Gjashtë këshilla për promovim të turizmit lokal në Ballkan

Nëse pyesni cilindo kryetar komune në rajon për strategjitë rreth zhvillimit lokal çdonjëri prej tyre do të theksoj rëndësinë e turizmit. Pothuajse të gjitha komunat në rajon, urbane dhe rurale, turizmin e kanë në krye të listës sa I përket objektivave të tyre strategjike. Dokumentet e tyre strategjitë lokale dhe planet e veprimit rregullisht theksojnë resurset lokale natyrore dhe kulturore dhe japin ide si ato të shfrytëzohen në promovimin e kësaj dege atraktive industriale.

1znaci dobra

Për fat të keq, jo të gjithë kanë potencial të barabartë për zhvillimin e turizmit. Pasuritë natyrore dhe kulturore janë të rëndësishme por jo edhe të përfaqësuara njëlloj në të gjitha komunat. Po ashtu, shpesh herë  ndodh që kapitali ekzistues natyror dhe kulturor të përdoren në mënyrë jo të drejtë.

Dëshira për angazhim rreth turizmit duhet të balancohet në aspektin me cilët dhe çfarë konkurrentë konkurrohet (garohet).  Në këtë drejtim me rëndësi është që të vlerësohet sa nga resurset që janë në dispozicion mund të orientohen në arritjen e qëllimit strategjik përndryshe gjithçka mund të shndërrohet në humbje kohe dhe parave.

Por edhe në rast se komuna nuk ka potencial për turizëm masiv mund të konkurroj me ndonjë karakteristikë specifike. Tregimi ndonjëherë është më i rëndësishëm se sa cilësia e sipërfaqeve  estetike. Ekzistojnë shembuj kur numër i madh i turistëve vizitojnë zona të varfra me potencial të vogël kulturor vetëm se kanë qenë të portretizuara si vende ekzotike në ndonjë film artistik apo dokumentar. Ndonjëherë kjo situatë është vërtetë cinike por çdo pragmatist do ju thotë se nuk ekziston publicitet i keq.

2prizren at home we feel

Disa nga arsyet se pse njerëzit mendojnë se mund të jetojnë nga turizmi janë:

1. Ajo duket e lehtë

2. Patriotizmi-njerëzit e duan vendin e tyre dhe supozojnë se edhe të tjerëve do të ju pëlqejë.

Është përhapur mendimi se mjafton që të ketë një liqen të bukur apo rrugë të mira fshati. Kjo është një bazë e mirë por nevojitet që të bëhet me një ofertë të shërbimeve të caktuara dhe të sofistikuara. Shërbimet e tilla janë shumë të thjeshta nga,  të themi programimi softuerik, diçka që akoma paraqet problem për shumë qendra turistike në rajon. Disa hotele, për shembull nuk pranojnë pagesë me kartë krediti për të konfirmuar rezervimin andaj mysafirët i kushtëzojnë që të vijnë më herët në ditën e caktuar nëse dëshirojnë ta rruajnë rezervimin në pikun e sezonit veror.

Duke menduar se si ta përmirësojnë ofertën turistike shumë komuna motivohen nga idetë që janë shumë ambicioze. Ndonjëherë këto projekte të shtrenjta dhe ekscentrike i vënë nën hije gjërat e thjeshta që janë të nevojshme, siç janë infrastruktura dhe shërbimet apo kontrolli bazë i cilësisë. Pse do të vizitonit një qytet i cili ka rindërtuar një kryengritje historike dhe i ka veshur banorët me veshje që janë veshur para një shekulli ndërsa ju nuk jeni të sigurt se do të keni sapun apo peshqir në dhomën tuaj? Kjo mund të  tingëllojë e pa rëndësishme por gjërat e tilla janë të rëndësishme për përparimin e turizmit.

