Rëfim për një vendbanim të pazakontë dhe banorëve të tij
Në vitet 1840 Mbreti Bavar i cili ka sunduar Greqinë u ka bërë thirrje muratorëve më të mirë të vendit të ndërtojnë një pallatë për mbretin e ri në kryeqytetin e ri .Muratorët kanë arritur nga një ujdhesë e vogël në Kikladi i quajtur Anafi.Por, zyrtarët nuk u kanë siguruar vendqëndrim,kështu që ata kanë qenë të detyruar që vetë të ndërtojnë shtëpi në mënyrën siç ndërtohet në Egje: të vendosura në një kodër shkëmborë, me vendpozitë e cila i mbron nga fenomenet natyrore me shikim strategjik të qytetit.
Kodra ishte shkëmbi Akropolis, nërsa lokacioni quhej Plaka. Pjesa e epërme e Plakës ( qyteti i sotëm i vjetër i Athinës) u bë i njohur si Anafiotika ( lagja Anafi). Së shpejti, shumkush nga ujdhesat Kikladi erdhën këtu të punojnë sepse kishte nevojë të madhe për muratorë, druprerës,gurëgdhendës të shkathët,dhe njerëz që dinin të punojnë me mermer. Një lagje në Aanfiotika quhet Tiniaka ( vjen nga ujdhesa Tinos), ndërtimet e mermerit të të cilit janë të neoklasicizmit të shekullit 19 me pamje joshëse për çdo vizitor të Athinës. Megjithatë, shumë pak njerëz dinë për shtëpitë modeste ku kanë jetuar mjeshtërit,kurse me kalimin e viteve , arkeologët kanë rrënuar shumë shtëpi të banorëve të ujdhesës për gërmime arkeologjike.Kështu që, sot mund të shihen rreth 45 shtëpi të cilët janë ruajtur dhe janë të fshehura në pjesën e brendshme të labirinthit të rrugëve nëpër Plakë.
Nisuni drejt nga rruga Trasilu (Thrasyllou), përballë stacionit të metrosë Akropol (Acropolis), dhe do të arrini te kisha e vogël dedikuar Shën Gjorgjit, e cila e shënon hyrjen në Anafiotika.
Arkitektura e Egjeut është befasia e parë. Shtëpi të vogla,të bardha në formë kubi të rrenditura përgjatë rrugicave të ngushta gjarpëruese,dallohen dukshëm nga stili i pjesës tjetër të Plakës.Menjëherë ju kaplon ndjenja se jeni në ndonjë ujdhesë të Kikladave.Posterët nga Anafi e intesnifikojnë iluzionin.
Një tjetër tipar unik janë numrat e shtëpive: shtëpia e parë , e ndërtuar dikur është numër 1, e dyta e ndërtuar (edhe pse është larg disa metra) është numër 2 e kështu me radhë. Shtëpitë sot janë të ndërtuara mbi rrënojat e venbdanimeve prej balte të cilët kanë qenë të ndërtuara brenda disa ditësh që të sigurojnë strehim urgjent për banorët e ujdhesës.Në disa raste shtëpitë janë deri në gjysmë të ngjitura për shkëmbi- zakon dhe praktikë tek banorët e ishujve Kikladi.
Por, ajo që habit më së shumti është fakti se banorët e Anafiotikës, vërtetë nuk dëuan të largohen dhe mbeten të jetojnë me gjenerata. Ndryshe nga pjesa tjetër e Plakës, qyteza e tyre e vogël- ujdhesa ka mbetur e pa prekur deri në vitet 1980- ta, periudhën e restaurimit të qytetit të vjetër ( kur shumë banorë, ish pronarë janë nxitur t’i shesin dhe të largohen). Ky proces e ka shndërruar Plakën në një lagje të butë, të qetë, por i ka rritur çmimet e patundshmërive deri në qiell dhe tani janë vetëm për të pasurit.Por, kjo nuk ndodh me Anafiotikën.
” Po , duhet patjetër të paguajë çmimin , ” thotë një banor 55 vjeçar, i cili është lindur dhe rritur këtu në shtëpinë e prindërve të tij. ” Ne e duam fshatin tonë të vogël, por vazhdimisht ndihemi të lënë pas dore. Vazhdimisht ka probleme me furnizimin me energji elektrike dhe uj, dhe ujësjellësi asnjëherë nuk ka qenë i përfunduar. Banorët thonë se shpesh vërshohen rrugicat e vogla, për shkak se nuk ka kanalizim për ujin që derdhet nga shkëmbi .
” Sido që të jetë , ne nuk duam të largohemi ,” thotë një tjetër, banorë tridhjetvjeçar.” Çdo mëngjes zbresim poshtë në çmendurinë e qytetit, shkojmë në punë, dhe në mbrëmje kur të kthehemi truri sërisht na qetësohet . ”
Të rinjët dhe të moshuarit jetojnë në një mini shoqëri që qëndron bashkë. Lagjja ka siguruar strehim për refugjatët nga lufta në Azinë e Vogël në vitet 1920 dhe i strehonte të varfërit. Disa artistë dhe migrantë erdhën të jetojnë këtu dhe me kohë u përshtatën në mënyrën e thjeshtë të jetësës. Arkitektë, sociologë dhe shumë të tjerë kanë studiuar kombinim unikat të së vjetrës dhe bashkëkohores, urbanes dhe rurales në këtë kuart.
Ndonjëherë kamera regjistron momente të bashkëjetesës, si foto të fundit të fqinjëve të cilët në fund të ditës mblidhen për një gotë pije, papritmas ju bashkohet një mizikant i njohur i cili luan serenada të vjetra athinase në kitarën e tij dhe të gjithë së bashku i këndojnë. Përderisa shëtisja sot, zhurma e zakonshme e drekës u ndërpre nga fqinjët të cilët përshëndetën lindjen e një foshnjeje, nip i njërit nga fqinjët.
Unë mendoj se përkundër problemeve serioze ne mund t’ua kemi zili për standradin jetësor.Prej se Athina u shndërrua në qytet çimentoje të gjitë ankohen se e kemi humbur ndjenjën e bashkëjetesës dhe kujdesit për të tjerët, gjëra të cilët ishin pjesë integrale e jetës shoqërore deri para disa brezave.
Tani është shumë vonë dhe duhet të merremi me probleme të tjera që janë shumë më serioze . Por, mendoj se këta njerëz kanë fat .
Nëse vendosni të kaloni nëpër Anafiotikë jeni të qetë sepse ajo është lagje rezidenciale. Më mirë është ta vizitoni herët në mbrëmje gjatë verës kur jeta zhvillohet në të hapur.
Shpesh do të shihni njerëz të ulur në oborre osë nëpër rrugica të vogla dhe janë mësuar me turistë të cilët kalojnë kështu që do të ishte mirë që t’i përshëndesni dhe të buzëqeshni!
Sophia Nikolaou