Greqia në Brazil kishte performacën e saj më të mirë në kampionatin botëror të futbollit deri më tani.
Ekipi grek për herë të parë kaloi fazën e grupeve dhe arriti deri në çerekfinale por progresin e saj e ndaloi Kosta Rika e cila ishte hit absolut në tubimin global të futbollit. Greqia sigurisht mund të mburret se ishte ekipi më I suksesshëm I Ballkanit në Brazil (Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kaluan fazën e parë ndërsa vendet tjera nuk u kualifikuan). Por Turqia dhe Maqedonia mund të mburren se të paktën, pjesërisht arritën në kampionatin botëror të futbollit. Në ekipin kombëtar gjerman të cilët ngritën trofeun ishin edhe Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi. Të dy lojtarët e rinj (Ozil 25 vjeç dhe Mustafi 22) kanë lindur në Gjermani. Por familja e Ozilit ka prejardhje nga qyteti turk Devrek ndërsa Mustafi nga rrethina e Gostivarit në Maqedoni. Kështu përmes “ambasadorëve” të saj në Gjermani, Devrek dhe Gostivari u bënë qytetet kampionë.
Të dy lojtarët e rinj (Ozil 25 vjeç dhe Mustafi 22) kanë lindur në Gjermani. Por familja e Ozilit ka prejardhje nga qyteti turk Devrek ndërsa Mustafi nga rrethina e Gostivarit në Maqedoni. Kështu përmes “ambasadorëve” të saj në Gjermani, Devrek dhe Gostivari u bënë qytetet kampionë.
Mesut Ozil i cili sot luan për Arsenalin, vizitoi qytetin Devrek dhe fshatin Hiserioglu, ku sot jeton xhaxhai i tij Xhevat Ozil, në vitin 2010 kur nënshkroi kontratën me klubin e tij të mëparshëm Real Madrid. Këtu ai takoi miqtë dhe të afërmit e tij si dhe udhëheqësit e komunës. Gazetarët pyetën për përshtypjet në fshat kur nuk ishte yll i futbollit ndërsa ai u përgjigj se edhe më herët ka vizituar fshatin kur ai ishte fëmijë dhe se së bashku me shokët ka luajtur futboll në terrenet e vogla sportive, ka shkuar në kafene, piu çaj etj.
Atëherë kishte blerë gjashtë bastun nga Devrek, të cilat janë produkt të njohur botërorë. Ua dhuroi presidentit të Real Madridit, ish trajnerit Jose Mourinho si dhe Ronaldos, Kaka, Hamit dhe Nuri. Ai është një person shumë i rëndësishëm për këtë komunë të vogël.
Shkodran Mustafi është lojtar i Sampdoria. Babai i tij është nga fshati Srbinov e cila bashkë me gjithë komunën e Gostivarit këtë verë jetoi dhe frymoi për futbollin. Mustafi edhe pse ishte lojtar rezervë, megjithatë kishte tre paraqitje që gëzoi banorët. Në shumë vende të komunës kishte të vendosura video ekrane me qëllim që sa më shumë qytetarë të ndjekin ndeshjet dhe të bëjnë tifo për heroin lokal. Mustafi ashtu si Ozil, rregullisht e viziton vendlindjen e familjes së tij. Erdhi edhe këtë vit si kampion botëror ndërsa prezenca e tij shkaktoi vëmendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin.
Çfarë është karakteristikë për Devrek dhe Gostivarin?
Devrek gjendet në pjesën veriperëndimore të Turqisë, afër Detit të Zi. Qyteti ka rreth 25 mijë banorë ndërsa komuna rreth 55 mijë, kështu që ky është një vend relativisht i vogël për standardin turk. Por i pasur me bukuri. Nga të gjitha anët është i rrethuar me male ndërsa nëpër të kalon një lumë. Pyjet më të mëdha në Turqi mund të gjenden rreth këtij qyteti të bukur. Aty pranë, në largësi prej rreth 45 kilometra është edhe parku kombëtar “Shtatë liqene” e cila konsiderohet si një mrekulli e Tokës dhe është shumë e rëndësishme për turizmin rajonal.
Në pyjet Akçasu gjendet edhe vendi i njohur për piknik Bostanduzu. Produkti më i njohur i Devrek-ut është bastuni. Prodhimi i bastunëve ka një traditë prej rreth 200 vjet dhe edhe pse fillimisht ata janë përdorur për mbështetje, me kohë kanë fituar identitetin artistik. Çdo vit, në javën e tretë të muajit korrik mbahet “ Festivali kulturor i bastunëve”. Pika interesante në rrethinë janë varri mbretëror në fshatin Pinaronu si dhe pisha në rrugën drejt fshatit Sabunlar e cila 75 vjet nuk rritet.
Gostivari është në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Qyteti ka rreth 36 mijë banorë ndërsa komuna rreth 80 mijë me çka ai është vetëm pak më I madh se Devrek. Por për kushtet e Maqedonisë ai është qytet I madh. Është I rrethuar me male dhe bukuri natyrore. Vetëm gjashtë kilometra nga atje është Vrutoku, ku gjendet burimi I lumit Vardar, lumi më I madh në Maqedoni. Lumi Vardar kalon përmes qytetit ndërsa përreth ka shëtitore. Karakteristikë e njohur e qytetit është Saat-kulla, e vjetër rreth tre shekuj. 25 kilometra nga Gostivari gjendet parku nacional “Mavrovë” me liqenin e Mavrovës, një nga liqenet më piktoreske artificial në vend. Së bashku me qendrën e skijimit në Mavrovë ato janë shumë të rëndësishme për turizmin në rajon.
Devrek dhe Gostivarin I lidh edhe një tjetër gjë. Asnjëherë në histori, asnjë klub futboll nga Gostivari apo Devreku nuk u bën kampion I vendit të tyre ( I Turqisë ose Maqedonisë). Ata anashkaluan këtë hap dhe drejtpërdrejtë fituan titullin botëror në futboll.
Goce Trpkovski/Husamettin Gina