8DSC_0138 dobra1

Prandaj para se të fillojnë të mendojnë për projekte të mëdha, të ndërlikuara apo ekskluzive, autoritetet lokale duhet të përqendrohen në gjërat themelore. Ata nuk kërkojnë shumë resurse ndërsa japin  përparësi të mëdha. Ia disa prej tyre:

E para. Vendosni shenja në rrugë. Kryetarët e komunave vazhdimisht theksojnë rëndësinë e turizmit por fakt është që vizitorët nuk mund të orientohen nëpër qytete e vogla të Ballkanit. Si të vijnë turistët kur nuk mund ta gjejnë rrugën? Ndoshta do të arrijnë ta gjejnë qendrën e qytetit por do të kenë problem ta gjejnë daljen pasi askund nuk ka shenja  apo shënime rrugësh. Shpeshherë ndodh që të vendosen shenja në vende të caktuara por jo edhe në udhëkryqet kritike, ndërsa kjo është sikur nuk ka shenja. Turistët janë të detyruara të enden nëpër qytet dhe të sillen në rreth.  Sigurisht se mund të pyesin për drejtimin por vetëm nëse e dinë gjuhën e nikoqirëve. Në ditët e sotme mund të jenë të pajisur me GPS, por ky nuk është justifikim i mirë. Madje edhe komunat më të vogla mund të lejojnë një projekt të tillë prandaj vendosni shenja në rrugë. Jo një ose dy por sa të jetë e mundur më shumë. Turistët ndjehen mirë kur e dinë se ku gjenden.

3Funny-Tourist-Sign.gif 4touristsign

E dyta. Tentoni t’i mbani mbeturinat nën kontroll. Po, lehtë është të thuhet se sa të realizohet por nga ana tjetër mjafton një shikim që të vërehet se mungon një kujdes i tillë. Punësimi në ndërmarrjet publike komunale është praktikë e njohur në rajon, por si është e mundur të keni dyfishim të të punësuarve në 7-8 vitet e fundit ndërsa problemi me mbeturinat përkeqësohet?  Nevojitet përpjekje e përqendruar dhe e përhershme ( e jo e përkohshme). Nuk keni dobi nga organizmi i një festivali veror në mesin e grumbujve të mbeturinave.

E treta. Rregulloni trotuaret. Vendosja e trotuareve të reja është e shtrenjtë. Kjo nuk është e nevojshme nëse mund të mirëmbahen trotuaret ekzistuese. Turistët nuk duan gropa.  Riparimet nuk kushtojnë shumë. Askush nuk dëshiron të pengohet  dhe vazhdimisht të ketë kujdes në çdo hap. Poenta nuk është që të hapet tender dhe të ndryshoj gjithçka por mirëmbajtja e vazhdueshme e asaj që është vendosur.

E katërta. Bëni broshura të thjeshta. Mos bëni katalog ekskluziv dhe të shtrenjtë. Bëni një hartë të thjeshtë, shënoni pikat atraktive turistike dhe përdorni vokabular të kuptueshëm. Kujdesuni që broshurat të jenë në dispozicion kudo. Është e kotë ti rruani në ndonjë zyrë apo qendër indo-turistike i cili nuk punon kur mungon zyrtari.

6gostivar dobra3

E pesta. Ndihmoni përmbajtjeve argëtuese që i përkasin sektorit privat. Turistët duhet të argëtohen. Ekzistojnë shumë shembuj të shërbimeve që kanë filluar nga zero nga fillimi (alpinizmi, shëtitje me gomar, vozitje në baltë, shëtitje etj.), megjithatë ata duhet të jenë mirë të organizuara dhe të promovuar. Duhet t’ju ndihmojmë por jo edhe tua merrni këto projekte apo të harxhoni resurse për to.

E gjashta. Për fund, përmbajuni rregullave themelore, në veçanti nëse nuk keni buxhet të pakufizuar. Ekzistojnë shumë gjëra themelore që duhet bërë ashtu që mos u merrni me projekte të shtrenjta si për shembull park për golf. Fillimisht kujdesuni për gjërat me prioritet.

Risto Karajkov

Dr. Risto Karajkov është themelues dhe drejtor i kompanisë DeSo. Ai shpesh herë shkruan për zhvillimet politike dhe ekonomike në Ballkan, për zhvillimin e shoqërisë civile, për lexuesit akademikë dhe jo akademikë.  Shkrimet e tija janë publikuar mes tjerash edhe në International Herald Tribune.  New York Times, European Voice, World Politics Review, Osservatorio Balcani and Caucaso, Devex, New Business Europe, and Transitions Online.  Mund ta kontaktoni në risto.karajkov@deso.mk.

Comments