Djepi – rehati dhe traditë

Fëmija, nëna, djepi … komunikimin hyjnor mes fëmijës dhe nënës padyshim më së miri e ofron djepi. Edhe pse historia e saj fillon në shekullin e parë, djepi ende është aktual. Përdoret gjithnjë e më pak por ende është një ide e shkëlqyer për dhuratë për prindërit e rinj.

cradle11_balkon3

Nëse hulumtojmë historinë e djepit do të shohim se ajo rrjedh që nga shekulli i parë i erës së re. Sipas gërmimeve arkeologjike, djepi i parë është gjetur në Azinë qendrore në vendin Shtatë ujërat. Gjatë hulumtimit me rëndësi janë motivet historike që paraqiten së bashku me djepin. Një nga faktorët më të rëndësishëm për paraqitjen e djepit është migrimi i popujve nomad. Ata në udhëtimet e tyre janë përpjekur që të sigurojnë rehati për fëmijët ndërsa mënyra më e mirë ka qenë djepi. Ajo është vendosur mbi kalë apo deve ndërsa gjatë udhëtimit fëmija është ndjerë i mbrojtur dhe rehatshëm.

cradle1_balkon3

Djepi në fotografi është i vjetër rreth 80 vjet. Stërgjyshja ime ia ka dhuruar vajzës së vet pasi ka lindur babai im. Duke filluar me babanë tim, në atë djep janë rritur dhjetëra fëmijë të familjes sonë. Nëse i numërojmë edhe fëmijët e fqinjëve, numri me siguri është më i madh. Në të fshihet historia një shekullore. Të mund të fliste djepi me siguri do thoshte “ 80 vjet ishin të mjaftueshme për të parë shumë gjëra në këtë botë. Isha dëshmitar i momenteve gazmore ndërsa jam përballur edhe me vdekjen si pjesë e jetës. Ato padyshim ishin momentet më të vështira. Ninullat ishin më të këndshmet ndërsa përrallat ishin miqtë më të mirë. Dëgjova shumë biseda e thashetheme. Shpresoj që fëmijët u kënaqën në përqafimin tim dhe kanë ëndërruar ëndrrat më të ëmbla”.

cradle4_balkon3

Që prej disa muajsh në këtë djep po rritet brezi i tretë i familjes sonë, mbesa ime. Djepi është mobilja më e vjetër në shtëpinë tonë. Nëse do të vazhdoj tradita, do të tregoj koha.

Djepi është shumë I dobishëm për shëndetin e fëmijës pasi mundëson që trupi të jetë I shëndetshëm dhe njëkohësisht është i rëndësishëm edhe për zhvillimin normal të eshtrave. Ka rëndësi të veçantë edhe në formimin e psikologjis së fëmijës. Nëse i marrim parasysh aspektet shpirtërore, djepi mundëson komunikimin hyjnor mes fëmijës dhe nënës.

cradle25_balkon3 cradle26_balkon3

Djepat më së shpeshti ndërtohen nga pisha, thuprat apo drunjtë që rriten përskaj hapësirave ujore pasi ato janë më fleksibile. Djepat më të shtrenjtë dhe më cilësor ndërtohen nga pisha. Mirëpo sot ka shumë pak djepa të ndërtuara nga pisha dhe kërkesa për to është shumë e vogël. Përveç kësaj, sot nënat i rrisin fëmijët pa i vendosur në djep. Në kohën osmane gjatë ceremonive që janë bërë për fëmijët e sulltanëve, simbol kryesor ishte pikërisht djepi. Tani djepi shpesh herë shfrytëzohet vetëm si suvenir.
cradle10_balkon3

Teksti dhe foto: Husamedin Gina

Comments