Këtë vit pranvera u vonua shumë, por, megjithatë ajo hyn kah dera e qershorit.Në mënyrë joshëse i zgjon ëndërrat, nërsa bukuria e pranverës, diversitetii i tij, si dhe rrezet e shëndritshme të diellit përmbushin dëshirat tona . Gjithçka lulëzon, mund të shihni gërshetimin e mijëra ngjyrave. Është e mrekullueshme për t’i çlodhur sytë duke shikuar në pemët , gjelbërimin e maleve, luleve.Ndërsa mënyra më e mirë për të shijuar natyrën është pikniku.Është një moment i mrkullueshëm për t’u kënaqur me familjen, miqtë dhe të afërmit.
Në qoftë se shikojmë historinë, do të vemë re se njerëzit të cilët jetojnë në qytete gjithmonë janë përpjekur të ikin në natyrë, zakonisht në vende të qeta dhe të gjelbëruara.Pothuajse në të gjitha pjesët e botës ky argëtim në natyrë quhet piknik.Fjala rrjedh nga fjala frenge ‘pique-nique’, që don tëthotë e ftohtë , e thjeshtë, specialitete tëthje shtatë për gatitura për tëngrënë në kush tenatyrore.
Bazuar në këto fakte, Balkon3 ju rekomandon një recetë të shijshme , të lehtë dhe mjaft ekonomike.
Përbërësit e nevojshëm për kifle me salçiçe:
2.5 gota miell për bukë
1 pako majë
1 lugë sheqer pluhur
1 vezë
1 gotë qumësht të ngrohtë
70 g gjalpë ( i shkrirë )
pak kripë
4-5 salçiçe
Për lyerjen e shtersës së sipërme
1 e verdhë veze
1 lugë vaj luledielli
susam
piper i kuq
speca jeshil
feferona
Përgatitja :
Mielli vendoset në një enë më të madhe. madhe. Shtohet maja , krypa, sheqeri dhe përzihet mirë.Pastaj shtohet veza, qumështi, gjalpa dhe ngjeshet.Nëse ka nevojë, që brumi mos të ngjitet në duar, shtohet pak miell.Pastaj brumi mbulohet,dhe lihet të qendrojë një orë. Pastaj, brumi ndahet në nëntë pjesë. Çdo pjesë hapet me duar, jo me okllai .Pastaj salçiçja futet brenda dhe mbyllet në lloj tubze.
Me ndihmën e thikës pritet në pesë pjesë, por jo tërësisht. Kthehet në formë të lules , me atë që salçiçja të mbetet në pjesën e sipërme.Pastaj vëndojeni në tavë, në të cilën paraprakisht është vendosur letër e lyer me vaj.Mbulohet dhe lihet 30 minuta. Në të kuqen e vezës shtoni vaj luledielli , përzieni dhe lyeni siperfaqen e brumit. Hidhni susam,ndërsa specat ( paraprakisht të prera në formë katrori) vëndohen në mes të lules.
Piqni në furrë 180 gradë rreth pesëmbëdhjetë minuta .
Tashmë janë gati për t’i shërbyer .
Kiflet me salçiçe janë të gatshme, ju bëftë mirë!
Husamettin Gina