Kafe me akull- si të mbijetoni ditën në mënyrën greke

  1. Çka është frrape?

Ajo është pije e ftohtë nga kafeja e cila përzihet mirë deri sa  të krijohet shkuma. Shërbehet në një gotë të gjatë të mbushur me kube akulli dhe pihet me një pip.

frape_cover_balkon3

  1. Çfarë përmban frrape-ja?

Vetëm nes-kafe dhe ujë. Sheqer dhe qumësht shtohen sipas zgjedhjes dhe shijes. Qumështi duhet të jetë I freskët apo I kondensuar (qumështi pluhur e shpërndan shkumën).

  1. Çfarë NUK është frrape?

Kafe që nuk është kafe e çastit, kafe me akullore, kafe me çokollatë, kafe me krem, kafe e përzier me uzo, me ujë të gazuar mineral…etj. Nëse e shërbeni në filxhan të zakonshëm kafeje nuk mund të jetë frrape.

  1. Me çfarë ushqimi shërbehet frrape?

Pa ushqim.

  1. A ka rregulla për përgatitjen e frrape-së?

Sigurisht. Kjo nuk është pije ekspres që pihet shpejtë, frrape përgatitet që të zgjasë më gjatë (disa njerëz e pinë me orë). Prandaj nevojiten shumë kube akulli dhe fije kashte: përzierja e shkumës dhe akullit e mban frrape-n të freskët për një kohë të gjatë. Pra mos nxitoni, caktoni shoqërim me miqtë dhe kënaquni!

Me rëndësi: kurrë mos ngrini dolli me kafe-ajo sjell fatkeqësi 🙂

  1. Si është krijuar kjo pije?

Rastësisht. Në vitin 1957 gjatë Panairit Ndërkombëtar të Selanikut (HELLEXPO). Zbuluesi është Dimitris Vakondios, përfaqësues I Nestle (kompania e cila e para promovoi kafen e çastit në tregun grek). Gjatë panairit kompania demonstroi si të përdoret kokteji shejker për përgatitjen e një pije të re çokollate të ftohur. Shitësi donte të pinte kafe por nuk kishte ujë të nxehtë kështu që ka përdorur gjërat që I kishte në dorë  dhe …dhe pjesa tjetër është histori!

Frrape në gjuhën franceze nënkupton “e rrahur” ndërsa është emëruar gjithashtu rastësisht duke u frymëzuar nga një pije franceze që nuk përmban kafe. Disa vite më vonë Vakondios tha:” akoma nuk mund të kuptoj si një eksperiment I vogël çoi në zbulimin e pijes më të popullarizuar në Greqi!” Në të vërtetë, Vakondios tani do ishte miliarder nëse e patentonte recetën.

  1. Cila është lidhja mes frrape-s dhe pop kulturës greke?

Në komeditë e viteve 1960 aktorët e njohur shpesh pinin frrape në takimet romantike.

frape1_balkon3

Në ditët e sotme (në komeditë televizive), frrape-ja lidhet me personazhe klishe të cilët me orë të tëra diskutojnë gjëra të ndryshme, asgjë nuk punojnë dhe shpesh janë sarkastik.

frape2_balkon3

Kuptohet ka frrape zhargon që përdoret për ta shprehur nevojën tuaj për pijen ose opinionin për njerëzit që sillen si karaktere të përmendura tashmë klishe.

  1. Ku mund të gjeni frrape në planet?

Turistët në Greqi shpejtë zbuluan këtë pije. Shumica e promovuan në qytetet e tyre, ndonjëherë duke përshtatur shijen (shih pyetja numër 3) por emri është I njëjtë kudo.

Ka të dhëna se frrape është vërejtur në vendet e largëta si Bjellorusia, Liban, Kamboxhë, Malajzi dhe Kenia. Vende tjera të pazakonta janë kafiterija në Muzeun Edvard Munk në Osllo, Norvegji, kafiterija në Univerzitetin në Bilbao, Spanjë dhe gjatë një festivali hip-hop që mbahet në Republikën Çeke. Në qytetet ku ka komunitet të madh të grekëve (Çikago, Nju Jork, Melburn, Toronto, Budapest, Bruksel, Londër dhe shumë qytete në Gjermani) lehtë mund të gjeni frrape. Po ashtu, frrape do të gjeni në ato vende që rregullisht vizitohen nga numri I madh I turistëve grek.

frape3_balkon3

reklamë për frrape në afërsi të Patriarkales në Stamboll të Turqisë.

Por Selaniku çdoherë ka qenë dhe do të mbetet qendër e kulturës frrape.

frape4_balkon3

barin në majë të Kullës së Bardhë duhet ta vizitoni!

  1. Si të përgatitni vetë frrape?

Ju duhen dy përbërës kryesor. Kafe e çastit( nga cilësia e keqe, brendet e shtrenjta ose versionet e shëndetshme nuk vijnë parasysh) dhe një mikser elektrik për kokteje (bën shkumë të dendur).

1:Hidhni pak ujë në filxhan

2:Vendosni kafen e preferuar ( dhe sheqer sipas dëshirës). P.sh. për frrape të ëmbël nevojitet 2 lugë të plota kafe dhe 2 lugë të plota sheqer

3:Vendosni mikserin në filxhan dhe përzieni nga lart ashtu si formohet shkuma.

4:Shtoni ujë në filxhan (ose qumësht sipas shijes) dhe më pas kube akulli. Në fund vendosni edhe një pip dhe mund ta shërbeni.

Kënaquni!!! ( dhe pa dolli:))

Sophia Nikolaou

Comments