EJUP DHE PJER LOTI KAFE NË STAMBOLL

MK TR EN

 Njihuni me shpirtin dhe zemrën e Stambollit të vërtetë

Nëse tani më e keni parë pjesën evropiane të Stambollit, Taksimin , Bejollun elegant, Kapali Çarshinë e zhurmshme, keni vizituar Aja Sofinë dhe Xhaminë e kaltërt, atëherë është koha ta vizitoni Stambollin e vërtetë.Pierre Loti_kafe7_balkon3

Kur flas për Stambollin e vërtetë , kam ndërmend  zemrën dhe shpirtin e tij të cilat gjenden jashtë mureve të vjetra të qytetit, në majën e Bririt të artë, atje ku Pier Loti u dashurua  përgjithmonë në qytetin e Stambollit,  dhe mbeti aty. Në këtë tekst , më lejoni t’ju dërgoj në vendin ku me siguri nuk do tu dërgonte asnjë udhërëfyes turistik , e kjo është zona Ejup në Stamboll.

Me siguri pyeteni si të arrini deri atje, kështu që mund ta shfrytëzoni transportin urban nga stacioni  i autobusëve në Eminyni. Aty keni linja të drejpërdrejta deri në Ejup ( autobusi me numër 99) , por megjithatë duhet të dini se, që ta shfrytëzoni transportin me autobus duhet të keni patjetër biletë elektronike ( Akbil) të cilën mund ta merrni në çdo shitore. Kushton 6 lira turke dhe funksionon sipas sistemit kreditues-paguani mjete dhe keni mundësinë ti shfrytëzoni të gjitha mjetet e transportit në Stamboll.Kur flas për të githa mjetet , mendoj metronë, tramvajin, feribotin, teleferikun e kështu me radhë.

Përvec me autobus, deri në Ejup mund të shkoni me anije duke lundruar nëpër Bririn e artë, por edhe çdo taksist mund t’ju cojë në këtë vend.Unë prapseprapë ju rekomandoj  të bëni një shëtitje e cila do t’ju mundësojë ti shihni bukuritë e qytetit.Pierre Loti3_balkon3

Cka të vizitoni në Ejup…

Kur do të gjurmoni për Ejupin në internet, para së gjithash , do ta hasni si Xhamia e Ejupit,por ky është vetëm një segment  i qytetit në qytet, një kompleks  i vërtetë oriental me përmbajtje të shumta, por  të fillojmë me radhë.Pikënisja e turneut tonë do të jetë pikërisht Xhamia tanimë e përmendur e Ejupit.

Besohet, se Sulltan Mehmeti, pushtuesi i Stambollit, ka ëndërruar se këtu është varosur Ejupi , bashkëluftëtari i profetit Muhamed dhe pikërisht për këtë arsye në këtë vend është ndërtuar xhamia. Bëhet fjalë për një vend të shenjtë të cilin e viziton çdo mysliman në të kthyer nga Haxhillëku.

Eyupmosque4_balkon3

Tyrbja e Mehmet Pashë Sokolloviqit…

Në oborrin e xhamisë gjendet varri i Mehmet Pashë Sokolloviqit, për popujt e ballkanit , një personalitet shumë i njohur nga historia, i cili është varrosur në afërsi pikërisht të këtij të shenjti , me qëllim që të theksohet madhështia e tij,rangu i tij.

Ky objekt grandioz dhe vend i shënjtë nuk është vetëm shtëpi e myslimanëve. Çdo njeri me ndjenja të zhvilluara të besimit këtu ndjehet si në shtëpinë e vet. Aty do të takoni njerëz të cilët luten në gjuhë të ndryshme  dhe do ta ndjeni energjinë pozitive që përhapet gjithandej.Në pjesën e jashtme të vet xhamisë do t’ju freskojë shatërvani i  madh të cilin e zbukurojnë pëllumbat e shumtë që lahen në të.

