Ushqime të llojllojshme dhe të lehta, konsumohen gjatë 50 ditëve të Agjërimit të Madh para Pashkëve. Më të mirat prej tyre tradicionalisht përgatiten për piknikun e të Hënës së Pastër me të cilin edhe fillon Agjërimi I Madh- Sarakosti.
Në këtë ditë konsumohen guaca deti të freskëta, të gjalla apo të përgatitura me salcë pikante.
Nëse e gjeni veten në Greqi në të Hënën e Pastër, mos u habitni nëse njerëzit ju ftojnë të fluturoni fluturueset nga letra së bashku me ta. Shpirti lartësohet shpirtërisht ndërsa trupi pastrohet me ushqim agjërimi.
Ja disa meze të popullarizuara që mund t’i gjeni në Greqi gjatë agjërimit dhe të cilat mundeni edhe vet t’i përgatisni.
Oktapod në turshi
Njerëzit që jetojnë në qytet është më mirë që të përdorin oktapod të ngrirë sepse e mban shijen dhe është I butë. Oktapod në turshi është vetëm një nga mënyrat se si ta përgatisni këtë molusk që praktikisht zëvendëson mishin në ushqim. Mund të përgatitet në salcë nga vera e kuqe, e pjekur me salcë domatesh dhe makarona, I pjekur në skarë, I grirë, I skuqur etj.
Përbërësit:
1,5 kg oktapod ( i ngrirë)
Vaj ulliri
Uthull
Dhe mëlmesa sipas dëshirës si oregano, fletë dafine, speca të grirë dhe djegës
Shkrini oktapodin në një enë me ujë të nxehtë. Pastaj shtrydhni atë dhe vendoseni në një tenxhere me ujë derisa të mbulohet oktapodi deri në mes. Shtoni ¼ filxhan uthull, mbulojeni dhe leni të zihet në zjarr të ultë rreth 40 minuta derisa të zbutet. Largoni tenxheren nga zjarri dhe shtoni edhe ¼ filxhan uthull. Lëreni të ftohet në tenxhere. Pas ftohjes shtrydhni atë dhe preni në copëza të njëjta. Oktapodin e marinuar është më mirë që ta rruani në kavanoz I mbuluar me vaj ulliri dhe mëlmesa.
Oktapodin shërbejeni me oregano, uthull dhe vaj ulliri.
Pire nga thjerrëzat e verdha
“Fava” në greqisht do të thotë thjerrëz e verdhë (e jo fava fasule e cila kohëve të fundit shmanget nga ushqimi për arsye shëndetësore) e cila shërbehet si ushqim kryesor por edhe si meze. Thjerrëza e verdhë më e njohur kultivohet në ishullin Santorini dhe është shumë e rrallë, andaj e përgatisim në mënyrën që përgatitet gjithkund në Egje: e zier dhe e shtypur në formë pure. Ushqimi shërbehet në dy mënyra: me qep të prera dhe të skuqura apo të freskëta ose pa qep. Në të dyja mënyrat shtoni vaj ulliri, lëng limoni, oregano dhe ullinj.
Përbërësit:
500 gram thjerrëza të verdha
2 qepë
¼ filxhan vaj ulliri
Krip
Thjerrëzat lahen për rreth dy minuta dhe vendosen në një sitë që të kullojnë. Pastaj vendosni në një tenxhere që ka ujë dy herë më shumë se sa thjerrëzat, shtoni qepën dhe zieni në zjarr të ultë. Mos e mbuloni tenxheren, përzieni dhe kohë pas kohe largoni shkumën që krijohet. Pas një ore e gjysmë kur thjerrëza do t’i ngjajë supës së dendur, largojeni nga zjarri dhe shtoni krip sipas dëshirës. Derisa thjerrëza është e nxehtë, shtypeni atë ose vendosni në një blender duke i shtuar gradualisht edhe vaj ulliri. Vendoseni në një enë të thellë që të ftohet dhe të trashet. Pastaj me pirun përzieni ngadalë duke i hedhur edhe piper, vaj ulliri. Lëng limoni dhe mëlmesa tjera sipas dëshirës.
Ju dëshirojmë agjërim të lehtë!
Sophia Nikolaou