El Greko në Spanjë, 2014-manifestime paralele në Greqi

Spanja, vendi që pranoi talentin dhe karakterin e El Greko, shënon 400 vjetorin e vdekjes së tij (7 prill 1614) duke I ofruar publikut program të gjerë të ekspozitave, ligjëratave, koncerte muzikore, manifestime arti dhe shfaqje për nder të artistit të madh.

shikim i Toledos

shikim i Toledos

Dominikos Teotokopulos, i njohur me pseudonimin El Greko derisa punonte në një punëtori të famshme të Ticijano në Venecia, ka lindur në qytetin Heraklion në ishullin e Kretës mirëpo pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Toledo, Spanjë. Toledo ishte frymëzim për veprat artistike dhe jetën e tij private dhe pikërisht atje El Greko përsos shprehjen unikate artistike të paraqitjes së figurave religjioze dhe skenave të kombinuara me traditën e artit bizantin me shkollën e atëhershme perëndimore të Rilindjes.  Veprat e tij avangarde u pranuan me entuziazëm nga bashkëkohësit e tij por njëkohësisht paraqesin edhe  frymëzim për artin bashkëkohor.

Shumë kryevepra të tij rruhen (mbahen)  në Muzeun Prado në Madrid dhe Toledo ( ku gjendet shtëpia e tij e cila është shndërruar në muze) por për këtë rast dhjetëra vepra të tjera do të huazohen nga muzetë e njohura në mbarë botën siç janë Muzeu i Luvrit në Paris, Galeria Kombëtare në Londër, Metropolitan Muzeu në Nju Jork, Ermitazh në Shën Petersburg dhe të tjerë.

Muzeu Prado organizon ekspozitë me titull “ El Greko dhe arti bashkëkohor” duke u fokusuar në ndikimin e veprave të këtij artisti në zhvillimin e artit në shekullin e XIX dhe XX  e që është e dukshme në veprat e Pabllo Pikasos, Oskar Kokoshka, Xhekson Pollok  dhe të tjerë. ( Muzeu Prado, Madrid 24 qershor 5 tetor).

“ Varrimi i Kontit nga Orgaza” - Toledo, Spanjë

“ Varrimi i Kontit nga Orgaza” – Toledo, Spanjë

Muzeun Santa Kruz në Toledo dhe në shumë vende tjera të qytetit tashmë mbahet ekspozita më e madhe e veprave të tij artistike të titulluar “ Greku nga Toledo” (14 mars-14 qershor). Një tjetër ekspozitë “ El Greko: Arti dhe zanati” do të paraqes vepra që nuk janë ekspozuar më parë në Spanjë ( 8 shtator- 9 dhjetor).

Fondacioni El Greko në Spanjë siguron informacione të detajuara për ngjarjet në vitin 2014 dhe shqyrtimin e planit të ngjarjeve, kreativitetit dhe rëndësin kulturore të artistit (elgreco2014.com).

“ Pagëzimi”, Heraklion, Greqi

“ Pagëzimi”, Heraklion, Greqi

Në Kretë, në vendlindjen e artistit, gjatë verës e deri në muajin tetor do të organizohen manifestime të shumta kulturore dhe arsimore duke përfshirë edhe festivalin e të rinjve ( në Amudara) dhe simpoziumin ( në Fodele, shtëpia e lindjes dhe muze i El Greko). Ekspozita e titulluar “ Teotokopulos mes Venedikut dhe Romës” e cila fokusohet në veprat artistike që janë pronë e Muzeut Historik të Kretës ( në Heraklion ) do të hapet në qershor dhe do të udhëtoj deri në Muzeun Benaki të Athinës.

nënshkrimi i artistit

nënshkrimi i artistit

Në nëntor në kryeqytetin e Greqisë, Muzeu Bizantin organizon ekspozitë me temë “ Arti dhe shoqëria në epokën e El Grekos” ndërsa Muzeu i arteve Cyclades do të prezantoj ekspozitën “Beteja për Lepanto dhe Dominikos Teotokopulos”.  Departamenti i artit bashkëkohor pranë Muzeut Benaki do tu mundësoj vizitorëve në Athinë që të njoftohen me “Rrethi i miqve të El Greko në Toledo” gjegjësisht pasuesit bashkëkohor social dhe kulturor në qytetin e tij të preferuar në Spanjë.

Sophia Nikolaou

 

Comments