DHJETË FYTYRAT E SHKUPIT- SI 10 PJESË TË NDRYSHME TË BOTËS

Çdo qytet i madh ka shumë fytyra. Disa pjesë të tij duken si të jesh në një qytet tjetër, shtet tjetër, madje edhe në një tjetër kontinent. Urbanët botëror konsiderojnë se qytetet në 50 vitet e fundit gjithnjë e më shumë bëhen globale, se sa kombëtare duke përfshirë shumë karakteristika të ndryshme që pasqyrojnë karakterin e tyre multi-kulturor. Kur kësaj t’i shtohet edhe historia e gjatë dhe e ndërlikuar e Shkupit, të cilën gjithë pushtuesit e kanë ndryshuar siç edhe e kanë marrë, ndërsa katastrofat e mëdha ua kanë “korrigjuar” gabimet apo në kohën më të re kanë hapur mundësi për eksperimentim, diversiteti është absolutisht I garantuar. naslovna2

I’a cilat pjesë të botës Balkon3 I njeh në kryeqytetin e Maqedonisë.

ORIENTI

Kjo është Çarshia e vjetër e Shkupit e njohur si çarshia turke. Pjesa më e gjallë e qytetit, plot tregtar, zejtar ( më së shumti artar), restorante, çajtore, kafene e deri te absint-baret si pjesë e udhëtimeve ekzotike të Sherlock Holmes. Zemra e Shkupit,  sipas të gjitha kritereve ku thellë është  gdhendur fryma orientale.skopje orient1 balkon3

skopje orient4 balkon3 skopje orient2 balkon3

EVROPA LINDORE

Rrugët e gjëra të zymta,  kryesisht blloqe gri të banimit të ndërtuara pranë tyre, janë karakteristike për shumë metropole evropiane lindore. Shkupi megjithatë në atë pjesë të botës dhe shumë pjesë të saj janë të rregulluara në atë mënyrë. Duke përfshirë edhe këtë pjesë të rrugës Ilindenska.

skopje istocna evropa1 balkon3

skopje istocna evropa3 balkon3 skopje istocna evropa4 balkon3

EVROPA PERËNDIMORE

Pavarësisht tërmetit në vitin 1963  dhe modernizimit të mëvonshëm, sërish mbijetoi dhe ka dëshmi se qyteti para qindra vjet u përpoq të arrijë sharmin e kryeqyteteve perëndimore. Disa ndërtesa në rrugën Nikolla Klusev ( më parë Maksim Gorki) dëshmojnë për të.

skopje zapadna evropa3 balkon3

skopje zapadna evropa12 balkon3 zapadna evropa skopje11 balkon3

AMERIKA

Periferia e spikatur amerikane është simbol për pasuri dhe përparim ekonomik të SHBA. Por edhe në Shkup janë ndërtuar lagje sipas modelit të njëjtë, që kishin të njëjtin qëllim- të simbolizojnë rehatin dhe jetën e mirë të klasës së mesme. Lagja Lisiçe është një nga dhjetëra vendbanime të tilla.

skopje amerika4 balkon3

skopje amerika2 balkon3 skopje amerika1 balkon3

JAPONI

Për lulëzimin e qershive japoneze tashmë kemi shkruar dhe ato janë të vendosura në pjesën perëndimore.  Shkupi ka edhe një simbol tjetër japonez, mega projektet e arkitektit Kenzo Tange nga vitet 1960 veçanërisht kompleksi “Gradski Xid”.skopje japonija3 balkon3

skopje japonija1 balkon3 skopje japonija2 balkon3

HOLANDË

Ky qytet nuk është shumë miqësor ndaj biçikletave. Megjithatë, të paktën ka një pjesë ku ato mund të jenë në qendër të vëmendjes si në Holandë. Përskaj lumit Vardar ka rrugë të posaçme për biçikletat, 20 kilometra të gjatë. Kryesisht shërbejnë për sportet rekreative por pasi pjesa më e madhe e qytetit është vendosur përgjatë lumit Vardar, disa e përdorin atë edhe si rrugën më të qetë dhe më të sigurt deri në vendin e punës.

tocaci skopje balkon3

tocaci skopje2 balkon3 tocaci1 skopje balkon3

BRAZILI

Këtu nuk kemi as Copacabana e as rrokaqiejt spektakolare të Sao Paulo, por mund të shihni skena të ngjashme si për shembull në Topanën e famshme. Nuk ka asnjë qytet të madh në botë që nuk ka pjesë të mbështjell në varfëri të madhe, por pjesët braziliane u bënë të njohura për shkak të përdorimit në kulturën pop. Kështu edhe Topana ka gjetur vendin e saj në filma dhe muzikë.

skopje brazil1 balkon3

skopje brazil2 balkon3 skopje brazil3 balkon3

AZIA LINDORE

Rrugët aktive tregtare ku edhe pjesë të rrugicave janë shndërruar në zona shitje ndërsa nuk ka produkt që nuk mund ta gjeni aty. Mund t’i gjeni në Tajlandë  e deri në Turqi por edhe në lagjen Duqanxhik të Shkupi.skopje azija1 balkon3

skopje azija2 balkon3 skopje azija4 balkon3

BALLKAN

Kur në një vend gjysmë të rregulluar shohim njerëz nga klasa të ndryshme që vozisin makina të shtrenjta, të lira apo të thjeshta, ndërsa jetojnë në shtypit e tyre të mëdha dhe të vogla të cilat nuk duken as tërheqëse e as të këqija por mjaft modeste- është Ballkani. Kështu është edhe lagjja Gjorçe Petrov.

skopje balkan2 balkon3

skopje balkan1 balkon3 skopje balkan3 balkon3

MANHATAN

Në dhjetë vitet e fundit u paraqitën shumë ide që mbanin titullin e punës-Manhatani i Shkupit. Ideja është që të ndërtohen rrokaqiej në më shumë lokacione ndërsa lartësia maksimale është parashikuar të jetë deri në 500 metra. Deri tani rrokaqiejt e vetëm në Shkup janë ndërtuar dy kullat nga projekti Sky City ( nga katër të planifikuar), 130 metra të larta. Është vështir të supozoje nëse Shkupi do të vazhdoj të zhvillohet në këtë mënyrë, në lartësi.

skopje menheten3 balkon3

skopje menheten4 balkon3 skopje menhenen2 balkon3

Goce Trpkovski

photo: Husamettin Gina

Comments