Intervistë me Zharko Ristoski, trajner I ekipit kombëtar të Maqedonisë në vollejboll
Z. Ristoski, çfarë është ajo që është tërheqëse në volejboll? Nuk është futboll, as basketboll, nuk ka publik me aq pasion dhe ekipe tifozësh, pra çfarë I tërheq të rinjtë që të bëhen volejbollist?
“Volejbolli si sport është një nga sportet më atraktive në përgjithësi dhe është në qendër të vëmendjes nga ngjarjet e mëdha sportive në botë. Loja është shumë e ndryshme nga sportet tjera, ku nuk lejohet lojë duel apo kontakt me kundërshtarin. Po ashtu reagimi I shpejtë dhe kontakti I shkurtë me topin, ku lojtari nuk ka të drejtë ta posedoj topin, por për pjesë të sekondës duhet të reagoj, e bën këtë sport të jetë një nga sportet më atraktive dhe unikate!Zhvillimi I koordinimit, shpejtësia e reagimit, aktiviteti proporcional I të gjitha pjesëve të trupit dhe zhvillimi I drejtë I saj, I shtyn të rinjtë të fillojnë të merren me këtë sport.”
Kohëve të fundit jeni trajner I ekipit kombëtar të Maqedonisë në volejboll. Keni arritur disa fitore radhazi me kundërshtar serioz. Çfarë ndryshoi në lojë me ardhjen tuaj?
“Me rëndësi është që sërish arritëm ta animojmë publikun maqedonas me volejboll, arritëm rezultate të mira për të cilat flitet. Fillimisht arritëm të jemi të parët në para-kualifikimet për kampionatin evropian, me tre fitore në grupin tonë dhe efekt maksimal. Në kualifikimet arritëm deri në vendin e tretë në grup, por treguam lojë ku ishte evidente përparimi edhe përskaj të gjitha problemeve me të cilat u ballafaquam, refuzime dhe lëndime të lojtarëve, që në premierën tonë në Euro Ligë të fillojmë me katër fitore me radhë. Arritëm të imponojmë atmosferë të bukur pune, e cila u shndërrua në lojë të mirë në gara”.
Me vite jeni në Qipro. Si ju dërgoi rruga andej?
“Në vitin 2010 për herë të parë kam luajtur për ekipin Omonija të Qipros ku kisha një sezon të shkëlqyer. Megjithatë pas përfundimit të sezonit për shkak të lëndimit, nuk isha në mundësi ta vazhdoj karrierën si lojtar profesional i volejbollit. Pikërisht për këtë e refuzova ofertën nga Nea Salamina për bashkëpunim në vitin 2011, që në vitin 2012 I njëjti klub më ofroi marrëveshje si trajner, të cilën duhet të pranoj me kënaqësi e pranova. Punova dy sezone ku u shpallëm shampion të Qipros për vitin 2013 pas “ekzistimit dhjetë vjeçar” . U bëmë fitues të Super Kupës për vitin 2014, ishim fitues I gjithë turneve (3) nga kalendari I Federatës së Qipros në këto dy vite… Qëndrimi tre-vjeçar në Qipro, na lidh me shumë kujtime të bukura, rezultate të mira, shoqërim, njohje të reja, një përvojë e madhe jete…”.
Lexova se volejbolli është sport me rëndësi të madhe në Qipro, veçanërisht në klubin ku ishit trajner Nea Salamina. Me siguri ishte sfidë e madhe për ju?
“Të jesh pjesë e familjes Nea Salamina është një nder I madh dhe kënaqësi nëse keni parasysh se ky është ekipi I cili deri në vitin 2004 ka dominuar në Qipro sa I përket sportit të volejbollit. Dhe prej atëherë e deri në ardhjen time nuk ka fituar asnjë titull kampioni. Për kënaqësinë e të gjithëve, me ardhjen time e kthyem shkëlqimin e këtij klubi”.
A mund të bëni krahasime në disa pika më karakteristike për volejbolli në Maqedoni dhe Qipro. Dy shkolla të ndryshme, tretman I ndryshëm, qasja…
“Vet kushtet për punë që I ofron Qipro janë në një nivel shumë më të lartë se sa janë këtu tek ne në volejboll, nëse shikojmë nga spektri I sigurimit të kushteve bazë për punë, salla, rekuizita, organizimi”.
