shkëput drejt nesh duke na përshëndetur dhe ftuar në këndin e pritjes. ”Sapo përcolla Ministrin e Marokut me delegacionin e tij. Ai është mik imi dhe kësaj radhe me befasoj me një mirënjohje nga Mbretëria e Marokut”. Pa përtesë, me reflekse të njeriut vital, solli mirënjohjen e ,,ngrohtë” , diçka e mrekullueshme ku shkruante emri i Akiut. ,,Sot mora dy mesazhe nga dy miq tjerë, Dr.Klaudia Schmitt, ministre e arsimit të Austrisë dhe Jose Manuel Barros, kryetar i Komisionit Europian. Akiu me dashamirësi na ofroj leximin e shkrimit të tyre, një shkrim mirënjohës e respekti ndaj bashkëkombësit tonë shembullor. Nga të tjerët mësova se Akiu ishte iniciues i takimit të ish Presidentit Amerikan Bill Klinton në Vjenë prillin e kaluar me figura të njohura me ndikim në politikën europiane.

Aki dhe Bill Klinton

Ku e merr Akiu gjithë këtë energji në hapat e tij të përditshëm, është diçka për admirim. Ai me kënaqësi na rrëfen se ka përkrahjen e zonjës së tij Regipës dhe katër djemve të tij, që të gjithë me universitet të mbaruar me sukses të shkëlqyeshëm. Një familje e mrekullueshme. Një shembull jete e respekti.

U ndamë përkohësisht nga Sole me zemrën plot për njeriun tonë, shkëlqimin e tij në qiellin e bukur të njerëzores. Një shembull i shkëlqyer prej një ambasadori të vërtetë i kombit në hapësirat e një kryeqyteti me emër në hapësirat shumë kulturore. Aty jemi edhe ne. Aty është Akiu ynë.

aki_cover

‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura

‘SOLE’, është emri i restorantit ku gërshetohet politika, arti e  kultura. Kjo është një e arritur e madhe e biznesmenit shqiptarë nga Maqedonia i cili prej 30 vitesh jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Është ky Aki Nuredini i cili gjatë këtyre viteve është përpjekur me gjithë përkushtim, dhe dashuri të madhe që ta shndërrojë lokalin e tij në një vend takimi për artistët e mbarë botës. Restoranti “Sole”  është vizituar edhe politikanët më të njohur austriak dhe botërorë në mesin e të cilëve edhe ish presidenti amerikan Klinton. Ata këtu së pari i bashkon mikpritja e ngrohtë  dhe specialitetet e shijshme që ofron lokali.

“Është një fenomen interesant se në restorantin tim vijnë të gjitha llojet e personaliteteve, siç është arti, artistët, kultura, biznesi, diplomacia, politika, të gjithë këto. Por do ti veçoj disa siç janë ish presidentët, presidentët aktual, ministra dhe kryeministra dhe gjithë me radhë. Politika austriake komplet vijnë. Maqedonia, Kosova, Shqipëria të gjithë i kam këtu, jo se i kam si klient por i kam edhe miq. Shumë njerëz veçanërisht artistët e quajnë restorantin tim si shtëpinë e vete ose si dhomën e dytë të ngrënies së shtëpive të vete”, deklaroi Aki Nuredini, biznesmen.

I pyetur se cila është formula e këtij suksesi, se si ka arrit që në restorantin e tij të gërshetoj politikën, kulturën, artin, Aki Nuredini me shumë modesti përgjigjet; ‘me punë dhe vetëm me punë’.

“Veç me punë. Unë e dua këtë punë shumë, i dua njerëzit shumë, pa dallim si gjithë nacionalitetet. Secilin klient e trajtoj si të jetë njeri veçantë. E kam një mik i cili ka shkruar një libër, kur më dhanë një çmim këtu, kur u bëra qytetar i nderit, dhe ai tha: ‘Yjet ndihen sikur nuk janë yje tek Hakiu, derisa ata që nuk janë shumë të famshëm tek Hakiu ndiohen të famshëm’, kështu që kjo është edhe kuzhina e mirë, edhe ekipi imë me të cilin bashkë kemi arritur deri këtu”, u shpreh  Aki Nuredini, biznesmen.

Përkushtimi dhe zelli i Aki Nuredinit prej vitesh janë shpërblyer nga shteti austriak me medaljen e arte te qytetit qe konsiderohet si çmimi me prestigjioz dhe vjen fill pas dekoratave që jep presidenti i Austrisë. Pra Aki Nuredini nga Kamjani i Tetovës është qytetar nderi i Austrisë.

Bedri Rexhallari

Comments