Rreth sheshit  të vogël në afërsi të xhamisë, ka vende të mrekullueshme për të ndejë dhe për tu kënaqur me panoramën.Vetë zona ka shumë restorante dhe ëmbëltore , kështu që pasi t’ju braktis ndjenja shpirtërore , mund të kënaqeni me ushqimet e bollshme që i ofron kuzhina turke si qebap Iskender ose ndonjë lloj mishi me salcë.Eyup squere_pigeons_balkon3

Pjer Loti kafe…

Pë rata që nuk e dinë, Pjer Loti është njëri ndër  romanshkruesit  më të mëdhenj nga gjysma e parë e shekullit njëzet.Ky impersionist në fjalën e shkruar ka qenë oficer në marinë për nga profesioni dhe avanturier në gjurmim permanent të destinacioneve të panjohura dhe humumtimeve të qytetërimeve veçanërisht  të ralla.

Ka dy mënyra si të arrini deri në  Pjer Loti kafe. Njëra është të hipni shkallëve që u çojnë nëpër varrezat pitoreske, kurse tjetra është ta shfrytëzoni teleferikun i cili do tu dërgojë drejt në panoramën nën vet çajtoren.apple tea_balkon3

Nëse doni të kënaqeni duke parë panoramën e Stambollit , atëherë Pjer Loti kafe është vendi të cilin do t’ua rekomandojë çdo njohës i vërtetë i qytetit.Këtu Loti e ka kaluar kohën duke shikuar i dalldisur ujrat e Bririt të artë . Këtu ka gjetur qetësinë , mbase edhe vet do të bindeni se vërtetë nuk ka pamje më të bukur se kjo.

Prej këtu tërë qytetin e keni në pëllëmbë, kurse nëse ndodheni në mbrëmje, kjo do të ishte koha më e qëlluar.Vëtë çajtorja është mjaft sharmante, nuk është kushedi sa ekskluzive, por gjithmonë është përplot njerëz të rinj të qeshur ,një vend i shkëlqyeshëm për muhabet dhe për çajin më të mirë prej molle.

Këtu është vendi ku Briri i artë shkëlqen nga rrezet e diellit në mëngjes dhe në mbrëmje,vendi ku realistët më të mëdhenj bëhen poetë dhe kuptojnë pse ky qytet ka sunduar botën, e prapëseprap  duket aq qetësues.Pierre Loti_balkon3

Nëse kafeneja është përplot, merrni fotoaparatin tuaj, reahatohuni duke shikuar panoramën dhe bëni fotografi të paharueshme .

Pas Pjer Loti kafesë , vizitën tuaj mund ta vazhdoni në Eminyni ose duke shëtitur nëpër Ejup duke hulumtuar detajet e imëta të arkitekturës islame.Mund ta vizitoni kompleksin interesant Fes-hane të cilin do t’ua përshkruaja si panair i stilit oriental.Bëhet fjalë për një godinë njëkatëshe me dyqane të vogla dhe një park zbavitës me pishina.Këtu vazhdimisht ndodh diçka , kështu që mund të bëni shoping tekstili, të  bleni sende zbukuruese,bizhuteri, erëza, por edhe ti shijoni ëmbëlsirat e mrekullueshme të cilat i përgatisin para jush.

Feshane_balkon3

Ky është qytet i cili pasqyrohet në ujë, qytet i grave të veshura me ngjyra të çelëta pitoreske,qytet plot me jetë.Ajo që dua t’ua rekomandojë gjatë vizitës së kësaj pjese të qytetit është t’i shmangeni vizitës ditën e premte, gjatë fajles , si dhe këshillën që këtë vizitë ta bëni në regjinë tuaj, që tu shmangeni kufzimeve kohore të cilat i përcaktojnë udhërefyesit turistik, sepse vërtetë duhet vetë ta hulumtoni këtë vend magjik ,ta prekni dhe ndjeni këtë pjesë autentike të Stambollit.

Kënaquni  duke shtëtitur me Balkon 3 !!!!

Kristina Angeleska

Comments