Fshati me pesë muze

Shkupi ka tetë muze, Ohri katër, Manastiri dy ndërsa qytetet më të vogla nga një. Por në një fshat të vogël me 200-300 banorë, i fshehur mes maleve në pjesën qendrore të Maqedonisë, ka pesë muze. Vranovci i Epërm është fshati i njohur muze, me më shumë histori se sa mund të pritet nga një zonë  e tillë e izoluar. Por pikërisht kjo ka qenë përparësia e saj në histori, e që e ka bërë të famshme.

vranovci

Në një moment nga historia, në Luftën e Dytë Botërore, ky fshat në njëfarë mënyre ka qenë kryeqyteti i Maqedonisë. Partizanët luftuan kundër forcave të fuqishme pushtuese. Por kishin strategji të mirë, krijuan territor të gjerë të lirë në zonat e pakapshme malore në pjesën qendrore dhe perëndimore të Maqedonisë. Ky territor dhe e gjithë beteja është udhëhequr nga Vranovci i Epërm. Këtu ishte kryesia e KAÇKM-së, pra Kuvendi Kombëtar, Komiteti qendror i partisë komuniste të Maqedonisë, shtabi kryesor i LNÇ, si gjeneral shtab i sotëm dhe shërbimet kundër zbuluese.

vranovci 1

Pas çlirimit përfundimtar, të gjitha ato institucione u transferuan në Shkup dhe atje kanë vazhduar funksionimin. Por shtëpitë në Vranovc të Epërm, ku ishin të vendosura institucionet, sot janë shtëpi-muze. Të mbrojtura dhe të mirëmbajtura, rruajnë kujtimin e asaj beteje.

vranovci 2 vranovci 3

Muzetë janë të vogla, të gjitha kanë nga një ose dy dhoma, kryesisht të mbushura me dokumente të vjetra apo kopje, fotografi të mëdha nga e kaluara e lavdishme luftarake  dhe ndonjë pjesë armatimi që kanë përdoruar partizanët. Në to saktë mund të vërehet se sa ka qenë e vështirë, për shembull sipas fotografisë së tre partizanëve, të gjithë të veshur në uniforma të ndryshme, kush çfarë ka arritur të gjejë. Por ka pasur edhe momente interesante, si ai kur kuzhinieri me garuzhde në dorë u ndal që të fotografohet bashkë me luftëtarët me armë.

vranovci 4 vranovci 5

Muzeu i pestë është ndryshe. Ajo është një shtypshkronjë në të cilën është botuar numri i parë i gazetës ditore “Nova Makedonija”. Brenda është makina shtypëse e rëndë një ton, të cilën partizanët fshehurazi e kanë mbajtur në dorë nga Shkupi deri atje, përmes maleve dhe fushave.

vranovci 6

Në dhomën tjetër mund të shihet si janë përshtatur faqet për shtypje, shkronjë pas shkronje. Ajo që sot bëhet për disa minuta në kompjuter atëherë ishte punë e vështirë. “ Nova Makedonija” tash më nuk është gazetë partizane e as shtetërore por akoma botohet, si një ndër gazetat më të vjetra në Maqedoni e Ballkan, me 69 vjet. Anëtarët e redaksisë së saj çdo tetor vizitojnë muzeun, me rastin e përvjetorit të numrit të parë më 29 tetor 1944.

vranovci 7

Muzeu i gjashtë është spektakolar. Por, apo ishin pesë muze? Po, por i gjashti nuk është shtëpi-muze e rëndësishme për shkak të ngjarjeve historike nga Lufta e Dytë Botërore, por është miliona vite më e vjetër. Kjo është natyra rreth Vranovcit të Epërm. Lumi Vranovska në këtë vend krijon aq lagështi sa që gurët dhe drunjtë janë të mbuluara me myshk.

vranovci priroda vranovci priroda 2

Vendi i gjelbër magjik si “ Zoti i unazave”. Uji depërton nëpër gurë, shkëmbinj, drunjtë të rrëzuar, ndërsa me çdo hap kureshtja sa vjen e rritet  për të kuptuar se çka ka pas ujëvarës së ardhshme të vogël. Në natyrë, me pak fat do të takoni edhe disa banorë të saj. Hardhucat e vegjël me siguri do të jenë më të disponuara të pozojnë para fotoaparatit tuaj, por ketrat do të zhduken për disa sekonda.

vranovci guster

Nëpër Vranovc të Epërm na shoqëruan dy të rinj të cilët tashmë kishin migruar në Jabollçishtë të Epërme. Thonë, ka gjithnjë e më pak banor në këtë fshat. Edhe pse është larg  nga 30 kilometra nga Shkupi, Prilepi dhe Velesi, deri atje mund të arrihet vetëm përmes Velesit, nëpër rrugën e ngushtë malore. Edhe pse është vend i vetëm me aq shumë atraksione, vështir imponohet si destinacion turistik. Madje as për fundjavë.

vranovci cover

Në veçanti në dekadën e fundit, prej kur nuk punon hoteli “Vranovci”. I ndërtuar në vitin 1986, 20 vjet ka mirëpritur punëtorët e ndërmarrjeve publike të Velesit dhe shumë mysafir të tjerë. Tashmë nuk punon për shkak të kontesteve gjyqësore mbi pronësinë. Si çdo hotel tjetër i cili dikur ka përcjell mysafirin e tij të fundit, edhe ky hotel tani duket si skenë nga filmi “Vezullim” nga Stenli Kjubrik.

vranovci 9

I vjetër, mbyllur, braktisur, i qetë. Aq i qetë saqë mund të dëgjohen pothuajse zërat e së kaluarës, nga mysafirët në ballkonin  e madh me pamje nga lumi apo dhomat me dritare nga majat malore. Por dëgjohet vetëm era, zhurma e lumit dhe e kaluara, pasi të tashme atje nuk ka.

Goce Trpkovski

Comments