Na e përshkruani situatën, si erdhi deri te ajo që tua japin besimin pikërisht juve nëse merret parasysh fakti se vini nga Maqedonia? Me cilat stereotipe u ballafaquat në fillim, kjo me siguri është çështje e pakalueshme, paragjykimet e juaja për ata, dhe anasjelltas, të tyret për ju?
“Kontaktet e mia me Nea Salamina filluan që para dhjetë viteve, pas disa performancave të mia pikërisht kundër këtij ekipi në kupet evropiane. Herën e parë si kundërshtar Salamina-n e kisha kur luaja për ekipin e Rabotniçki Fershped, ndërsa herën e dytë u takova me klubin tim rumun Dinamo nga Bukureshti. Në të dyja garat dola fitues në duelet me ta”.
Disa tentime që të vij në Nea Salamina si lojtar përfunduan pa marrëveshje, por kjo pati sukses në rolin e trajnerit edhe atë që në herën e parë.
“Banorët e Qipros janë të sinqertë dhe të ndershëm dhe duhet të pranoj se në tre vitet e qëndrimit atje, nuk kam pasur kurrfarë problemi apo presion rreth asaj se nga cili vend vij. Përkundrazi ata njerëz që respektojnë dhe çmojnë punën dhe kualitetin dhe çdoherë janë të gatshëm të japin dorën secilit atëherë kur ata kanë nevojë”.
Si ju pranuan lojtarët, fqinjët, qyteti?
“Bashkëpunimi me lojtarët ishte në një nivel të lartë profesional gjatë trajnimit ndërsa shoqërimi privat u la gjatë kohës së lirë dhe çdoherë pas festës për rezultatet e mira. Në vitin e parë timin (2010) si anëtar I Omonija Qipro njoha shumë miq me të cilët edhe sot jam në kontakt pavarësisht që dy vitet e fundit ishim “ kundërshtar të ashpër”! Po ashtu gjatë dy viteve të kaluara në Nea Salamina që është një familje e madhe, njoha shumë njerëz dhe jam I bindur se një pjesë e madhe e tyre do të mbesin miq tanë përgjithmonë”.
Si është kuzhina e Qipros, ajo greke, a ka ngjashmëri me kuzhinë maqedonase?
“Po, mendoj se me të dyja vendet kemi kuzhinë të ngjashme e cila është e pasur me specialitete të ndryshme në zgarë. Ndoshta atje më së shumti është I përfaqësuar ushqimi I detit por në përgjithësi kemi shumë ushqim të ngjashëm”.
Në cilat ushqime më së shumti kënaqeni?( unë akoma e mbaj mend një musaka që e kam ngrënë në Vari, në afërsi të Athinës). Cilat janë ushqimet e juaja të preferuara qipro?
“Definitivisht, ushqimi I preferuar I imi dhe I familjes sime ishte djathi I dhisë HALUMI I pjekur në zgarë e cila është produkt mbrojtës I kuzhinës qipriote. Gjendet vetëm këtu dhe ka shije origjinale. Sa I përket mishit, favorite im është SUFLA e derrit . Nuk jam adhurues I ushqimit të detit por para një salmoni mirë të dekoruar nuk do mund të përmbahesha. Pikë e dobët janë ëmbëlsirat ndërsa Qipro është e pasur me kulaçe vendase dhe torta ndërsa favorite im është Cheese cake, tortë me vishnje të cilën bashkëshortja ime shpesh e gatuan për kënaqësinë time dhe të djalit Luka”.
Nëse krahasoni me kuzhinën maqedonase, çfarë përgatitet më mirë atje e çfarë në Maqedoni?
“Definitivisht, ushqimi ynë “Tavçe-gravçe” dhe ajvari I shtëpisë janë të pazëvendësueshme ndërsa era e këndshme e djathit qipriot Halumi dëshiroj që edhe ju ta shijoni.”
Edhe përskaj të gjithave, thatë se po largoheni nga Nea Salamina. A ka gjasa që karrierën ta vazhdoni në ndonjë klub tjetër në jug apo ndoshta planet janë ndryshe?
“Gjithë energjia ime tani është përqendruar te garat e ekipit tonë të volejbollit në Euro Ligën dhe të jem I sinqertë nuk kam aspak kohë të mendoj për atë, cili do të ishte destinacioni im I ardhshëm. Me kënaqësi do pranoj të punoj në klub ku ka ambicie të mëdha dhe nëse do të jetë sërish në Qipro, Greqi apo diku tjetër mbetet të shohim deri në fillimin e sezonit të ri garues”.
Darko Çekerovski