Të njohur për tejkalimin e mëngjesit, grekët fillojnë të shqetësohen për konsumimin e ushqimit në mëngjesin e vonshëm, kur vjen koha për “dekatiano” apo “ mëngjes (uzinë) në ora 10”. Ky ushqim shpesh përbëhet nga tiropita-pite me djathë. Tipropita gjendet kudo: në stacione, kafiterit e lokaleve të punës, në shkollë, fakultet, supermarkete dhe shitoret e lagjeve.
Fjala tiropita shpesh herë shfrytëzohet si sinonim për “mëngjes apo (uzinë). Edhe një nga tregimet për shumëllojshmërinë e piteve që i përgatisin nënat dhe gjyshet tona si pjesë e traditës. Këtë ushqim njerëzit e blejnë jashtë shtëpive të tyre për arsye praktike.
Kohët e fundit përskaj ushqimit të shëndetshëm dhe tradicional sërish filloi të zbulohet edhe tiropita e cila u bë më e sofistikuar nga ushqimi I paketuar dhe I ngrirë, version ky nga brumi I mbushur me djathë feta I cili u popullarizua në vitin 1970 (ndërsa akoma është I kërkuar). Versioni tjetër I popullarizuar është “ tapsiou” e cila është më afër tradicionales ndërsa prodhohet në sasi më të vogla dhe prehet në formë kubi direkt në tepsi. “Tapsiu” shpesh përgatitet me fleta brumi dhe fill prej djathit feta dhe salcë bechamel.
Tiropita sot paraqet prodhimin kryesor në supermarketet e mëdha dhe gjithnjë e më shumë po prodhohet që paraqet kërcënim për llojet tjera të ushqimit të shëndetshëm. Mund të gjeni tiropitë me mbushje “anthotyro” (djath I freskët nga Kreta) dhe djathëra tjerë rajonal, brumëra nga mielli integral etj. Disa versione tjera rajonale filluan të shfaqen në Athinë përmes marketeve të mëdha siç është origjinalja “bougatsa”, pite (byrek) me djathë nga Selaniku e cila gatuhet me peta më të trasha apo variant I Skopelos e cila bëhet në formë spirale dhe skuqet në vaj ulliri.

“Bougatsa” me djathë nga Selaniku
Kohët e fundit fjala turke “kuru” hyri në fjalorin e përditshëm grek dhe do të thotë brumë kokërrzues me kos dhe mbushje me djathë feta. Në Athinë me siguri do të dëgjoni se e shqiptojnë si “ guru”- akoma nuk kemi zotëruar shqiptimin.

Disa madje edhe e shkruajnë “guru” (interesante!)
Në tregun urban dominojnë marketet e mëdha por nga ana tjetër ata duhet të mbajnë edhe çmimin më të ulët për shkak të kërkesave të tregut. Mënyra modern e jetesës në Athinë është e shpejtë, njerëzit punojnë shumë ndërsa paguhen pak. Sipas statistikave të Eurostat-it për dekadën e fundit, grekët punojnë kohë më të gjatë ndërsa marrin pagë më të ultë në krahasim me vendet tjera evropiane. Pushimi zyrtar për drekë tashmë atje nuk ekziston prandaj njerëzit kanë kohë dhe para vetëm për uzinë.
Dy furra-respekt për piten cilësore me djathë në Athinë
Pavarësisht çdo gjëje, tani më disa breza rresht ekzistojnë dy furra historike në qendër të qytetit të cilat vazhdojnë vazhdojnë tu ofrojnë qytetarëve pite cilësore me djathë. Edhe përskaj llojllojshmërisë së ofertave në tregun e sotëm, këto dy furra meritojnë vëmendje të veçantë.
“Ariston” ( që do të thotë ‘më e mirë’) gjendet në rrugën Voulisna në sheshin Sintagma. Ekziston nga viti 1910 në pronësi të familjes së njëjtë të furrës. Specialiteti I tyre është tiropita në formë të gjysmëhënës nga brumi kokërrzues me mbushje nga djathi feta.
Furra zgjeroi prodhimin me mbi 15 lloje të ndryshme të piteve me zgjedhje mbresëlënëse të mbushjeve nga perimet dhe mishi, edhe pse tiropita me djathë mbetet prodhimi më I kërkuar. Rruga më tregtuese Voulis siguron kërkesë të lartë dhe shërbimi është I shpejtë. Ju merrni një copë pite të ngrohtë dhe të paketuar në gjysmë- nëse dëshironi të rruani një pjesë për më vonë atëherë atë do ua paketojnë në kuti rozë me logon e vjetër të kompanisë. Furra, cilësia e tyre e madje edhe ndërtesa ku janë të vendosur mbesin të paprekura nga koha.
“Mam” (“ushqim” sipas fjalorit të fëmijës) filloi në vitin 1958 në rrugën Pesmatzoglou në zemër të Athinës. Shpejtë u bë shumë e suksesshme dhe u zgjerua me Mam numër 2 disa metra më larg (1963) në rrugën kryesore të Panepistimiou (Venizelou). Specialiteti më I kërkuar në këtë furrë është “kaseropita” (me kaçkavall të butë e të shkrirë). Brumi brenda është I butë, jo shumë me yndyrë, jo shumë e thatë, thjeshtë e përsosur! Porositni dhe derisa prisni merrni një pasuri të vogël në duart tuaja.
Nëse nuk jeni të sigurt ku të gjeni tiropitë të mirë në cilindo vend në Greqi thjeshtë pyetni vendasit. Ata gjithmonë e dinë më së miri!
Sophia Nikolaou