Edhe ne shohim kampionatin botëror

U ula për të shkruar këtë tekst derisa në televizorin karshi meje luanin Argjentina me Bosnjën dhe Hercegovinën. Ishte diku pas mesnate. Nuk ka periudhë të keqe të ditës për të parë kampionatin botëror. Disa orë pa gjumë janë një çmim tejet i vogël kur kihet parasysh kënaqësia e të qenit pjesë e miliarda njerëzve nga e gjithë bota, të cilët në të njëjtin moment e ndajnë kënaqësinë e magjisë së futbollit. Dikush në birra me miqtë, dikush në shtëpi me familjen e dikush në punë me kolegët… të gjithë shohin kampionatin botërorë, përfshirë edhe ata që nuk shikojnë futboll.

navivaci3_balkon3

Në fakt nga të gjitha kampionatet botërore, futbolli e meriton më së shumti epitetin ‘kampionat botëror’. Nga katër vendet rreth të cilave sillet bota e Balkon3, vetëm Greqia merr pjesë në Kupën e njëzet botërore në futboll, e cila mbahet në Brazil, i vetmi vend i cili ka ngritur pesë herë trofeun Zhill Rime.

Tifoz grek në Rio

Kjo është pjesëmarrja e tretë e Greqisë në kampionatet botërore, pas atyre të vitit 1994 dhe 2010. Deri tani ekipi grek i futbollit nuk ka fituar në kampionate. Nga 6 ndeshjet e luajtura ka realizuar vetëm një fitore me rezultat 2:1 kundër Nigerisë në vitin 2010. Megjithatë, nuk duhet harruar suksesi historik i futbollistëve grek të cilët 10 vjet më parë u ngjitën në fronin evropian.

Historia e futbollit turk është pak më interesante dhe e pasur me kuriozitete. Turqia kualifikohet në Kampionatin Botëror në vitin 1950 por për shkak të problemeve financiare anulon pjesëmarrjen. Në Kampionatin e ardhshëm në vitin 1954, Turqia u bë pjesëmarrëse me hedhjen e monedhës, pasi edhe pas tre ndeshjeve kualifikuese me Spanjën nuk arritën të vendosin se kush do të udhëtoj në turneun përfundimtar në Zvicër. Suksesin më të madh në kampionatet botërore futbollistët turk e realizuan në vitin 2002 kur nga Japonia dhe Koreja e Jugut u kthyen me medalje të bronzit në gjoks. Në ndeshjen për vendin e tretë, Hakan Shukur shënoi golin më të shpejtë në historinë e kampionatit botërorë, kur shkundi rrjetin e Kores së Jugut vetëm pas 10.89 sekonda lojë.

hakan sukur_balkon3

Shqipëria dhe Maqedonia deri tani nuk arritën që të kalojnë kualifikimet. Megjithatë, disa futbollistë maqedonas në të kaluarën si pjesë e ekipit kombëtar të Jugosllavisë e kanë ndjerë ‘erën’ e ngjarjes më të rëndësishme sportive në planetë.

world-cup-2014_balkon3

Rregulli olimpik se ‘më me rëndësi është pjesëmarrja’ në këtë rast është vetëm një frazë boshe. Nuk është e domosdoshme që të marrësh pjesë në kampionatin botëror që ta shijosh atë. Dëshmi më e mirë për këtë janë restorantet, kafenetë, baret përplot njerëz, të cilët para ekraneve të mëdha televizive bëjnë tifo për ekipin e preferuar.

navivaci1_balkon3 navivaci2_balkon3

Shikoni kampionatin botëror dhe le të fitojnë tonët!

Mirko Trajanovski

Comments