Në gjithë Greqinë ekziston numër i madh i traditave dhe festimeve të karnavaleve gjatë këtyre tre javëve të cilat dallohen në bazë të regjioneve, qyteteve, madje ka dallime edhe nga fshati në fshat. Por një traditë është e njëjtë gjithkund: Dita e zgarës. Ky është një lloj i ‘Mardi Gra’ por që në Greqi çdoherë ndodh ditën e enjte. Në fakt njerëzit hanë mish gjatë gjithë javës pasi kjo është esenca e festimeve të karnavaleve.
Mënyra e drejtë e festimit të kësaj dite është mbledhja rreth zgarës dhe aroma e mirë e mishit të pjekur (tsikna). Çdo mënyrë tjetër vlerësohet jo e drejtë!
Me rëndësi është edhe shoqërimi: Kjo është ditë për të dal jashtë, për shoqërim dhe argëtim me miqtë. Nëse kërkoni arsye që ta shkelni dietën, ky është momenti i vërtetë!
Nëse dëshironi që t’ju ikni tollovive të mëdha, mund t’i mblidhni miqtë në shtëpinë tuaj dhe të porositni zgarë. Mishi gjithsesi përgatitet në zgarë, mirëpo duhet të kujdeseni:
A) Të mos kuptojnë vegjetarianët
B) Të porositni nga specialitetet në vijim
Paidakia (kotëlete të qengjit)
Souvlaki (shish qebap të derrit, pulës dhe viçit) me bukë të skuqur në zgarë)
Biftekia scharas (qofte viçi me origano dhe nane)
Loukaniko horiatiko (salsiçe deri e tymosur)
Kotopoulo souvlas (mish pule në shkop)
Kotopoulo sti schara (mish pule në zgarë)
Kokoretsi (mish qengji në shkop)
Exohiko (mish deri i mbushur më zarzavate dhe erëza)
Kontosouvli (mish derri në shkop)
Gioulbasi (mish qengji me zarzavate dhe djathë)
Gyros (doner derri apo pule)
Dhe pak perime që ta mbajmë nivelin e holesterolit nën kontroll…
JU bëftë mirë!
Ti cakrojmë gotat për shëndet dhe sukses në jetë dhe të kënaqemi në karnaval.
Sofija Nikollau