Këto ditë temë kryesore e bisedave në mbarë botën është Kampionati Botëror 2014 në Brazil. Me këtë rast më pyetën se çfarë mendojnë grekët për Kampionatin. Unë si një tifoz i madh i futbollit, kam vënë re se janë mjaft indiferent. Dhe kjo ndodh për herë të parë!
Në gjithë Athinën, nëpër sheshe, parqe, kafene, bare dhe restorante vendosen televizorë dhe jepen vetëm kanalet që transmetojnë lojërat e futbollit dhe ku reklamohen edhe birrat me qëllim për të tërhequr më shumë konsumatorë. Pavarësisht nëse ju pëlqen futbolli apo jo, ju do të përmbyteni me informacione për lojërat, ekipet, yjet, ndodhitë jashtë stadiumit, çdo gjë. Por humori nuk ndryshon. Sidomos kur krahasohet me Kupën e Botës një vit më parë.
Megjithatë, do thoni, është verë dhe kemi nevojë për pushim, duam të qëndrojmë jashtë, të argëtohemi dhe bëjmë zhurmë. Por unë do thosha se kjo është një motivim për të ndjekur këtë ngjarje globale. Pavarësisht asaj që edhe ekipi grek merr pjesë dhe se grekët gjithmonë e kanë dashur futbollin latino- amerikan, gjithçka shndërrohet në nevojë për ikje nga realiteti (bashkë me shokët nëse mundet). Në fund të fundit ka shpresë ( për disa) se do të shohin futboll cilësorë (duhet të pranojmë se Kampionati i kaluar ishte zhgënjyes).
Mediat përcjellin çdo gjë që mund të ju interesojë për futbollin por si duket nuk tregon asgjë të re. Përsëriten katër tema që nuk impresionojnë askënd:
– tifozët grek nuk mund të shkojnë në Brazil për shkak të fondeve të kufizuara (ndërsa japonezët për shembull janë atje)
– lista qesharake e gjërave të cilat nuk guxoni t’i bëni derisa shikoni futboll (si zhurma e madhe, shqetësimi i fqinjëve, mbushja e frigoriferit me një ton birrë, pica dhe suflaki etj.)
– emigrantët brazilian që jetojnë në Athinë shikojnë futboll në Athinë.
– emigrantët grekë që jetojnë në Sao Paulo shikojnë futboll në Sao Paulo
Kuptohet ka shpresë se ekipi grek do të arrijë më shumë nga hedhja e topit nga këndi, por televizionet e tepruan. Kanalet televizive kanë simptome të rënda të sindromit të Fshatit Gal (ndiqni filmin Asteriks në Lojërat olimpike). Greqia do të fitonte lojën nëse…
a) klima nuk ishte tepër tropikale
b) vendndodhja e stadiumit të ishte më e mirë
c) ushqimi I lojtarëve ishte më pak ekzotike etj.
Ajo që më së paku pritet nga ekipi grek është që ta fitoj Kampionatin. Ky probabilitet është shumë afër zeros (pyesni cilindo që luan në bastore) dhe ne vazhdojmë të shohim lojërat duke bërë zhurmë, duke pirë birrë, duke konsumuar ushqim jo të shëndetshëm, duke shpresuar se latino-amerikanët do të tregojnë disa nga magjitë e tyre në fushë, së bashku me udhëheqësit që kritikojnë klimën braziliane.
Moti jo I favorshëm nuk është problem. Vazhdojmë të mbesim pa gjumë, shkojmë në punë me sy të lodhur dhe pimë kafe më shumë se zakonisht. Ndërsa fëmijët luajnë të gëzueshëm!
Sophia Nikolaou