Balkon3 ju përgatit Gulaxh (Güllaç) – ëmbëlsirë tradicionale turke nga periudha Osmane, veçanërisht e vlerësuar gjatë muajit të Ramazanit
Kuzhina turke është e njohur për nga ëmbëlsirat shumë kalorike dhe të shijshme me qumësht.
Ëmbëlsira me qumësht Gulaxh – güllaç (gioul-LACH) kryeson në këtë listë. Në fakt bëhet fjalë për ëmbëlsirë të bardhë, të butë dhe të lehtë nga disa shtresa pete –miell misri dhe niseshte misri, të ngjyera me qumësht të ëmbëlsuar dhe i mbushur me ujë trëndafili ose ekstrakt vanilje.
Kjo ëmbëlsirë tradicionale mund të gjeni në vitrinën e të gjitha restoranteve dhe pastiçerve që shërbejnë ëmbëlsira tradicionale turke.Zakonisht është e zbukuruar me fara nga shega e freskët, arra,fëstëk lajthi që i japin shije ekstra dhe cilësi.
Asnjëherë nuk është vonë ta shijoni këtë ëmbëlsirë për të cilin një pronar i një pastiçerie thotë: Ai është i bardhë si engjëll, dhe me shije të mirë gjithashtu”.
Kjo ëmbëlsirë vlerësohet sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse është e lehtë për stomakun pas një dite asket të gjatë. Gjegjësisht, konsumimi i petave gjatë muajit të Ramazanit dhe i kësaj ëmbëlsire rritet mbi 85 %. Por, kjo ëmbëlsirë mund të shërbehet edhe në çfrëdo periudhe të vitit.
Për të përgatitur Gulaxh në shtëpi, ju nevoiten përbërësit e mëposhtme:
10 peta güllaç
1 t ½ litër qumësht
350 gr.sheqer
1 filxhan arra të copëtuara ose fëstëk
dhe shegë për zbukurim
Përgatitja:
Së pari ngrohni qumështin së bashku me sheqerin.Qumështi duhet të jetë shumë i nxehtë që të mund të shkrihet sheqeri në të. Në tigan vëndoni një petë gulaxh, të njejtën e spërkatni me qumësht, prisni që qumështi të thithet dhe të njejtin veprim përsëriteni edhe për katër petat tjera.
Pasi të keni përfunduar procedurën me petën e pestë, të njejtës i hedhim arrat e copëtuara ose festëk.Pas kësaj, e përsëritni procedurën me radhitjen e petave, spërkatni me qumështin së bashku me pesë petat e mbetura , ndërsa në fund pjesën e mbetur të qumshtit e hidhni mbi ëmbëlsirën.
Të njejtën e vendosni në frigorifer për t’u ftohur mirë. Dëshiroj t’ju përmend që mos të dëshproheni në rast se petat marrin formë të parregullt ose plasariten, gjegjësisht nga qumështi të njejtat do të bymehen dhe do të barazohen.
Pasi të jetë ftohur mirë mund ta servoni duke e prerë në formë katrore ose bakllavaje, spërkatni me fëstëk, arra ose kokos.Ndërsa si zbukurim mund të shtoni disa shegë. Dhe për zbukurim mund të shtoni disa shegë, mjedër ose luleshtrydhe.
Kënaquni me ëmbëlsirën e Balkon3
Ju bëftë mirë, Afıyet olsun 🙂
Kristina Angeleska