Gjithë fshati e përgatit, gjithë fshati e konsumon – Keshkek

Kjo traditë është në listën e UNESKOS si një nga pasurit kulturore jo materiale të Turqisë.keshkek2_balkon3

Disa gra nga një fshat i vogël i Turqisë juglindore këndojnë këngë për llaçin e madh prej druri që është i mbushur me grurë. Në duar mbajnë çekan druri dhe godasin llaçin duke thërrmuar grurin. Çdo goditje në llaç sikur i jep ritëm këngës që këndojnë gratë. Të duket sikur punën e kanë shndërruar në këngë.

Pas një kohe në vendin e tyre vijnë burrat. Këndojnë këngë ‘ burrash’ dhe vazhdojnë ta godasin llaçin duke thërrmuar grurin. Në këtë mënyrë fillon përgatitja e ushqimit tradicional keshkek e cila është traditë shekullore që është ruajtur vetëm në disa pjesë të Turqisë. Gjithë fshati e përgatit këtë ushqim ku përbërës kryesor janë gruri dhe mishi dhe pastaj gjithë fshati gostit atë ushqim. Keshkeku përgatitet për dasma, festa dhe gëzime tjera por ndonjëherë edhe kur bëhet thirrje për shi që viti të jetë pjellor.

keshkek3_balkon3

 

Në përgatitjen e ushqimit marrin pjesë të gjithë, nga burrat e gratë e deri te të moshuarit dhe fëmijët. Disa punojnë, të tjerët këndojnë. Pastaj të parët këndojnë të tjerët punojnë. Përgatitja përcillet me këngë e muzikë, tingujt e instrumenteve frymore dhe tupanëve. Të dëgjohet në fshatin tjetër se po përgatitet keshkeku dhe se ka festë. Pasi që të thërrmohet gruri, së bashku me mishin vendoset në një tenxhere të madhe bakri, pjesa e poshtme e së cilës është e mbuluar me hi me qëllim që të mos digjet nga zjarri. Mjeshtër të këtij ushqimi janë të ashtuquajturit keshkekë , ku përvoja përcillet nga brezi në brez. Keshkeku përgatitet gjithë ditën dhe gjithë natën. Nëse dita është e mbushur me këngë, nata pritet me shaka dhe përralla.

Të nesërmen keshkeku përzihet vazhdimisht derisa nuk fitohet keshkeku i përkryer i cili vendoset dhe hahet nga një enë e përbashkët. Përgatitet gjatë por shpejt zhduket nga pjata, ky është fati i keshkekut. Aq është e gdhendur në traditën e disa grupeve të caktuara sa që në Turqi ekziston fshat që mban emrin e këtij ushqimi. Në disa vende shpesh beqarëve në mënyrë të tërthortë që t’ju bëhet me dije se e kanë kohën  për martesë i pyesin ‘ kur do hamë keshkekun tënd’?

Autor:  Aleksandar Manasiev

Video dhe fotografi: Ministria e kulturës dhe turizmit të Turqisë

Comments